Ekonomi
-
Nëse rritet paga minimale, duhet të ulet barra fiskale për biznesin. Kjo është kërkesa e sipërmarrësve pas njoftimit të kryeministrit për të mos pasur paga nën 30 mijë lekë. Ish-zëvendësministri i Bujqësisë Alban Zusi propozon ulje taksash për privatin si dhe pagat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen.
26 Shtator 2020, 14:10 -
Biznesi fason në vështirësi: Kemi porosi vetëm për materiale anti-COVID, shteti të na japë grante
26 Shtator 2020, 14:14Biznesi fason kërkon mbështetje financiare nga shteti, pasi janë në vështirësi për shkak të mungesës së kontratave të reja dhe pezullim të atyre që kishin lidhur më parë. Përfaqësuesit e këtij biznesi thonë për Report TV se të vetmet kërkesa për prodhim që kanë aktualisht janë për veshje mjekësore anti-COVID-19.
-
'Duhen studime për të hartuar buxhetin 2021'/ Zusi: Ulje shpenzimesh, rritje fondesh për biznesin!
25 Shtator 2020, 16:13Në prag të prezantimit të buxhetit për vitin 2021, Ish zëvendës ministri i Bujqësisë Alban Zusi sugjeron që qeveria të bëjë një studimi të thelluar të pasojave të pandemisë COVID-19. Sipas tij, buxheti i ri duhet të përmbajë grante për biznesin dhe shkurtim shpenzimesh të panevojshme.
-
Sfidat dhe ngërçet e buxhetit në vit elektoral/ Fokus Shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi! Shkurtim me 45% të deficitit
25 Shtator 2020, 16:09Buxheti i vitit 2021 që do të ketë prioritet shëndetësinë, arsimin dhe rindërtimin, do të bëhet publik në fillim të muajit tetor. Pjesë e të dhënave buxhetore do të jenë edhe rishikimi në ulje i të ardhurave që pritet të mblidhen nga Tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja.
-
Bankers 16 vite në Shqipëri, mbi 3.5 Miliardë USD Investime
24 Shtator 2020, 17:21Bankers Petroleum Albania shënon 16 vjetorin e saj në vend dhe gjatë këtyre viteve është rritur duke u bërë një nga bizneset më të rëndësishme. Operacionet e Bankers-it ndikojnë në qindra biznese të vogla dhe të mëdha që punojnë si nënkontraktorë të saj. Kontributi i kompanisë në ekonominë e Shqipërisë është i konsiderueshëm edhe pse sektori i naftës dhe gazit në përgjithësi është ndikuar negativisht nga rënia e çmimeve të naftës.
-
Rritja e pagës minimale, biznesi: Duhet të ishte konsultuar, shtohen kostot për privatin! Prençe: Të miratohen lehtësi fiskale
24 Shtator 2020, 15:28Bizneset kanë rezerva për rritjen e pagës minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë. Sipas tyre ky vendim është i pa-konsultuar dhe ju rrit kostot, për këtë arsye biznesi fason, ai prodhues dhe eksportues kërkojnë të rishikohet politika fiskale.
-
S'ka fund për zvarritjen e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, Balluku: Projekti ishte pa studim, të tre lotet kërkojnë 106 mln USD shtesë (VIDEO)
24 Shtator 2020, 15:24Përfundimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë do të zgjasë edhe 2 vite të tjera. Ministrja e Infrastrukturës në parlament ka thënë se mbyllja e projektit kërkon mbi 100 milionë dollarë shtesë nga projekti fillestar i 2011. Sipas Ballukut mungesa e studimeve për projektin ka rritur kostot dhe vepra do të dorëzohet 4 vite me vonesë.
-
63% turistë më pak në gusht, nuk zhgënjen Kosova
23 Shtator 2020, 20:01Bregdeti shqiptar është vizituar këtë vit nga 65% më pak turistë të huaj krahasuar me një vit më parë. Të dhënat i bëri publike INSTAT. Gjatë muajit korrik dhe gusht në vend kanë hyrë 963 mijë 275 shtetas të huaj nga mbi 2.7 milionë që frekuentuan vendin tonë gjatë të njëjtës periudhë të 2019.
-
Rritja e pagës minimale/ Civici për Report Tv: Pozitive, por duhet të mësohemi me këto premtime se në fushatë politikës i shtohet dhembshuria sociale
23 Shtator 2020, 18:34Një vendim shumë pozitiv, e ka cilësuar eksperti i ekonomisë Adrian Civici rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë, por që nuk nguron të theksojë që kjo vjen si rezultat i faktit që jemi në periudhë fushate zgjedhore. Në një intervistë për Report TV, Civici ka bërë ironi, duke thënë se nuk duhet të surprizohemi që këtë periudhë do të ketë "shumë dhembshuri për njerëzit" nga ana e partive politike.
