Ekonomi
-
Është rritur buxheti për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Nga 20 miliardë lekë, ka arritur në 34 miliardë lekë. Nga kjo shtesë e re, 3 miliardë lekë vijnë nga ndihmat e akorduara, por nuk dihet nëse i përkasin granteve të dhëna në Konferencën e donatorëve, apo janë fonde nga organizatat qeveritare.
6 Korrik 2020, 15:43 -
Rishikohet për të tretën herë brenda vitit buxheti! Ulen pritshmëritë për të ardhurat, dyfishohet deficiti buxhetor
6 Korrik 2020, 09:46Rishikohet për herë të tretë brenda vitit buxheti i shtetit ku për shkak të situatës së pandemisë ulen në mënyrë drastike prishmëritë për të ardhurat dhe dyfishohet deficiti buxhetor. Nga muaj mars deri tani pritshmëritë për të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë
-
Pastrimi i parave/ Raporti i BSH: Bankat e nivelit të dytë janë të rrezikuara! Problemet e zbuluara
4 Korrik 2020, 17:00Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend janë të rrezikuara për të rënë pre e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Sipas raportit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019, thuhet 5 banka kanë rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe 7 banka rrezik të mesëm. Bankat rezultojnë me mungesa në dokumentet që vërtetojnë burimin e parave të derdhura në arkat e tyre.
-
Turizmi në 'koma', Vathi: Kemi realizuar vetëm 3% të aktivitetit, humbjet i kalojnë mbi 1.5 mld euro
4 Korrik 2020, 14:13Pandemia vijon të godasë turizmin pasi ende nuk janë hapur plotësisht kufijtë. Eksperti i turizmit Bensik Vathi thotë se humbjet po thellohen më tej, ndërsa gjendjen aktuale të këtij sektori e quan në “Koma”. Për Report TV ai tha se ndihmat e deritanishme nga shteti janë të pamjaftueshme, ndërsa propozoi bonus për vendasit që të pushojnë në Shqipëri.
-
Heqja e dy tatimeve, eksperti për Report Tv: Nismë e nxitur, duhet studiuar, nxit informalitetin
2 Korrik 2020, 16:34Në të njëjtën linjë me Fondin Monetar Ndërkombëtar edhe ekspertët kanë rezerva për heqjen e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi këto ndryshime dëmtojnë sistemin tatimor dhe nxisin informalitetin.
-
Sejko në Kuvend: Shtyrja e kësteve të kredive dhe pandemia do të rrisin kreditë e këqija
2 Korrik 2020, 11:04Kreditë me probleme do të rriten si pasojë e pandemisë. Ulja e fuqisë paguese të kësteve të kredisë dhe shtyrja e tyre, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë do të ndikojë në rritjen e kredisë së keqe. Guvernatori Sejko po ashtu tha në Kuvend se rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme.
-
FMN kundër tre nismave të qeverisë: Jo amnisti fiskale, rrezik pastrimi i parave! Heqja e TVSH dhe tatim fitimit 'gërryen' të ardhurat
2 Korrik 2020, 07:47Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të treja këto nisma FMN është shprehur kundër, duke i konsideruar si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore.
-
Miratohet vendimi për përdorimin e 316.9 mln lekësh për rikonstruksionin e banesave dhe pallateve në bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë
1 Korrik 2020, 19:34Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë përdorimin e një fondi në masën e 316.9 milionë lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe pallateve, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit.
-
Ministrja e Financave takim me FMN! Në fokus rimëkëmbja e ekonomisë dhe heqja e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogël
1 Korrik 2020, 19:14Ministria e Financave dhe Ekonomisë nis konsultimet me FMN-në për dy nismat kryesore të qeverisë heqja e TVSH-së dhe e tatim fitimit, si dhe rishikimi për herë të tretë i buxhetit të shtetit. Gjatë takimit online të zhvilluar Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka thënë se të ndikuar edhe nga situata e pandemisë këto përjashtime janë të nevojshme.
-
KLSH: Në 8 vite dëmi në buxhet 6.2 mld euro, humbja më e madhe u shkaktua nga PPP
1 Korrik 2020, 16:26Në 8 vite buxheti i shtetit ka humbur 6.2 miliardë euro nga keqmenaxhimi i financave dhe shkeljet buxhetore, evidenton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas një raporti të KLSH-së mbi auditet në institucionet shtetërore, nga vitit 2012-2019 goditja më e madhe është shkaktuar nga koncesionet dhe shitjet e pronave.
