Ekonomi
-
Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 për veprimtarinë e sektorit bankar gjatë pandemisë së koronavirusit.
2 Shtator 2020, 17:00 -
Shqipëri-Kosovë marrëveshje për njohjen e viteve të punës! Denaj: Bashkëpunimi mes vendeve është katërfishuar
2 Shtator 2020, 15:39Vitet e punës dhe të kontributeve të punonjësve shqiptare e kosovarë në shtetet përkatëse do të njihen. Ky bashkëpunim që pritet të kthehet në marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive është arritur sot gjatë një takimi bilateral mes Ministres së Financave Anila Denaj me Ministrit kosovar të Punës Skënder Reçica.
-
2325 punonjës që ende nuk kanë marrë pagat e luftës! Tatimet: Keni afat deri më 25 shtator për të rregulluar llogaritë
2 Shtator 2020, 15:22Shtyhet afati që kishin qytetarët për të korrigjuar llogaritë bankare në mënyrë që të marrin pagat e luftës. Afati i ri për të rregulluar IBAN-in dhe emrin e bankës është 25 shtatori. Aktualisht janë 2325 punonjës që ende nuk kanë marrë pagat e luftës për shkak të gabimeve në llogari.
-
Ekonomia shqiptare nën ndikimin e COVID-it, Denaj: 87 mijë të papunë në periudhën Maj-Qershor
2 Shtator 2020, 12:26Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një një takimi bilateral me Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Raçica tha se gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna.
-
Rreth 50 mijë persona humbën punën gjatë pandemisë, Tabaku: E pamundur të fshihet papunësia
1 Shtator 2020, 22:40Sipas të dhënave të ministrisë së financave gjatë 7 muajve të fundit kanë rënë të ardhurat nga kontributet shoqërore e shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat personale.
-
Rimëkëmbja e ekonomisë, rinisin punë 43 mijë persona që u larguan për shkak të koronavirusit
1 Shtator 2020, 21:55Pas goditjes ekonomike për shkak të masave shtrënguese gjatë pandemisë së koronavirusit, për herë të parë pas 5 muajsh tregu i punës ka rezultuar me rritje të të punësuarve.
-
Studimi/ Vetëm 61% e bizneseve në Shqipëri kanë mbetur fitimprurëse pas pandemisë
1 Shtator 2020, 08:08Heqja e masave kufizuese dhe kthimi në normalitet i aktivitetit ekonomik në vend nuk po sjell shërim të shpejtë në shumë biznese.
-
Pandemia uli 80% numrin e udhëtarëve në portin e Vlorës
31 Gusht 2020, 17:20Kufizimet e shteteve të BE-së ndaj vendit tonë dhanë efekte tejet të rënda në turizëm. Kjo shihet tek lëvizja e udhëtareve drejt Italisë, por edhe anasjelltas. Nëse në vitin 2019, gjatë gushtit kaluan në portin e Vlorës, 50 mijë udhëtare këtë vit janë më pak se 10 mijë.
-
Karantina prill-qershor shtoi lejet e ndërtimit
31 Gusht 2020, 17:15Gjatë periudhës së karantinës u rrit numri i lejeve të ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT nga muaji prill deri në qershor të këtij viti janë dhënë 209 leje ndërtimi, ose 14% më shumë se në tremujorin e parë.
-
Ekonomia dhe tregu i punës rrezikohen nga shpopullimi! Eksperti: Tkurrja e popullsisë do të sjellë më pak të ardhura
31 Gusht 2020, 14:45Popullsia shqiptare po plaket dhe në vend pritet të mbizotërojë mosha mbi 65 vjec në 50 vitet ardhshme. Për ekspertët e ekonomisë shpopullimi dhe mbizotërimi i moshave të mëdha është rrezik për financat publike, për ekonominë e vendit dhe tregun e punës.
-
Pagat e luftës, sot afati i fundit për llogaritë bankare
31 Gusht 2020, 10:58Përfundon këtë të hënë afati që kishin të gjitha individët për të korrigjuar llogaritë bankare, në mënyrë që të marrin pagat e luftës. Ishin mbi 2700 punonjës që kishin parregullsi me IBAN-in e llogarisë bankare dhe për pasojë nuk kanë përfituar nga ndihmat e qeverisë.
