Ekonomi

  • Shqipëria renditet mes 139 vendeve që do të mund ta sigurojë 100% energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2050.
  • 35% e shqiptarëve me universitet
    kanë një punë të nivelit më të ulët

    Mbarimi i një fakulteti në fushën e ekonomisë, juridikut apo një dege tjetër të preferuar dhe mosgjetja e një pune në profesion po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh për rininë shqiptare, që po gjen si të vetmen alternativë punësimin në call center.

  • Investimet, nuk ka rrugë
    të reja deri në vitin 2018

    Buxheti afatmesëm, fondet për veprat publike në minimume historike për 3 vitet e ardhshme. Qeveria opotimiste për të ardhurat. Ashtu si dhe në vitin 2016, shpenzimet për ndërtimin e rrugëve të reja e të veprave publike do të jenë në mjaft të ulëta edhe për dy vitet që pasojnë. 

  • Qeveria në dietë deri në 2018
    ngrijnë pagat dhe pensionet

    Zbardhet buxheti afatmesëm. Ndonëse shumë optimiste me të ardhurat, Qeveria duket se do vazhdojë “dietën” kur vjen fjala te shpenzimet deri në vitin 2018, duke mbajtur të ngrira pagat, pensionet, dëmshpërblimet për të përndjekurit, por edhe pagesat për të papunët apo familjet në nevojë. 

  • Fondet për veprat publike,
    Ska rrugë të reja deri në vitin 2018

    Sipas parashikimeve buxhetore afatmesme të bëra publike nga Qeveria, vetëm në vitin 2018 investimet publike do të arrijnë vlerën prej 65.7 miliardë lekësh, gjithsesi shifër më e ulët se ajo e vitit 2014.
     

  • Fondet për veprat publike,ska rrugë
    të reja deri në vitin 2018

    Sipas parashikimeve buxhetore afatmesme të bëra publike nga Qeveria, vetëm në vitin 2018 investimet publike do të arrijnë vlerën prej 65.7 miliardë lekësh, gjithsesi shifër më e ulët se ajo e vitit 2014.
     

  • Individët zbrazin depozitat me afat
    në lekë, ikin 200 mln euro në një vit

    Totali i depozitave në banka në fund të muajit tetor ishte 972 miliardë lekë, duke shënuar rënie me 0.1% apo me 1.1 miliardë lekë, në raport me shtatorin. Ky është muaji i dytë me rënie, pas rritjes tradicionale në gusht, si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve.

  • Projektligji për lojërat e fatit, mbyllen
    kazinotë, reduktohen pikat e basteve

    Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për Lojërat e Fatit, i cili parashikon mbylljen e kazinove elektronike dhe ul ndjeshëm pikat e basteve. Projektligji parashikon gjithashtu mbylljen apo zhvendosjen e pikave të basteve në distancë më të afërt se 200 metra nga institucionet arsimore, institucioneve bankare dhe institucioneve fetare.

  • Haxhinasto për rrugët: Na duhen dhe
    1.2 mld euro për sistem me standarte

    Ministrat e Transportit të vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar projektekt e përbashkëta në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe asaj detare. Haxhinasto ka inkurajuar SITA-n për të qenë më aktive, me vendet që kanë axhenda konkrete.

  • Minierat, Qeveria vendos
    rregulla të reja për punonjësit 

    Këshilli i Ministrave ka vendosur rregulla të reja sa i takon punonjësve të sektorit minerar. Në mbledhjen e fundit ka miratuar edhe një sërë vendimesh të tjera që kanë patur të bëjnë me krijimin e agjencive për zhvillimin e rajoneve dhe përcaktimin e kritereve për liçensave për tregëtimin e naftës

  • Sejdiu: Me Bio-Park-un tim
    energji nga dielli dhe bimët

    Rikthimi në Shqipëri. Një gazetë i bën jehonë"një alternative të re prodhimi, zhvillimi dhe jetese për mbarë globin, që bëhet për patriotizëm". në nj artikull promocional, që ëhstë botuar ekskluzivisht në të, që nga faqja e parë promovon themeluesin e parë të piramidave financiare shqiptare si një biznesmen i "veprave dhe jo i fjalëve".