-
Guvernatori Sejko: Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune! Të ardhurat buxhetore u tkurrën me 30% (VIDEO)
1 Korrik 2020, 16:21Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%. Pavarësisht kësaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur se sektori bankar mbetet i shëndetshëm.
-
Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro në fund të marsit, leku u zhvlerësua me 7%
1 Korrik 2020, 16:04Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro me qëllim shmangien e rritjes së mëtejshme të euros gjatë pandemisë. Ndërhyrja në treg është bërë në datat 27 dhe 30 mars, kur euro kishte arritur të këmbehej deri në 135 lekë. Vetëm në muajin mars leku u zhvlerësua me 7%.
-
“Pro amnistisë fiskale, kundër pastrimit te parave”, Enio Jaço: Drafti të konsultohet me Moneyval, Shqipëria është në listën gri
30 Qershor 2020, 18:51Dhoma Amerikane e Tregtisë e vlerëson amnistinë fiskale si një nismë pozitive në rast se shmanget pastrimi i parave. Presidenti i Dhomës Enio Jaço thotë për Report TV se duhet të nisë konsultimi me Moneyval pasi Shqipëria është futur në listën gri për pastrim parash.
-
Covid-19 ‘gjunjëzon’ ekonominë, bie me 2.52%, INSTAT: Rënie më të madhe pësoi ndërtimi
30 Qershor 2020, 16:49Pandemia globale dhe tërmeti i nëntorin kanë gjunjëzuar ekonominë e vendit në tre muajit e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë ka rënë me 2.52%. sektori më i goditur ndërtimi, rritje rregjistroi vetëm bujqësia.
-
Paga e luftës favorizon biznesin, neglizhon turizmin
30 Qershor 2020, 13:26Mbi 168 mijë punonjës kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh deri më 25 qershor. Vetën 795 janë në proces pritje. Numri më i ulët i përfituesve i përket sektorit të turizmit ku më pak se 50% e tyre kanë mundur ta përfitojnë. Ndërsa numrin më të lartë e zë biznesi i vogël, me mbi 66 mijë punonjës përfitues të pagës së luftës.
-
Basha: Rama shkatërroi ekonominë në 8 vite, plani ekonomik i PD do sjellë investime e punësim
30 Qershor 2020, 09:29Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se i vetmi shpëtim për ekonominë shqiptare është plani i PD-së me taksën e sheshtë 9 % që sipas tij do të sigurojë nxitje ekonomike, rritje të punësimit, nxit investime dhe ul informalitetin.
-
Bizneset me xhiro deri në 10 mln lekë pa TVSH, Anila Denaj: Në korrik prezantojmë amnistinë fiskale
29 Qershor 2020, 16:13Biznesi i vogël me xhiro nga 0 deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajë TVSH deri në vitin 2029. Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj, e cila njoftoi se do të hyjë në fuqi këtë vit. Ndërsa bizneset me xhiro nga 0 në 14 milionë lekë në vit nuk do të paguajnë tatim fitimin për 10 vitet e ardhshme.
-
Jorida Tabaku: Shteti nuk mbahet me gjoba, zgjidhja është taksa e sheshtë
29 Qershor 2020, 11:55 -
Indikatorët negativë, Shalsi: Kriza e sajuar nga opozita ndikoi te klima e biznesit
29 Qershor 2020, 11:44 -
Korrupsioni zbraps investitorët/ SHBA thirrje klasës politike: Luftoni korrupsionin dhe bashkëpunoni, populli do ndryshim
29 Qershor 2020, 11:37Kriza politike, korrupsioni dhe konkurrenca e padrejtë janë shkaqet që po zmbrapsin sipërmarrjen amerikane të investojë në Shqipëri. Sipas indeksit të dhomës Amerikane klima e biznesit është përkeqësuar me 5%. Bazuar në këto shifra ambasadorja e SHBA Yuri Kim, kërkon nga politika që të luftojnë korrupsionin. Ndërsa presidenti i dhomës Amerikane Enio Jaço këmbëngul për politika fiskale të favorshme.
