Ekonomi
-
40 milionë dollarë do të humbasë buxheti i shtetit nga heqja e tatimit fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe nga heqja e TVSh për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë. Këto para nuk do të humbin por do të qëndrojnë në xhepat e sipërmarrësve të biznesit të vogël duke rritur më shumë konsumin.
6 Tetor 2020, 19:58 -
Kompania e skandaleve të Rrugës së Kombit do të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës
6 Tetor 2020, 19:51Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga Kompania amerikane Bechtel e cila la papërfunduar rrugën e Kombit. Një nga veprat më të diskutuara dhe të kushtueshme në Shqipëri, ku u përfshi edhe Lulzim Basha i cili u thirr në proces si pandehur por që nuk u paraqit kurrë pasi dorzoi raporte mjekësore në gjykatë. Ndryshojnë qeveritë nga Berisha te Rama por Bechtel vazhdon të ndërtojë veprat më të kushtueshme në Shqipëri.
-
Bujqësia nuk ra në recesion, por do mbështetje/ KASH: Nëse hiqet akciza fermerët përfitojnë 18.5 mln USD
5 Tetor 2020, 21:17Sektori i bujqësisë kërkon mbështetje nga qeveria edhe pse i rezistoi pandemisë dhe nuk hyri në recesion. Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj thotë për Report TV se bujqësia nuk u rrëzua për shkak të resurseve të mëdha, por që kërkon mbështetje pasi prodhimi ka rënë. Ministria e Bujqësisë sipas burimeve do të plotësojë një kërkesë të vazhdueshme të fermerëve, heqjen e akcizës për naftën
-
Shpallet fituesi për projektimin e Teatrit Kombëtar! Janë bashkim kompanish dhe do bëjnë detajet teknike të projektit të Bjarke Ingels
5 Tetor 2020, 19:31Për projektimin e Teatrit të ri Kombëtar u shpallen fituese një bashkim operatorësh ekonomik që kanë bërë edhe ofertën më të lartë. Kompanitë fituese do të bëjnë detajimet teknike mbi projekt idenë e arkitektit danez, Bjarke Ingels.
-
Intervista e plotë/ Civici për Report Tv: Nuk ka vend për ndryshime fiskale në vitin 2021! Rënia ekonomike 10.2% e pritshme
3 Tetor 2020, 19:04Të gjendur në një vit elektoral, dhe me sfidën e rimëkëmbjes përpara, Ardian Civicit thotë se duhet të shmangen ndryshmet fiskale, në taksa.
-
Rimëkëmbja ekonomike/ Civici për Report Tv: Të mbështetet prodhimi! Goditemi dhe nga varësia që kemi me Italinë dhe Greqinë
3 Tetor 2020, 16:20Rikuperimi ekonomik i vendit do të jetë i vështirë për 2-3 vitet e ardhshme. Eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë për Report TV rënia ekonomike me 10% në periudhën prill-qershor do të reflektohet në ulje të të ardhurave për qytetarët. Eksperti sugjeron që të mos ndërmerren ndryshime fiskale por të mbështeten familjet në nevojë dhe bizneset.
-
Buxheti 2021/Angjeli: Të jetë plan anti-krizë, duhet të ulen shpenzimet në projekte të reja
3 Tetor 2020, 15:15Projektbuxheti i vitit 2021 duhet të hartohet si një plan konkret anti-krizë, për të pasur një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë. Ish ministri i Financave Anastas Angjeli thotëse nuk duhet të ketë shpenzime të mëdha buxhetore, si dhe duhet të kemi një fond solidariteti për nevojat nga pandemia dhe për mbështetjen e biznesit.
-
35.8 mln € dëmi në buxhet nga janari në qershor/ Tatim-taksat, doganat dhe prokurimet me goditjen më të madhe
2 Tetor 2020, 09:35Institucionet shtetërore vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në buxhet. Sipas auditimit të kryer nga KLSH në 6-mujorin e parë të vitit dëmi i shkaktuar në mbledhjen e të ardhurave, në shpenzime, si dhe në respektimin e ligjeve financiare arrijnë në 35.8 milionë euro. Tatim-taksat, doganat dhe prokurimet kanë sjellë humbjet më të madha.
-
‘Bie amnistia', Angjeli: Kishte mangësi! Drafti i ri të përputhet me Reformën në Drejtësi e të shmangë pastrimin e parave
1 Tetor 2020, 19:27Qeveria tërhiqet nga drafti aktual i amnistisë fiskale, pasi nuk plotëson disa kushte thelbësore. Anastas Angjeli shpjegon për Report TV arsyet e rishikimit të draftit që sipas tij nuk ka konsensus politik, duhet të mbyll shtigjet e pastrimit të parave, si dhe të jetë në harmoni me Reformën në Drejtësi. Sipas tij ende nuk ka një draft cilësor për tu miratuar.
