Ekonomi
-
Institucioni i kontrollit kërkon vëmendje më të shtuar të Kuvendit dhe qeverisë lidhur me dikasteret që kanë rezultuar me shkelje financiare.
3 Mars 2020, 14:35 -
Marrëveshja me Fondin e Kuvajtit për rrugën e Lumit të Vlorës, Denaj: Ndërlidhim rajonet, zhvillojmë ekonominë dhe turizmin
3 Mars 2020, 13:13Lidhja e fshatrave të lumit të Vlorës dhe zonës së Tepelenës me zonën e bregdetit do të sjellë ndikim edhe në kontekstin e aktivitetit ekonomik, duke sjellë zhvillim të turizmit, jo vetëm detar por edhe malor, zhvillim të agroturizmit, intensifikim të blegtorisë dhe bujqësisë.
-
Guvernatori Sejko leksion në shkollën ekonomike në Londër: Ekonomia shqiptare mbetet pozitive
2 Mars 2020, 17:14Guvernatori Gent Sejko ka mbajtur një leksion në ambientet e Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës për “Sfidat financiare në ekonomitë e vogla të hapura - perspektiva e bankës qendrore".
-
Amnistia, Zef Preçi: Nuk ‘mbush’ arkën e shtetit, vendim politik (VIDEO)
2 Mars 2020, 14:56Amnistia fiskale për ekspertin Zef Preçin është vendim politik dhe i nxituar, pasi mund të legjitimohen edhe paratë e pista. Sipas tij kjo amnisti nuk do të mbush arkën e shtetit, pasi edhe më parë nuk ka funksionuar.
-
Amnistia fiskale 'thikë me dy presa', eksperti për Report TV: Nuk shmangen dot paratë e krimit
1 Mars 2020, 15:16Të gjithë individët që kanë punuar në të zezë në Shqipëri apo edhe jashtë vendit dhe kanë krijuar të ardhura të pa deklaruar deri sot, tashmë kanë një mundësi që t'i deklarojnë pa u ndëshkuar. Kjo falë një amnistie fiskale të premtuar nga Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS një ditë më parë. Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha për Report Tv se një nismë e tillë mund të sjellë rritje ekonomike por ka rrezik të rezultojë e dëmshme pasi mund të përfitojnë ata që kanë pasuri nga veprimtari kriminale.
-
Hyn në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani! Çfarë duhet të dini
1 Mars 2020, 11:21Më 1 mars hyn në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani. Ai u drejtohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE. Çfarë rregullon ky ligj dhe çfarë duhet të kesh parasysh për ardhjen në Gjermani?
-
Rënie e madhe e aksioneve globale, si pasojë e frikës ndaj koronavirusit! Pse po ndodh një gjë e tillë?
1 Mars 2020, 08:15Dallimi ndërmjet kësaj jave dhe asaj të kaluarës është se virusi është përhapur në qendrat kryesore të prodhimit, në Itali dhe në Korenë e Jugut, duke rrezikuar kështu prishjen e zinxhirit global të furnizimit, ose shkaktimin e një tjetër raundi të krizës së borxheve të Eurozonës, nëse rastet e infektimit me këtë virus do të vazhdojnë të rriten në Itali.
-
Ikja masive, 23 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2019
28 Shkurt 2020, 15:41Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.
-
Përgjysmohen lejet e ndërtimit pas tërmeteve të nëntorit, INSTAT: Tremujorin e fundit kanë rënë me 45.6%
28 Shkurt 2020, 14:41Ky frenim i lejeve të dhëna ishte i pritshëm pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi Agjencia e Zhvillimit të Territorit njoftoi aplikantët se dhëniet e lejeve të reja të ndërtimit janë të bllokuara në Tiranë, Durrës, Lezhë.
-
Punime në segmentin Pallati me Shigjeta - Rrethrrotullimi 'Shqiponja', ja si devijon trafiku
28 Shkurt 2020, 13:22Së shpejti do të nisin punimet për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me shigjeta, Rrethrrotullimi Shqiponja. Zëvendësministri i Infrastrukturës u shpreh se tashmë është hartuar edhe plani i menaxhimit të trafikut gjatë fillimit të punimeve.