     

  • Raporti/ S&P: Shqiptarët në vend të 
     fundit për njohuritë mbi ekonominë

    Shqiptarët janë renditur të fundit sa i takon njohurive që ata kanë rreth ekonomisë. Në një anketim të realizuar nga Standart & Poors, vetëm 14 % e shqiptarëve kanë njohuri bazë rreth ekonomisë, duke i karahasuar kështu me afganët.

  • Panariti: Formalizimi, treg i sigurtë 
    për prodhimet bujqësore shqiptare

    Formalizimi i bujqësisë është i domosdoshëm pasi vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për një treg të sigurtë për prodhimet bujqësore shqiptare. Kjo sipas ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti është edhe një sfidë me të cilën po përballet tregu shqiptar.

  • Braçe dhe Bode kundërshtojnë
    propozimin për lojërat e fatit

    ​Licencat e lojërave të fatit, të cilat mund të shkojnë deri dy milionë dollarë, do të kenë kohëzgjatje 10-vjeçare dhe do të paguhen nga subjektet plotësisht që vitin e parë. Ky ndryshim, i paraqitur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, u kundërshtua si nga opozita po dhe nga kreu i këtij Komisioni Erion Braçe. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe Erion Braçe thanë se parapagimi i licencës i heq shtetit mundësinë të revokojë licencat problematike.

  • Falet kamatëvonesa për familjet
     në nevojë dhe bizneset e vogla

    Qeveria vendos t'i falë kamatëvonesën për faturat e pashlyera të energjisë elektrike ndër vite mbi 22 mijë familjeve me ndihmë ekonomike dhe  4 mijë biznese të vogla. Kjo u bë më dije nga vet kryeministri Edi Rama në një konferencë të posacme ne kryrministri.  Ata që përfitojnë janë qytetarët dhe biznese që kanë paguar në mënyrë të rregullt detyrimet sipas kontratës me OSHEE-në 
    VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit

  • Turizëm, konflikti me Rusinë, Turqia
    më e lirë, Shqipëria mund të përfitojë

    Turizmi në Europë pritet të përfitojë ndjeshëm gjatë këtij sezoni nga konflikti që ka nisur mes Rusisë dhe Turqisë. Rusia ka urdhëruar embargon ndaj çdo elementi turk, përfshi këtu edhe turizmin si një nga burimet më të mëdha të të ardhurave për këtë industri. E nga ky konflikt ( nëse vazhdon) shpresohet që të përfitojë edhe Shqipëria. 

  • Arratisje e sipërmarrjeve nga Greqia

    Shifrat që përmendi kohët e fundit në gazetën “Ta Nea” Savas Robolis, drejtor i “Institutit për punë” në Athinë, institut i afërt me sindikatat, tingëllojnë alarmuese. Nga gati njëmbëdhjetë milionë grekë janë në në punë vetëm 3,6 milionë. Rreth 3,9 milionë janë të papunë apo në pension. Greqia po bëhet vendi i të papunëve dhe i pensionistëve. 

  • Reagon "Bankers Petroleum": 
    Jemi për bashkëpunim me qeverinë

    Presidenti i Bankers Petroleum letër të hapur qeverisë: Nëse na jepni akses në llogaritë, do të mund të vazhdojmë bashkëpunimin. CEO David Franch thotë se ka një mosmarrëveshje mbi të ardhurat e vitit 2011, por shton se është caktuar një ekspert ndërkombëtar për ta vlerësuar. Ai kërkon nga qeveria që të zhbllokojë llogaritë bankare në mënyrë që të vazhdojnë normalisht aktivitetin. Në këto kushte thekson ai, "jemi gati për bashkëbisedim me qeverinë".  
    Bankers: Tatimet të zhbllokojnë llogaritë

  • Tatimet ilustrojnë me shembull: 
    Ç'duhet bërë që t'i shpëtoni gjobës

    Të gjithë subjektet kanë një shans t’u shpëtojnë ndjekjes penale e gjobave për shkeljet aktuale si dhe ato të kryera në vite, duke vetëkorrigjuar deklaratat tatimore. Vetëkorrigjimi deri më 31 dhjetor për shkeljet aktuale si dhe ato të kryera në vite, më pas ndëshkohen. 

  • ANKANDET/ Nxirren në
    shitje 775 objekte ushtarake

    Gazeta Shqiptarja.com publikon listën me 775 reparte ushtarake në shitje. Në total janë 1570 objektet shtetërore të nxjerra në shitje në kuadrin e privatizimeve të paralajmëruara që nga vitin 2014. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv