Ekonomi

  • ARMO dhe dy kompanitë që kanë marrë me qira një pjesë të aktivitetit të saj janë në gjendje të rëndë financiare me borxhe që arrijnë gati 400 milionë dollarë. Gjiganti i përpunimit të naftës në vend, ARMO praktikisht ka falimentuar, por ligji që e klasifikon atë si sektor strategjik pengon procesin.
  • Misioni i FMN mbërrin në Tiranë për
     rishikimin e pestë të marrëveshjes

    Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka “zbarkuar” në Tiranë për rishikimin e pestë të marrëveshjes trevjeçare, pas miratimit të transhit të dytë dhe të tretë të kredisë që ky institucion i dha qeverisë shqiptare në fund të muajit shkurt.

  • Ikin azerët e ARMO-s, blerësit e rinj
    të naftës mbi 60 milionë $ borxhe

    Azerët e  Heaney Assets Corporation po heqin dorë nga pronësia në uzinën e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, pavarësisht se, aktiviteti me ardhjen e tyre ishte trefishuar.

  • Lame shpërndan legalizime në 
    Lezhë: 14 600 ndërtime në proces

    Procesi i shpërndarjes së certifikatave të legalizimit të ndërtimeve informate ka vijuar në qytetin e Lezhës për banorët e këtij qarku. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, i shoqëruar edhe nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës Monika Kryemadhi, nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark Arben Ndoka dhe nga Kryetari i Bashkisë, njëherësh edhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për zgjedhjet e 21 qershorit Viktor Tushaj.

  • OSHEE:70% e bizneseve sezonale
    turistike debitorë me 2 miliardë lekë

    Rreth 70% e bizneseve sezonale që punojnë gjatë verës në zonat turistike, rezultojnë debitorë të energjisë dhe duke mos shlyer faturat e energjisë elektrike, kanë grumbulluar një borxh rreth 2 miliardë lekë ndaj OSHEE-së.

  • ​Remitancat, Rusia 'dërguesja' më 
    e madhe, Shqipëria 30% nga Italia

    Një raport i fundit tregon se emigrantët që punojnë në Evropë kanë dërguar në vendet e tyre 109.4 miliardë dollar vitin e fundit, duke ndihmuar rreth 150 milionë njerëz rreth botës. Studimi i i International Fund for Agricultural Development (IFAD) tregon se 2/3 e parave shkojnë në vendet e zhvilluara, shumica në Azi dhe Afrikë. Kurse 1/3 është dërguar nga Rusia dhe vendet e Evropës Perëndimore në vendet e Evropës Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

  • Pronat në bregdet, qeveria 
    ndryshon rregulloren e privatizimit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në rregulloren e privatizimit të trojeve shtetërore në bregdet. Rregullorja e re parashikon shlyerjen e tërë shumës së truallit përmes një pagese të vetme, dhe jo periodike. 

  • TAP hap tenderin për pjesën detare 
     pritet nisja e punimeve në Shqipëri

    Gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) ka shpallur hapjen e tenderit për pjesën inxhinierike, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin të pjesës detare të projektit si tubacion nënujor me diametër 36 inç në detin Adriatik mes brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore me gjatësi rreth 105 km. Në tender pritet të marrin pjesë kompanitë e parakualifikuara në muajin shkurt, ndërsa kontrata pritet të lidhet në fund të këtij vit, bëjnë të ditur burimet zyrtare të TAP-it.  VIDEO

  • BB: Kredia, në varësi të realizimit
    Borxhet e pensionet u realizuan

    Banka Botërore deklaroi se lëvrimi i kredisë 1.2 miliardë dollarë, që akordoi për Shqipërinë është i lidhur me ecurinë e reformave dhe realizimin e investimeve në terren.

  • Pronat/ AKKP çmime të reja
    për veprimet me dosjet, ja tarifat

    Gazeta Shqiptarja.com boton çmimet e shërbimeve që do të paguajnë qytetarët për çdo veprim me pretendimet apo dosjet e tyre, nga kërkesa për shqyrtim dokumentacioni, deri te aplikimet për njohje pronash apo dëmshpërblim financiar. Ndryshon dhe formula per te aplikuar ne njohjen e oborreve ne perdorim.