-
Raporti/ Shqipëria ndër vendet me brishtësi mesatare ndaj pasojave të COVID-19, problem turizmi dhe kujdesi shëndetësor
31 Gusht 2020, 08:50Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka bërë një analizë të shteteve jashtë Bashkimit Europian lidhur me brishtësinë që ato kanë ndaj pasojave të koronavirusit.
-
COVID-i godet biznesin, Guvernatori i BSH: Ruani paratë
30 Gusht 2020, 17:35Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bën thirrje biznesit të tregohet i kujdesshëm më menaxhimin e parave dhe të ardhurave të tyre në këtë kohë pandemie. Gent Sejko thotë se politika e bankës do të jetë stimuluese, por biznesi duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Nga ana tjetër Sejko kërkon nga Ministria e Financave të garantojë fondet e nevojshme për COVID-in, dhe se rritja e borxhit publik është e pranueshme.
-
Rritet kërkesa/6 muaj pandemi, importuam 28 mijë ton detergjentë (VIDEO)
30 Gusht 2020, 13:51Pandemia ka rritur kërkesat për të importuar më shumë detergjentë dhe materiale dezinfektimi. Raporti i doganave tregon se mbi 28 mijë tonë produkte higjienike janë importuar në 6 muaj në vendin tonë. Kjo rritje me rreth 3 mijë tonë në raport me 2019 sipas ekspertëve lidhet nevojat që po shkakton pandemia COVID-19. Por njëkohësisht eksperti ekonomisë Zef Preçi thotë se bizneset aktualisht janë në një pasiguri totale dhe kërkojnë ide të reja.
-
Bie me 36 mln euro kredia në muajin korrik! Më shumë për blerje banese, ulet për hapje biznesi
28 Gusht 2020, 22:25Në muajin korrik është shënuar një rënie me 36 milionë euro e kredisë në monedhën kombëtare. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar në total u dha 13.4 miliardë lekë kredi nga 17.7 miliardë që u dha në muajin qershor. Më shumë lekë u dhanë për blerje banese dhe më pak për hapje biznesi.
-
Hekurudha e re Tiranë-Durrës, çmim bilete më të lartë
28 Gusht 2020, 17:09Me rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës që pritet të përfundojë në 2022-shin, bileta vajtje-ardhje mund të kushtojë deri në 4 euro. Një vlerë kjo, që krahasuar të dhënat aktuale të Hekurudhës Shqiptare do t;i kushtojë një udhëtare 200 lekë më shumë.
-
Studimi: Sektori i ndërtimit në vend pastroi 1.6 mld euro, 60% e kompanive nuk justifikonin burimin
28 Gusht 2020, 12:521.6 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit nga viti 2017-2019. Sipas një studimi të bërë nga ‘Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar’, thuhet se 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë nuk justifikojnë burimet e tyre financiare.
-
Fibank Albania - Vijueshmëri e rezultateve pozitive financiare edhe për gjysmën e parë të vitit 2020
28 Gusht 2020, 12:49Me gjithë situatën e krijuar nga pandemia, Fibank tregoi rritje në të gjithë treguesit kryesorë gjatë gjysmës së parë të vitit, me një normë rritjeje më të lartë se mesatarja e sistemit bankar.
-
Në muajin korrik u treguan mallra me vlerë 80 mld lekë, ose 7 mld më pak se në 2019
27 Gusht 2020, 16:56Instituti i statistikave raporton se gjatë muajit korrik eksportet dhe importet kanë rënë me 7,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 80 miliardë lekë është vlera e mallrave të tregtuara në muajin korrik. Në raport me një vit më parë në muajin e kaluar është tregtuar 7 miliardë lekë më pak. Rënia më e madhe e transportit të mallrave ka qenë në rrugët hekurudhore.
-
Testet për COVID-19, ISHP hap tender 50.5 milionë lekësh për blerjen e kiteve
27 Gusht 2020, 16:18Ofertat do të vlerësohen për dy kritere kyç për çmimin më të ulët të ofertës dhe për ofertën ekonomikisht më të favorshme.