-
Pogradec, bashkia heq taksat deri në dhjetor për hapësirat publike për baret dhe restorantet
23 Shtator 2020, 13:30Baret dhe restorantet që operojnë me tavolina jashtë nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor 2020, me vendim të Bashkisë Pogradec
-
Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Sfida jonë, paga minimale 30 mijë lekë! Do rishikohet taksimi progresiv (VIDEO)
23 Shtator 2020, 12:54Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të mërkurë se do të rritet paga minimale me 4 mijë lekë. Rama premtoi se nuk do të ketë paga nën 30 mijë lekë dhe se do të përfitojnë më shumë të punësuarit në fasoneri. Kryeministri paralajmëroi edhe ndryshim të taksimit progresiv.
-
Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, bizneset që do rindërtohen nuk do paguajnë taksën e infrastrukturës
22 Shtator 2020, 18:49Bizneset e dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit nuk do të paguajnë taksën e infrastrukturës. Ky ndryshim ligjor u miratua në komisionin e ekonomisë dhe pritet të votohet të enjten në parlament.
-
Plotësohet një nga katër kërkesat e Ligës së Profesionistëve të Futbollit, ulet TVSH për investimet në sport, përfitojnë dhe kompanitë private
22 Shtator 2020, 18:43Në nga katër kërkesat e Ligës së Profesionistëve të Futbollit është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë i cili uli TVSH-së nga 20% në 6% për investime në infrastrukturën sportive. Me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë edhe kompanitë private.
-
Kuvendi tender 16.8 milionë lekë për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të votimit
22 Shtator 2020, 18:38Kuvendi i Shqipërisë ka hapur tender për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të votimit, që do të kapë shifrën e 16 milion e 800 mijë lekë. Tenderi është parë i arsyeshëm të hapet pasi deri më tani mirëmbajtja e këtij sistemi është kryer nga shërbimi i IT pranë Kuvendit.
-
Tërmetet përgjysmuan rritjen ekonomike, goditën buxhetin e 2019! Ekonomia u rrit vetëm me 2.2% nga 4.2 % që ishte në 2018
21 Shtator 2020, 22:44Tërmetet e vitit të kaluar goditën buxhetin e 2019 dhe ekonomia pati një rritje të ngadaltë në krahasim me vitin 2018. Në total të ardhurat për vitin e kaluar arritën në nivelin e 460.3 miliardë lekë.
-
Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
21 Shtator 2020, 22:31Janë pikërisht bizneset e vogla, ato që kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Ndaj, Credins Bank ka lançuar “Paketën e biznesit”, një paketë dedikuar çdo biznesi të vogël e të mesëm që operon në Shqipëri.
-
3 kandidatura për pozicionin vakant si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH! Komisioni Ekonomisë skualifikon një garuese: S'ka arsimin e duhur
21 Shtator 2020, 16:213 zonja kanë garuar për të marrë postin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të bashkës së Shqipërisë. Vakanca është shpallur më 27 maj pas shkarkimit nga detyra të ish anëtarit Arben Malaj.
-
Investimet e huaja bien me 92 mln €, eksperti: Të hyjë në ‘lojë’ diplomacia ekonomike dhe të miratohen zonat e lira ekonomike
19 Shtator 2020, 17:20Investimet e huaja ranë me 92 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Përveç krizës së shkaktuar nga pandemia, ndikim dhanë edhe përfundimet e dy projekteve të mëdha TAP dhe Devolli. Ekspertët thonë që është koha të veprojë ‘Diplomacia ekonomike’ në mënyrë që të kemi investitorë të huaj.
-
Veshjet e dimrit rrisin eksportet e fasonerive! Italia në vend të parë për tregtinë e tekstileve dhe këpucëve
19 Shtator 2020, 16:50Mbyllja e kontratave për koleksionet e veshjeve dhe këpucëve për dimrin e vitit 2020, ka dhënë ndikim të menjëhershëm në rritjen e eksporteve të biznesit fason. Të dhënat e INSTAT thonë se rritja në muajin gusht ishte 5.2 përqind, por vetë fasoneritë e shohin këtë rritje të papërfillshme.
-
FMN: 12 trilionë $ humbje në botë nga COVID-i, Shqipëria rënie mbi 5%
18 Shtator 2020, 20:54Fondi monetar ndërkombëtar njoftoi se pandemia i shkaktoi botës një humbje me rreth 12 trilionë dollarë. Ndërsa këshilloi politik bërësit që të ndërtojnë sisteme më të forta financiare në të ardhmen. Fmn zbuloi edhe se sa do të jetë rënia ekonomike në vendin tonë