-
BERZH parashikim të zymtë për rimëkëmbjen e ekonomisë në 2021! Ul pritshmërinë nga 12% në vetëm 4.5%
1 Tetor 2020, 09:52Të dhënat pesimiste për ecurinë ekonomike të Shqipërisë vijojnë. Së fundmi Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH” mban të pandryshuar nivelin e recesionit i cili pritet të përfshij vendit.
-
Shteti sytë tek biznesi vendas, motoja ‘të blejmë shqip’! Drejtorja e AZHBR-së: Ka probleme me paketimin
30 Shtator 2020, 20:48Disa institucione shtetërore kanë kthyer sytë nga sipërmarrja shqiptare, duke nxitur biznesin që produktet tona të jenë më konkurruese në rajon. Ministrja e Financave Anila Denaj në takim me biznesin tha se do të punohet për të rritur konkurrencën dhe cilësinë, si dhe shtoi që sipërmarrja do të mbështetet me grante.
-
COVID-i bën shqiptarët më kursimtarë, shpenzojnë vetëm për ushqime!
30 Shtator 2020, 20:44Qytetarët po shpenzojnë vetëm për ushqime. Të dhënat janë pesimiste sa i takon konsumit. Banka e Shqipërisë dhe INSTAT raportojnë se konsumi ka rënë me më shumë se 7.5% dhe ndikim kryesorë ka pandemia COVID-19
-
Jashtë çdo pritshmërie, INSTAT: Rënia ekonomike 10.2%, më i prekur sektori i transportit
30 Shtator 2020, 11:20Jashtë çdo pritshmërie është tkurrur ekonomia e vendit nga pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të INSTAT prodhimi i brendshëm bruto ka rënë me 10.2%, krahasuar me tremujorin e dytë të 2019. Goditja më e madhe e ekonomisë është dhënë nga tregtia, transporti dhe turizmi.
-
Shqipëria, e treta më e shtrenjtë në Europë për çmimet e apartamenteve, si krahasohet Tirana me kryeqytetet e rajonit
30 Shtator 2020, 08:17Të blesh një pronë në Shqipëri, sidomos në Tiranë do të jetë më e vështirë në vitin 2020.
-
FMN: Ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020, ruani rezerva për një pandemi më të rëndë
29 Shtator 2020, 07:48Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një deklaratë përmbyllëse të ekipit të Misionit të Monitorimit Pas Programit për shpërndarje të menjëhershme.
-
Kërcënimi nga ulja e konsumit dhe investimeve, Banka e Shqipërisë: Arrin në 4.8%, duhet të nxitet kreditimi i ekonomisë
28 Shtator 2020, 20:56Ekonomia e vendit pritet të pësojë një recesion ekonomik në nivelin e 4.8% këtë vit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë rreziqet më të mëdha që i kanosen ekonomisë janë ulja e konsumit dhe e investimeve.
-
Turizmi mbijetoi, Klosi: Ky vit tregoi problemet me strukturat akomoduese! Operatorët kërkojnë paketë të tretë ndihme vetëm për këtë sektor
28 Shtator 2020, 20:49Operatorët turistik në takim me ministrin Blendi Klosi kanë kërkuar miratimin e një paketë të tretë vetëm për këtë sektor. Sipas tyre sezoni nuk zgjatet nëse nuk kanë mbështetje financiare teksa shtojnë se humbjet këtë vit arrijnë në 1.3 miliardë euro. Por Klosi tha se pavarësisht kërkesave apo pandemisë, ky vit tregoi se operatorët kanë probleme me strukturat akomoduese.
-
Përfundimi i misionit të FMN, Banka e Shqipërisë: Kemi ndarë pikëpamje të ngjashme mbi zhvillimin e vendit
28 Shtator 2020, 19:52Banka e Shqipërisë ka bërë një njoftim në kuadër të përfundimit të misionit të FMN-së për Shqipërinë.
-
Shpallet gara për licensën e kazinosë, të interesuarit afat deri më 22 tetor për të aplikuar
28 Shtator 2020, 14:03Ministria e Financave shpalli garën për licencën e kazinos në zonën e lejuar në Tiranë. Të interesuarit do duhet të paraqesin dokumentet pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit deri më 22 tetor. Aplikuesit nuk duhet të kenë borxhe dhe gjyqe të mëparshme, si dhe të kenë kapital mbi 1.2 mld lekë të justifikuar.
-
Pushteti vendor rrit borxhet me 2.4 mld lekë! Financat 'harrojnë' vendosjen e administratorit
26 Shtator 2020, 14:14Në 6-muajit e parë të vitit pushteti vendor ka rritur detyrimet e prapambetura me 2.4 miliardë lekë. Për të ulur detyrimet Ministria e Financave nëpërmjet një udhëzimi në shtator të vitit 2019 paralajmëronte vendosjen e një administratori për menaxhimin e situatave. Ky udhëzim një vit më pas është harruar.
