Ekonomi
-
Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpenzimet u reduktuan ndjeshëm. Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAt dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.
25 Nëntor 2020, 08:59 -
Ulet importi, më shumë energji elektrike nga HEC-et publike! Prodhimi vendas në korrik-shtator është rritur me 8%
24 Nëntor 2020, 15:35Vendi po mposht varësinë nga importi i energjisë elektrike. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë prodhimi vendas i energjisë është rritur me 8%, dhe kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë hidrocentralet publike. Nga ana tjetër është ulur konsumi i energjisë nga bizneset me 5.1%.
-
Shqipëria eksportoi 30 milionë uniforma anti-COVID, por humbjet e fasonerive shkojnë në 126.3 mln euro
24 Nëntor 2020, 15:15Vetëm tre muajt e fundit nga Shqipëria drejt të vendeve të huaja janë eksportuar më shumë 6 milionë maska shumë përdorimshe si dhe 30 milionë uniforma një-përdorimshe anticovid.
-
Tërmeti dhe COVID/ Denaj: Gjermania partner jetik, 58.2 milionë euro për Shqipërinë
24 Nëntor 2020, 13:32Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim dhe zhvillim, ku dhe u firmos protokolli për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Peter Zingraf, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Santiago Alonso Rodriguez, Kreu i Divizionit në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për Evropën Lindore dhe Juglindore, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.
-
Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin për Prokurimin Publik/ Kompanitë që tërhiqen nga gara paguajnë 2% të fondit limit
23 Nëntor 2020, 18:01Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e ri për prokurimet publike ku u vendos se kompanitë e interesuara për një tender do të marrin pjesë vetëm pasi të kenë plotësuar një formular vetë deklarimi. Ndërsa shtohet në ligj edhe kushti për çdo kompani që merr pjesë në tender të paguajë 2% të fondit limit, shumë që e humb nëse tërhiqet nga gara.
-
Karantinë e dytë? Bizneset për Report Tv: Do na falimentojë, situata s’ka qenë asnjëherë më keq, shitjet online e pamundur për të moshuarit
23 Nëntor 2020, 17:31Masat e pjesshme kufizuese për të frenuar përhapjen e COVID-19 janë rikthyer, por bizneset i tremben një mbyllje të dytë. Gjatë vëzhgimit nga Report TV tregtarët thonë se një tjetër karantinë do i falimentonte. Sipas tyre shitjet janë në minimum, dhe as ulja e çmimeve nuk i ka tërhequr klientët.
-
Ministri i Bujqësisë pranoi gabimin, është i gatshëm për ta ndryshuar rimbursimin e qumështit/ Kreu i agrobiznesit: Do të rriste dyfish numrin e fermerëve
22 Nëntor 2020, 15:49Ministria e Bujqësisë është shprehur e gatshme të rishikojë skemën e rimbursimit të TVSH-së për grumbulluesit e qumështit. Një ndryshim i tillë është shumë pozitiv për kreun e agrobiznesit Agim Rrapaj, të cilit pohojnë se një skemë e re do të dyfishonte numrin e fermerëve.
-
Udhëzimi i ri/ Detyrimet tatimore i faturohen aksionerit! Bizneset kundër: Ndryshime të paligjshme, duhet urdhër gjykate
21 Nëntor 2020, 17:25Nëse një subjekt nuk paguan detyrimet tatimore në kohë, tashmë nuk do ti bllokohen vetëm atij llogaritë bankare por edhe të ortakëve dhe administratorit të tij. Këto ndryshime të miratuara nga Ministria e Financave, kundërshtohen nga dhomat e tregtisë dhe shoqatat e bizneseve. Sipas tyre ndryshimet janë të paligjshme, dhe propozojnë qw bllokimi i llogarive duhet të bëhet me urdhër gjykate.
-
7 parashikime kontradiktore për rënien ekonomike në Shqipëri, BERZH ‘shikon’ më zi
21 Nëntor 2020, 15:53Të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato vendase japin shifra të ndryshueshme herë pas here për rënien ekonomike të Shqipërisë. Deri më tani BERZH ka parashikimin më të zymtë për ekonominë, dhe Ministria e Financave vlerësimin më optimist.
-
As festat e fundvitit nuk i japin shpresë turizmit, eksperti: Humbjet 70%, njerëzit kanë frikë të udhëtojnë
21 Nëntor 2020, 15:46Humbjet që pandemia i shkaktoi turizmit në sezonin veror, nuk do mbushen aspak nga festat e fundvitit. Agjencitë turistike thonë se humbjet kalojnë 70%, ndërsa nuk presin përmirësim të situatës përpara pranverës së vitit të ardhshëm.
