Ekonomi
-
Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore.
18 Korrik 2025, 16:05 -
'Aksioni për sigurinë ushqimore, i rëndësishëm', Zusi për Report TV: Rasti i rigonit? Nuk është e gabuar të kërkohet faturë, duhet të ketë kontroll
18 Korrik 2025, 14:21Zusi komentoi edhe rastin viral në Sarandë, ku një tregtare përplaset me një inspektor pasi i kërkon që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit.
-
Në gjashtë muaj u mblodhën 366 mld lekë të ardhura, ndikim pozitiv rritja e pagave të shtetit! Shtohen edhe shpenzimet
18 Korrik 2025, 12:25Gjashtëmujori i parë i vitit është mbyllur me 366 miliardë lekë të ardhura nga tatimet e taksat. Tatimi mbi pagat ka pasur kontributin më të madh në rritjen e të ardhurave në këtë periudhë. Ndërkohë Ministria e Financave raporton për shpenzime në vlerën 332 miliardë lekë, duke bërë që gjashtë muajit e parë të vitit të mbyllen me suficit.
-
Nga tregjet bujqësore, thertoret te përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
18 Korrik 2025, 07:45Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.
-
Monedha euro drejt një minimumi të ri, po zbret nën 97 lekë! Valutat po tkurren, por jo çmimet për produktet e importit
17 Korrik 2025, 19:26Valutat e huaja duken të pafuqishme përballë monedhës kombëtare. Banka e Shqipërisë thotë se euro po shkon drejt një minimumi të ri, teksa sot u këmbye në 97 lekë. Krahasuar me vjet është zhvlerësuar me 3%, por kjo rënie nuk po sjell çmime më të ulëta, ndërsa po dëmton eksportuesit dhe ata që kanë të ardhurat në euro.
-
VIDEOLAJM/ Si duket tuneli Qukës-Qafë Plloçë, punimet drejt përfundimit
17 Korrik 2025, 17:08Në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com, duket vepra infrastrukturore e përfunduar.
-
150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve
17 Korrik 2025, 16:22Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka pritur në një takim sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, dhe së bashku me përfaqësues të ambasadës italiane në vendin tonë, panë nga afër punën për zbatimin e kësaj marrëveshje.
-
Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë bllokuam 20 ton mallra, i nevojshëm formalizimi i sektorit
17 Korrik 2025, 09:36Në tre ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë bllokuar 20 ton mallra. Tatimet thonë se rezultatet e këtyre tre ditëve të para, tregojnë nevojën për formalizimin e sektorit.
-
5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE, arrijnë 330 mln euro
17 Korrik 2025, 07:32Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..
-
Referencat e hoteleve nuk ndalin ‘traditën’, vetëm një në 5 të huaj që erdhi në vend u akomodua në hotele, bujtina apo resorte
16 Korrik 2025, 17:22Vetëm 622 mijë të huaj nga 3.4 milionë vizitorë u raportuan se fjetën në strukturat akomoduese të vendit në 5 muajit e parë të këtij viti, duke u rritur lehtë në raport me vitin e kaluar. Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë se pavarësisht nisjes së zbatimit të referencave për shfrytëzimin e kapaciteteve, deklarimet nuk janë rritur sipas pritshmërive.
-
Ekskluzive/ AKU s’është pezulluar! I hiqen aksionet ‘blic’ pas ankesave të bizneseve! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera
16 Korrik 2025, 15:15Të gjitha inspektimet e planifikuara nga AKU në fillim të vitit do të vazhdojnë të kryhen nga inspektorët e saj, pavarësisht deklarimeve për pezullimn e saj. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report TV se, tani e tutje, AKU-së i janë ndaluar vetëm kontrolle të paparashikuara. Deri në shkrirjen e plotë të saj plani i punës do të bëhet nga ministria. Kjo vendimmarrje sipas Ministrisë vjen pas shumë ankesave nga bizneset për sjelljen e inspektorëve.
-
Aksioni për sigurinë ushqimore, Panariti: 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje
16 Korrik 2025, 14:57Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë në Report Tv, tha se kjo nismë vjen për shkak të presionit që ka qeveria përballë Bashkimit Europian për hapjen e kapitullit për sigurinë ushqimore.
-
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
16 Korrik 2025, 07:27Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë.
-
Taksa e re për shtëpitë e dyta/ Eksperti Imobiliar: Në fuqi nga 1 janari 2026, kush i mban banesat bosh do detyrohet t’i shesë, mund të sjell rënie çmimesh
15 Korrik 2025, 20:20Eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, tha se do të ketë një dyfishim të taksës së pronës së dytë. Sipas ekspertit, kjo do të prek ata pronarë që i kanë aktualisht pronat e dyta dhe për ata që do ti blejnë pas 1 janarit 2026 kur ligji të hyjë në fuqi.
-
Tregtarët e bulmetit në 'ankth' nga kontrollet tatimore për faturat: 30 vite që 'ushqehemi' me qumësht, paguajmë taksa e po vuajmë
15 Korrik 2025, 15:40Vendimi i qeverisë për të kërkuar kuponë tatimore për produktet bujqësore dhe blegtorale ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te fermerët. Ata e konsiderojnë masën të padrejtë dhe të papërshtatshme me kushtet në terren.
-
Edhe mediat në “kurthin” e zarfeve! Gazetarët probleme me pagat dhe sigurimet (Vështirësi për t'u "faktuar")
15 Korrik 2025, 15:37Nëndeklarimi i pagave, dhe vonesa e tyre, apo mungesa e kontratave të punës, janë një problem i përhapur edhe në sektorin e mediave. Nga 135 kontrolle të kryera në mediat në vend, që prej vitit të shkuar, 35% e rasteve janë nxitur nga denoncimet e vetë gazetarëve, për shkelje të Kodit të Punës.
-
Mbi 100 milionë Lekë fitime në 6 muaj nga qiraja e pronave të sekuestruara nga krimi
15 Korrik 2025, 13:38Gjatë periudhës janar–qershor 2025, të ardhurat nga qiratë kapën vlerën totale prej rreth 100.4 milionë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo shifër ishte 58.4 milionë lekë.
-
Tatimet: Tregtarët ambulantë, jo detyrim për të lëshuar faturë
15 Korrik 2025, 12:58Në njoftimin zyrtar, Tatimet bëjnë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
-
Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetarin për të mbështetur vazhdimësinë e bashkëpunimit me autoritetet shtetërore
15 Korrik 2025, 10:44Bankers Petroleum Albania ka emëruar z. Andrija Kojaković si Kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetar, I cili mbart një karrierë të spikatur në pozicione drejtuese të sektorit të energjisë, diplomaci dhe këshillim strategjik.
-
Eurostat: Shqipëria kryesoi në Europë për emigracion neto negativ më 2024
15 Korrik 2025, 07:48Në pjesën më të madhe të BE ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.
