Ekonomi
-
Sistemi është bllokuar sërish prej mëngjesit të sotëm. Bizneset ankohen pasi e kanë të pamundur aksesin në faturat e fiskalizuara, si dhe nuk mund të dorëzojnë inventarët e tyre.
9 Shkurt, 13:37 -
Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet
9 Shkurt, 09:32Aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online. Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.
-
Rekord! Depozitat në banka arritën në 14.8 mld € në dhjetor! Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve
8 Shkurt, 17:57Nëpër banka janë 14.8 miliardë euro kursime të individëve dhe bizneseve në rritje me 1.2 miliardë euro në raport me vjet. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë pjesa më e madhe e depozitave është në valutë, edhe pse zhvlerësimi i euros dhe i dollarit i ka dëmtuar kursimet e shqiptarëve.
-
Paraja jashtë bankave rekord të ri vjet, kaloi 4.8 mld €! Qytetarët do të bëjnë pagesa cash deri në 5000 €, bizneset deri në 1000 €
8 Shkurt, 16:49Viti 2025 është mbyllur me rekord parash jashtë bankave. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet qarkulluan në cash mbi 4.8 miliardë euro ose 600 milionë euro më shumë se në 2024-ën. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria ka vendosur kufizim për pagesat me para në dorë edhe për qytetarët prej 1 janarit të këtij viti.
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025
8 Shkurt, 16:23Rama tha se aeroporti përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025 një shifër që përfaqëson një rritje prej 8.7 % krahasuar me vitin 2024 dhe që forcon pozicionin e Rinasit si nyja kryesore ajrore në Ballkanin Perëndimor.
-
'Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri! Filipinas e indianë në Vlorë: Nuk mendojmë të largohemi
7 Shkurt, 19:55Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar, vjet 19 mijë të huaj aplikuan për leje qëndrimi në Shqipëri. Ndërkohë vetë qeveria është në negociata me disa shtete nga vendet e treta për të marrë punëtorë prej andej për shkak të boshllëkut të krijuar për punëtor në Shqipëri.
-
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra, Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme
7 Shkurt, 17:55Shqipëria renditet pas shteteve si Islanda me 79.3%, Norvegjia me 77.9% dhe Suedia, Finlanda, Danimarka e Letonia.
-
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit
7 Shkurt, 09:10Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa importet rriten në 2025, po e kthen tregtinë rajonale nga një burim suficiti në një presion të ri mbi ekonominë shqiptare. Në dy vjet, Shqipëria ka humbur rreth 12 miliardë lekë suficit vetëm me Kosovën dhe mbi 5 miliardë lekë eksporte me Serbinë, ndërsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% në vit.
-
PAMJET e ndërmarrjeve 'fantazmë' që shteti merr në dorë! Albcontroli i Durrësit, sot SHISH! Superfosfati në Laç, gërmadhë skrapi
6 Shkurt, 19:19Një operator i ri shtetëror do të krijohet për të menaxhuar të gjitha ndërmarrjet tregtare shtetërore të cilat prej vitesh nuk janë në punë, shumicat në proces likujdimi. Vetëm njëra godinë është funksionale, Albcontroli i Durrësit, ku sot vepron zyra e SHISH. Shkrihen uzinat e Superfosfatit në Laç apo e duhan cigares në Shkodër.
-
-
Ekskluzive/ Skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç
6 Shkurt, 16:19Pas gati 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria po bën skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.
-
Emigrimi po sfidon ekonominë, 70% e shqiptarëve ikin ‘për kushte më të mira’! Sytë nga vendet e treta për punëtor, 19 mijë të huaj apikuan për leje qëndrimi vjet
6 Shkurt, 16:10Deri më tani punonjësit e huaj dominojnë në sektorë si industria e peshkimit, ndërtim, fasoneri dhe turizmi, fusha që po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore vendase.
-
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!
6 Shkurt, 13:26Punëtorët e huaj po shihen gjithnjë e më shumë si kërcënim për vendet e punës në Ballkanin Perëndimor, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, tregon sondazhi SecuriMeter i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal
-
Shqiptarët 'zhyten' në kredi, 645 mln € hua për blerje shtëpie në 2025-ën! Eksperti: Çmimet e apartamenteve të fryra artificialisht
6 Shkurt, 12:59Shtrenjtimi i pandalur i apartamenteve, po rrit në shifra rekord kreditë për blerje banese. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 2025-ën u morën 645 milionë euro kredi për të blerë shtëpi. Ndërkohë për ekspertët çmimet e pronave në vend janë të fryra dhe jashtë logjikës.
-
KPP mban të pezulluar tenderin 7.7 mln euro të sistemit të fiskalizimit, shkak dokumentet
6 Shkurt, 09:59Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” për shkak të mosplotësimit të gjithë kërkesave nga ana e autoritetit kontraktor.
-
Kursimet në banka u shtuan me 1.5 mld euro në 2025, rekord rritja në lekë
5 Shkurt, 21:27Në fund të vitit 2025, në banka ishin të depozituara në monedhën vendase 710.6 miliardë lekë. Ky është niveli më i lartë historik i kursimeve në lekë i regjistruar ndonjëherë.
-
Kredia e re për ekonominë u rrit me 15% vitin e kaluar
5 Shkurt, 16:38Në veçanti, muaji dhjetor 2025 shënoi një shifër rekord të kredisë prej 62.3 miliardë lekësh. Kjo shifër është 30% më e lartë krahasuar me dhjetorin e një viti më parë dhe përfaqëson njëkohësisht një vlerë rekord të vlerës mujore të kredisë së re.
-
INSTAT/ Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025
5 Shkurt, 07:12Blegtorët shqiptarë po e gjejnë veten të pafuqishëm për të konkurruar me prodhuesit e huaj, të cilët mbështeten nga skema subvencionimi dhe teknologji më efikase.
-
Pas bllokimit të sistemit të fiskalizimit, Tatimet shtyjnë deri më 20 shkurt afatin për deklarimin e inventarit
4 Shkurt, 18:24Afati për deklarimin e inventarit analitik 31.12.2025, shtyhet deri më 20.02.2026. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.
-
Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare e nisin vitin 2026 me rënie
4 Shkurt, 17:11Fillimi i këtij viti po sjell tendenca të reja të uljes së yield-eve të titujve qeveritarë, për të gjitha maturitetet. Kjo rënie duket e lidhur kryesisht me likuiditetin e bollshëm në treg dhe kërkesën e lartë të investitorëve në këto ankande.