Ekonomi
-
Qeveria nuk do e zgjasë më afatin e ligjit të investimeve strategjike, por do të hartojë brenda vitit një ligj të ri. Afati i ligjit aktual skadon më 31 dhjetor 2026, pas disa shtyrjesh që i janë bërë. Drafti i ri pritet të hidhet në konsultim në verën e këtij viti, dhe synon të stimulojë shtimin e investimeve madhore në vend, por mbetet e paqartë se çfarë do të ndryshojë.
14 Shkurt, 21:11 -
Tatimet paralajmërojnë influencerat: Deklaroni të ardhurat e fituara online, ndryshe do të gjobiteni
14 Shkurt, 17:43Influencerat që merren me reklamime online janë ndër kategoritë kryesore që duhet të deklarojnë të ardhurat e fituara online.
-
Dashuria në bilanc, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri?
13 Shkurt, 22:27Në një ekonomi ku konsumatori po mësohet të krahasojë, të kërkojë ofertë dhe të blejë më shumë “përvojë”, 14 shkurti është një mini sezon që i rrit xhiron një serie sektorësh njëherësh.
-
Çmimet në Shqipëri, ekspertët: Janë deri 30% më shumë se në rajon!
13 Shkurt, 17:09 -
Në 10 vite shqiptarët u plakën gati 5 herë më shpejt se Europa
13 Shkurt, 16:53Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.
-
-
Qendra Kombëtare e Biznesit: Regjistrimet e bizneseve të reja në janar u rritën me 5.28%! Tirana, qarku me numrin më të lartë
13 Shkurt, 16:43Qendra Kombëtare e Biznesit njofton se gjatë muajit janar 2026 janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja. Sipas QKB-së, ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend.
-
Ushqimet vetëm shtrenjtohen, në tryezat e dominuar nga importi nuk reflektohet tkurrja e valutave, 'Konkurrenca' për Report TV: Po analizojmë çmimet e supermarketeve
13 Shkurt, 16:22Ushqimet po shtrenjtohen ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre duke qenë se vijnë nga importi duhet të ishin më të lira. Shkurti po regjistron vlerat më të ulta të këmbimit për euron dhe dollarin. Monedha evropiane është zhvlerësuar me gati 25% prej vitit 2022 kur nisën luhatjet në kurs, dhe po me të njëjtin ritëm është zhvlerësuar edhe dollari amerikan.
-
Tatimet publikojnë linkun: Verifikoni a duhet ta plotësoni deklaratën e të ardhurave vjetore
13 Shkurt, 08:18Tax Test është shërbimi elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2025. Ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi
-
Qiratë e ushqimet rritën inflacionin në 2.3% në janar, INSTAT: Më shtrenjtë bulmeti, vaji e mishi
12 Shkurt, 17:08Marrja e një prone me qira po kushton shumë këtë vit. Shifrat e INSTAT tregon se inflacioni në janar u rrit më shumë se vjet, dhe ndikimi kryesor ishte nga shtrenjtimi i qirave dhe i ushqimeve.
-
Garancia Sovrane, Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë apel bankave: Financoni sektorin bujqësor
11 Shkurt, 17:17Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë kërkojnë nga bankat të jenë më të hapura në financimin e sektorit bujqësor. Në një takim me përfaqësues të sektorit bankar, ku u diskutua për garancinë sovrane, ministrat dhe guvernatori u shprehën se kjo skemë pritet të japë rezultate pozitive në financimin e sektorit.
-
Moti me lagështi, kalbet gruri dhe elbi në fushat e Maliqit! Specialistët kërkojnë mirëmbajtjen e kanaleve kulluese
11 Shkurt, 16:36Lagështia nga reshjet e vazhdueshme po dëmton grurin dhe elbin në Maliq, duke ulur rendimentin dhe rritur rrezikun e sëmundjeve tek bimët. Specialisti Përparim Kuqo thotë se është urgjente mirëmbajtja e kanaleve kulluese.
-
Garancia Sovrane, Financat dhe Banka e Shqipërisë do nxisin kreditimin me interes 2% në bujqësi
11 Shkurt, 15:06Institucionet pjesëmarrëse riafirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë dhe të qëndrueshëm, në funksion të rritjes së aksesit në financim, nxitjes së investimeve dhe mbështetjes së zhvillimit ekonomik, me fokus të veçantë sektorin e bujqësisë
-
Nga lehtësimi i tregtisë te digjitalizimi, administratat doganore të Shqipërisë dhe Kosovës thellojnë bashkëpunimin
11 Shkurt, 14:47Nga Porti i Durrësit te Morina, Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë ta bëjnë tregtinë më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme. Kjo ishte në qendër të takimit të së mërkurës mes drejtuesve të dy administratave doganore .
-
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, pjesëmarrje nga RMV, Bullgaria, Italia e Rumania! Thellohet bashkëpunimi ndërqeveritar, zbardhet axhenda
11 Shkurt, 08:20Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie. Gjatë Ministerialit pritet miratimi i një deklarate të përbashkët, ndërsa programi do të përfshijë gjithashtu takime dypalëshe dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
-
Kredia me probleme ra në nivelin më të ulët historik në 3.8%! Në 2025-ën, 358 mln € hua të këqija
10 Shkurt, 15:10Vlera e kredive me probleme preku nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2025. Banka e Shqipërisë thotë se kredia e keqe ra në 3.8%, ndërkohë që në vlerë në bilancet e bankave aktualisht janë 358 milionë euro kredi me probleme.
-
Opozita te ‘Ekonomia’: Hiqni akcizën e birrës artizanale, TVSH 5% ushqimeve! Mazhoranca kundër
10 Shkurt, 13:41Dy propozime të opozitës për përjashtime tatimore u rrëzuan në Komisionin e Ekonomisë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi që të hiqet akciza për birrat artizanale në vend, ndërsa Partia e Lirisë propozoi ulje në 5% të TVSH-së për produktet ushqimore. Dy projektligjet sollën debate, ndërsa vendimi final i takon Kuvendit.
-
Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar në nivelet më të larta historike
9 Shkurt, 18:11Gjatë viteve të fundit, ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin investimet.
-
Nis hartimi i skemës së re për bujqësinë, 52 mln € mbështetje për fermerët! Sektor i nënfinancuar, vjet u dhanë 26 mln € kredi
9 Shkurt, 17:54Skema kombëtare për të mbështetur fermerët dhe blegtorët këtë vit është 52 milionë euro. Ministria e Bujqësisë ka nisur hartimin e skemës së re që do të vijë me ndryshime të cilat ende nuk janë finalizuar, që synojnë rritjen e financimit për fermerët. Ndërkohë muajin e ardhshëm në Bruksel do të ketë diskutime me qeverinë shqiptare për zhbllokimin e fondeve të IPARD III.
-
Nuk ka qetësi në tregun valutor, euro zbret në 96.4 lekë! Dollari amerikan zhvlerësohet me 14.5% krahasuar me vjet! Por s’ka ulje çmimesh në treg
9 Shkurt, 17:48Monedhat e huaja vijojnë të zhvlerësohen përballë lekut. Këtë të hënë euro po këmbehet me 96.4 lekë, duke rënë me 2.5% në raport me vjet. Kursi i Bankës së Shqipërisë tregon se edhe më i fortë është zhvlerësimi i dollarit amerikan.