  • Grumbullimi i produkteve bujqësore
    në Lushnje, Rama: 400 të punësuar 

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në komunën Dushk të Lushnjes ku nisi punën një prej qendrave më të madha për grumbullimin dhe magazinimin e prodhimeve bujqësore. Gurin e themelit e vendosi kryeministri Rama dhe deputeti i zonës Erion Braçe, për një investim i cili vlerësohet me impakt të madh për një nga zonat më bujqësore të vendit.

  • OSHEE: Arkëtimet u rritën me 34%
    krahasuar me Maj-in e 2014-ës

    Rreth 10 milionë dollarë më shumë janë arkëtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në muajin maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në një njoftim zyrtar për shqyp OSHEE, thotë se arkëtimet në muajin maj arritën në 4.9 miliardë lekë, ose 34% më shumë se Maji i vitit 2014 (pra, afro 10 milionë dollarë më tepër).

  • BB: Rritja ekonomike për Shqipërinë
    në tre vitet në vazhdim do jetë 3.5%

    Banka Botërore ka konfirmuar parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në kufijtë e 3.5% për tre vitet në vazhdim. Në raportin e publikuar së fundi prej saj, Banka Botërore evidenton se, mbështetur në projeksionet e raportit për perspektivat ekonomike globale, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3% për vitin 2015 dhe me 3.5% për vitet 2016 dhe 2017.

  • Lame: 50 mijë familje do përfitojnë
    legalizime falas,rrezikonin shtëpitë

    “Rreth 50 mijë objekte që deri më sot ishin të bllokuara, tashmë do të përfshihen në procesin e Legalizimeve”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Aluiznit Artan Lame, në një konferencë për shtyp, teksa ka theksuar se 50 mijë familje shqiptare tashmë do të përfitojnë nga miratimi i shtesës në ligjin e Legalizimeve që u miratua dje në Kuvend.  VIDEO

  • Këmbimi i çuditshëm, 1 cent $
    amerikan...250 trilion $  të Zimbabve

    Shifra te cmendura kembimi parash ne Zimbabve. Qeveria e Zimbabves ka vendosur qe cdo dollare vendas ta ktheje ne dollare amerikane brenda shtatorit te ketij viti. Por, 1 cent dollare amerikane vlen 250 trilion dollare te Zimbabves.  VIDEO

  • FMN braktis bisedimet me Greqinë 
    Brukseli: Athina të mos luaj bixhoz

    Perfaqesuesit e fondit monetar nderkombetar kane braktisur bisedimet e Brukselit me qeverine greke. Ky veprim ka shtuar se tepermi presionin mbi qeverine greke per te gjetur nje zgjidhje te shpejte per reformat e nevojshme. Zedhenesi i FMN-se deklaroi se diferencat mes paleve jane shume te medha dhe larg nje marreveshjeje.

  • OSHEE investon 800 mln lekë në 
    Durrës, Gjiknuri inspekton punimet

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka filluar fazën e investimeve në zonat më problematike të Durrësit. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, drejtori i OSHEE-së Adrian Çela dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako inspektuan fillimin e punës në zonën e Ish-Kënetës.

  • Ndryshon formula e tatimit të
    qirasë për bizneset e banesat

    Tatimi mbi çdo ambient të dhënë me qira do të llogaritet përmes një formule që do të bazohet te natyra e objektit, vendndodhja e tij dhe çmimeve referencë të përcaktuar nga Qeveria.

  • Doganat, marrëveshje e re
    me “Rapiscan” për konteinerët

    Qeveria shqiptare ka shmangur pagesën e 359 milionë dollarëve në Arbitrazh, duke hequr dorë nga anulimi i kontratës koncesionare për skanimin e konteinerëve me kompanitë S2 Albania dhe Rapiscan.

  • Qeveria: Do tatohet çdo 
    ambient me qira, ja formula

    Nga 15 korriku 2015, tatimi mujor për sipërfaqet me qira do të jetë jo më i vogël se 0.3% e çmimit te shitjes se ndërtesës, ndërkohë që për çdo objekt me qëllim biznesi do të aplikohet çmimi referencë, i ndryshëm për çdo zonë si dhe për qëllimin e përdorimit të objektit (dyqane, zyra, parkingje).

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv