Ekonomi
-
Sivjet prodhimi i duhanit ka rënë në nivelin më të ulët të tre dekadave të fundit. Fermeri nga Roskoveci, Novruz Kuka thotë se përballet me kosto të larta, pasiguri për tregun dhe mungese punëtoresh.
21 Gusht 2025, 14:53 -
Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin 107 milionë lekë për projektin
21 Gusht 2025, 12:11Në një procedurë të çelur këtë të enjte, me fond limit 107 milionë lekë, ARRSH vlerëson se ky projekti për Urën e Milotit erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit, i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje.
-
Plani i Rritjes së BE për Ballkanin/ Shqipërisë i miratohen 32 mln € për 3 projekte, grante për sektorin energjetik
21 Gusht 2025, 08:54Vendit tonë i janë miratuar 3 projektet e para që do të financohen nga Bashkimi Evropian. Bëhet fjalë për financimin e tre projekteve në sistemin energjetik që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor.
-
OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë kanë 'nxitur' pabarazinë
21 Gusht 2025, 07:29Raporti i OKB -së vë në dukje se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar një model më të drejtë shpërndarjeje të të ardhurave, ku shteti të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e shtresave të brishta dhe reduktimin e pabarazisë.
-
Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99,3%
20 Gusht 2025, 18:04Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.
-
Çmimet u rritën 2.4% në korrik, ushqimet me ndikimin më të madh
20 Gusht 2025, 16:07Rritja më e madhe e çmimeve prej 12,0 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili.
-
Projektligji i Pasurive, shoqata NAREA me listë propozimesh: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat! Lehtësira për strehimin
20 Gusht 2025, 16:03Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) del me disa propozime zyrtare për projektligjin për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe për trajtimin fiskal të të ardhurave nga shitja e pronave. Kërkon edhe që periudha e rivlerësimit të jetë të paktën 12 mujore dhe jo 9 si në projektligj
-
FMN: Zbatimi efikas i reformave mund të rrisë me 9% PBB -në e Shqipërisë në periudhën afatmesme
20 Gusht 2025, 13:52Fondi vuri në dukje se Shqipëria duhet të rrisë më tej efikasitetin e shpenzimeve publike dhe forcimin e menaxhimit të investimeve. Përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve shtetërore dhe transparenca fiskale janë pjesë e reformave të domosdoshme.
-
Çmimet e referencave/ Profesionistët letër Ministrisë së Financave: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet
20 Gusht 2025, 10:29Aleanca e Profesionistëve të Lirë paralajmëron se çmimet e referencës nuk ndjekin tendencën e tregut, për rrjedhojë politika të tilla do të nxisin tendencën rritëse të çmimeve të shitjes së apartamenteve.
-
Inspektoriati i Punës kalon në 'sitë' 926 biznese gjatë korrikut, kontrollohen mbi 20 mijë vende pune! Vendos dhe 643 masa administrative
20 Gusht 2025, 09:47Sipas të dhënave, janë kontrolluar mbi 20 mijë vende pune, ndërsa janë ndërmarrë 643 masa administrative. Po ashtu, janë trajtuar 88 ankesa të bëra nga qytetarët.
-
Bizneset shqiptare ‘përqafojnë’ përdorimin e Inteligjencës Artificiale, kryesojnë në rajon dhe BE! Në vitin 2023 u përdor nga 12%
20 Gusht 2025, 07:42Sipas të dhënave, niveli i bizneseve shqiptare që përdorin Inteligjencën Artificiale është mbi dyfishin e mesatares rajonale prej vetëm 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.
-
Ujësjellësit/ Në 2024 të ardhurat 113 milionë euro, vetëm 5 shoqëri mbulojnë kostot
19 Gusht 2025, 19:36Në tërësi, niveli i mbulimit të Kostove O&M është rritur, duke arritur në 107.6%, me të ardhurat nga aktiviteti (pa përfshirë subvencionet), çka tregon një përmirësim të qëndrueshëm financiar në raport me vitin e kaluar.
-
Risi për drejtuesit e mjeteve, nga 19 gushti Certifikata e Aftësimit Profesional do përfshihet në lejen e drejtimit (VIDEO)
19 Gusht 2025, 16:34Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit dhe nuk do të lëshohet më si dokument i veçantë.
-
Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2% në 7-mujor
19 Gusht 2025, 14:19Importet e ushqimeve kanë shënuar një zgjerim të qëndrueshëm pas pandemisë, duke arritur në 93 miliardë lekë në janar-korrik 2025 nga 90.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
-
Tabela/ Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe bodrumeve në rrethe
19 Gusht 2025, 14:16Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018, ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, u përfshinë për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.
-
Nuk ka asnjë rikuperim, eksportet ranë me 7.4% për janar-korrik
19 Gusht 2025, 07:35Për 7 mujorin 2024, eksportet në total ishin 232 miliardë lekë, sipas INSTAT. Si rrjedhojë, duke hequr shifrën e tranzitit të karburanteve drejt Kosovës, për janar-korrik 2025, eksportet janë tkurrur me 7.4%, duke vijuar me tendencën negative.
-
Hartohet projekti për ndërhyrje në Urën e Milotit, ARRSH pritet të mbyllë fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim
18 Gusht 2025, 16:21Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, kanë përfunduar hartimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, me qëllim hapjen sa më parë për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 tonë.
-
Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, vijon puna për ndërtimin e 8 stacioneve! Dorëzohen në fillim të vitit 2026, fondi 10,2 mln euro!
18 Gusht 2025, 15:53Drejtori i hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, shpjegon se punimet kanë nisur nga muaji qershor dhe kjo është kontrata e dytë, që nuk ishte parashikuar tek e para. E para kishte ndërtimin e hekurudhës (shina dhe trase), kurse e dyta është ndërtimi i stacioneve.
-
Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik
18 Gusht 2025, 08:24Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025. Sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.
-
Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike
18 Gusht 2025, 07:52Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL sjell në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve.