-
Rindërtimi pa TVSH e taksë infrastrukture, eksperti: Lehtësira të tilla krijojnë vend për abuzime
27 Shkurt 2020, 17:02Të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit, ndërtimit dhe riparimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe TVSH-ja. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi shprehet se të tilla lehtësira krijojnë hapësirë për abuzime nga subjektet.
-
Kontroll teknik për objektet mbi 50-vjeçare, Hysenlliu: Tërmetet e 2019-ës dhanë një shtysë të fortë
27 Shkurt 2020, 15:11Sipas ligjit të publikuar në fletoren zyrtare, kontrolli do të kryhet për të gjitha ndërtimet publike ose jo publike që kanë një vlerë të paktën 10 milionë lekë, por edhe objektet publike, si kopshte, çerdhe apo shkolla.
-
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpall tre tendera për rikonstruksion rrugësh
26 Shkurt 2020, 19:42Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tre tendera për rikonstruksion rrugësh, që pritet të sjellin zhvillim ekonomik të zonave përkatëse. Tenderët e hapura janë për akset rrugore Qafë Qelë – Koman, për Ersekë – Leskovik dhe për Përmet – Çarshovë.
-
173 mln euro për rimbursimin e TVSH-së, në 2021 shlyhen të gjitha detyrimet
25 Shkurt 2020, 19:54Administrata Tatimore për këtë vit është parashikuar të rimbursojë 173 milionë euro TVSH për bizneset. Në rast se një subjekt duhet rimbursuar mbi 1.2 milionë euro, pagesa mund të bëhet me këste.
-
Pronat e luksit, më shumë interes për rivlerësimin...shtohet edhe për tokat
25 Shkurt 2020, 15:03Nga rivlerësimi i pronave duket se përfituesit më të mëdhenj janë ata qytetarë që kanë një apartament luksi ose vilë. Sipas vlerësuesit të pasurive Ervin Demirxhiu interesi për rivlerësim ka qenë i lartë nga kjo kategori për shkak se tashmë detyrimi që i paguajnë shtetit është 5-fish më i vogël.
-
Financat: Borxhi publik kaloi 9 miliardë euro në 2019! Detyrimet sa 65.84 % e GDP
25 Shkurt 2020, 15:01Ka vijuar të rritet shifra e borxhit të përgjithshëm publik të vendit gjatë vitit të kaluar. Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ai ka kaluar tashmë nivelin e 9 miliardë eurove. Por borxhi ka shënuar ulje me 2 për qind gjatë 2019-ës në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto
-
853 milionë € kredi për rindërtimin, ekspertja Shehu: Është hua produktive, treguesit ekonomikë do të përmirësohen
24 Shkurt 2020, 14:37Pas Konferencës së Donatorëve, ku vendit iu premtuan 1 miliardë e 152 milionë euro, shqetësimi i ngritur tashmë është shlyerja e kredive që shteti do të aplikojë për të marrë.
-
INSTAT: Rriten hyrjet për biznes, kryesisht nga Polonia, Anglia dhe Mali i Zi
24 Shkurt 2020, 13:56249.461 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në muajin janar të këtij vitit duke shënuar një rritje me 19.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa kanë dalë nga vendi 311.629 persona duke shënuar përsëri një rritje të ndjeshme.
-
Raporti i MONEYVAL/ Denaj: Prioritet goditja e pasurive të krimit, OFL dëshmi e kësaj pune
22 Shkurt 2020, 10:53Ministrja e Financave, Anila Denja gjatë reagimit për raportin MONEYVAL tha se qeveria ka shtuar angazhimin e qeverisë në luftën kundër pasurive kriminale dhe se sekuestrimet e ndodhura nga Operacioni 'Forca e Ligjit' është dëshmi se punës që ka filluar.
-
Shqipëri-Çeki, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
20 Shkurt 2020, 16:30Ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, infrastrukturë, industri, energji, mjedis, bujqësi, turizëm, standardizim, metrologji, etj.