-
Shqiptarët ‘vrasin’ stresin e pandemisë me kafe dhe cigare, Dogana: Vetëm në tetor u importuan 980 ton kafe dhe 280 ton cigare
21 Nëntor 2020, 15:36Importi i kafes dhe i cigares ka arritur nivele rekord në muajin tetor. Sipas të dhënave të Doganës Shqiptare në muajin e kaluar ne kemi importuar 980 tonë kafe dhe 280 tonë cigare. Nga ana tjetër këtë vit është rritur ndjeshëm edhe importi i produkteve higjienike.
-
Ekonomi: Buxheti garanton rimëkëmbje ekonomike, paketa fiskale e orientuar drejt lehtësimit të biznesit (Përgjigjet nëse do marrë në 'dorë' bashkinë Durrës)
20 Nëntor 2020, 18:49Kryetarja e Komisionit te Ekonomisë, Milva Ekonomi, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm ka si qëllim që të garantojë rimëkëmbje ekonomike.
-
Pandemia goditi buxhetin e bizneseve dhe familjeve, shtyhen 120 milionë euro këste kredie
20 Nëntor 2020, 15:58120 milionë euro është vlera e kësteve të kredive të shtyra, pasi u goditën nga pandemia. Përfitues ishin bizneset dhe individët që u prekën më shumë nga mbyllja e ekonomisë në karantinë. Bizneset kërkojnë ristrukturim por shqetësimi i Bankës së Shqipërisë mbetet rritja e nivelit të kredive me probleme, që në shtator ishte në 8.3%.
-
Skema e bujqësisë/ Naftë 50% me lirë, Rrapaj: Trefishohet fitimi i fermerëve! Ky vendim do të rrisë të ardhurat në buxhet
20 Nëntor 2020, 15:31Heqja e tre taksave për naftën e fermerëve do të trefishojë prodhimin dhe të ardhurat. Kështu shprehet kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj për Report TV teksa shton se ky vendim do të nxis fermerët të regjistrohen.
-
Bie me 43.3% numri i turistëve në Korrik-Shtator, INSTAT: Rënia më e madhe në rajonin e veriut
19 Nëntor 2020, 17:06Në muajit e nxehtë të verës numri i turistëve ka pësuar një rënie me 43.3%, krahasuar me 2019. Sipas të dhënave të INSTAT si pasojë e pandemisë rënia më e madhe e vizitorëve është shënuar në rajonin verior. Sipas raportit strukturat akomoduese nuk u shfrytëzuan as 20%.
-
Ulen me 11 mln € të ardhurat nga sigurimet! Eksperti: Përveç papunësisë nga pandemia është rritur informaliteti në paga
19 Nëntor 2020, 15:49Të dhënat e Ministrisë së Financave flasin për rënie të ardhurave nga sigurimet me 11 milionë euro, duke dëshmuar për më pak të punësuar. Ndërsa eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se është rritur edhe informaliteti, dhe pronarët po deklarojnë paga të ulta për punonjësit.
-
Pandemia godet 86% të bizneseve të shërbimeve! BSH: Sipërmarrjet e shohin zgjidhjen te borxhi dhe shtyrja e pagesave të detyrimeve
18 Nëntor 2020, 17:33Pandemia vijon të ketë ndikim të madh negativ në aktivitetin ekonomik të bizneseve dhe kryesisht tek sektori i shërbimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë 86% e bizneseve të pyetura në sektorin e shërbimeve pohojnë se situata është përkeqësuar.
-
Lehtësim i procedurave doganore për bizneset në Shqipëri, Maqedoni e Serbi, Banka Botërore mbështet projektin “Një dritare e vetme”
18 Nëntor 2020, 14:33Qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë marrë angazhim zhvillimin e “Një dritare të vetme kombëtare për tregtinë”, si pjesë e një përpjekje më të gjerë për lehtësimin e tregtisë dhe transportit.
-
Efekti COVID, importet e barnave arrijnë rekord në tetor, rriten 42%! Po përdoren shumë antibiotikë
18 Nëntor 2020, 08:41Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.
-
Vit pandemik, arka e shtetit 294.5 mln euro minus, goditja më e madhe nga TVSH, tatim-fitimi dhe të ardhurat personale
17 Nëntor 2020, 16:37Në 10 muaj të ardhurat në arkën e shtetit janë 294.5 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia më e madhe e është reflektuar tek të ardhurat tatimore me mbi 21 miliardë lekë dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga janari në tetor u mblodhën në total 347.1 miliardë lekë.