Ekonomi

  • Gazeta Shqiptarja.com publikon listën me 775 reparte ushtarake në shitje. Në total janë 1570 objektet shtetërore të nxjerra në shitje në kuadrin e privatizimeve të paralajmëruara që nga vitin 2014. 
  • Ylli: Janar - Shtator
    Formalizohen 110 mijë punonjës

    Tiranë-110 mijë punonjës të padeklaruar nga punëmarrësi, janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore që nga Janari deri në Shtator të këtij viti. Fakti është bërë i njohur nga drejtori i ISHP, Dritan Ylli.

  • Evazioni, nga sot hyjnë në fuqi
    gjobat e reja deri 10 milionë lekë
    PDF/Ndryshimet në Fletoren Zyrtare

    Nga sot, e martë dhjetor, hyjnë në fuqi gjobat e reja ndaj subjekteve që kapen me shkelje nga organet tatimore, të cilat arrijnë deri 10 milionë lekë. Këshilli i Ministrave ka publikuar në Fletoren Zyrtare gjobat e reja që do të aplikohen ndaj subjekteve me shkelje. 

  • Gjermeni: 560 milionë lekë për
    planet rregulluese të 26 bashkive

    Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka prezantuar këtë të martë, buxhetin për ministrinë që ajo drejton. Gjermeni është shprehur se 560 milionë lekë të buxhetit vjetor të Ministrisë së Zhvillimit Urban janë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore të 26 bashkive, ndërsa 5 prej tyre i ka USAID. ministrja po ashtu tha se ne fund te 2016 bashkitë do të mund të japin leje ndërtimi.

  • Shqipëria mes 90 vendeve që do
    japin të dhëna bankare për britanikët

    HM Revenue and Custom, autoriteti britanik i taksave ka hartuar një listë prej 90 shtetesh, të cilat brenda janarit të 2016 duhet të ndajnë informacionet bankare me to. Shqipëria gjendet në këtë listë…Kjo iniciativë, e shoqëruar me një fushatë, për të cilën prestigjiozja The Telegraph shkruan se po bëhet me qëllim për të “kapur” shkelësit në të gjithë vendet, nënkupton shkëmbimin e informacioneve bankarë nga këto shtete, vetëm për shtetasit britanikë.

  • Buxheti 2016, Gjiknuri:
    Do shtojmë investime

    Buxheti i vitit 2016 pritet që të ketë efekt pozitiv në sektorin energjetik. Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka thënë sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se do të shtohen investimet.

  • Veliaj kritika qeverisë: Buxheti
    për Tiranën lë për të dëshirua

    Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kritikuar qeverinë sa i përket buxhetit të vitit 2016 për bashkitë. Sipas tij, nuk mundet që buxheti i parashikuar për bashkinë më të madhe në vend të jetë më i ulët se bashki të tjera provinciale. VIDEO
     

  • OSHEE importon 7 mln
    euro për energjinë e dhjetorit

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpalli fituese kompanitë: GEN-I Tirana, Shoqëria GSA dhe Shoqëria EFT AG, në garën për importin e energjisë për muajin dhjetor. Totali i energjisë elektrike planifikuar për t’u blerë nga OSHEE për periudhën 1-31 Djetor është 178.560 MWh

  • Shërbime pa faturë, një biznes i 
    shumicës mund të gjobitet 37 mln €

    Krahas gjobës prej 10 milionë lekë, detyrimet për TVSH dhe tatim fitimin, si rrjedhojë e rivlerësimit tatimor, e shumëfishojnë ndjeshëm penalitetin…Ministria e Financave po përgatit udhëzimin i cili do të shërbejë si bazë për zbatimin e ndryshimit të ligjit të procedurave, që hyri në fuqi në 12 nëntor dhe që parashikon ashpërsim të ndjeshëm të gjobave dhe penaliteteve ndaj bizneseve me shkelje. Ja shembulli i marrë.

  • Kinezët ndërtojnë autostradën
    Mal i Zi-Shqipëri, nis në korrik '16

    “China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1,72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, lajmëroi vetë kompania ditën e enjte.

  • Fatorinot dalin "jashtë loje", së 
    shpejti udhëtim me bileta elektronike
    PDF/ Projektligji per transportin rrugo

    Për herë të parë do të parashikohet me ligj udhëtimi me biletë elektronike. Qeveria ka dërguar në Kuvend për diskutim projektligjin që do të rregullojë transportin rrugor në vend.

  • Vendimi/ Çmimet, 31 veprimet
    që nuk do u lejohen bizneseve

    Nuk do të lejohen skontot false. Ulja e çmimeve fiktive dhe likuidimi për mbylljen biznesi do të monitorohen. Nga mashtrimi me markat, presioni ndaj konsumatorëve, premtime për çmime që nuk ekzistojnë, shfrytëzimi i fëmijëve për të bindur prindërit, praktikat agresive, mashtruese apo “peshkuese” e deri te shpalljet “Dyqani mbyllet, malli likujdohet”. 

  • Fondet për rrugët sipas bashkive
    Tirana 18.8 mln lekë, Bulqiza 27.4

    Në projektbuxhetin 2016 përfituesit më të mëdhenj të fondeve për rrugët do të jenë katër bashki. Ndër to, vetëm ajo e Durrësit hyn tek bashkitë e mëdha, ndërkohë që më shumë se ajo do të marrë Bulqiza, pasuar nga Mati dhe Prrenjasi. Këto katër njësi të pushtetit vendor janë më të privilegjuarat ndër 61 njësitë e reja bashkiake të krijuara në përputhje me reformën administrative dhe ndarjen e re të territorit 
    Gaçi: Si mundet Bulqiza 50 % më shumë fonde për rrugë se Tirana?

  • Ahmetaj: S'ka rrugë as në 2016 
     duhen edhe 210 mln € të tjera

    AAsnjë prej projekteve të mëdha rrugore nuk do të përfudojë as në vitin 2016 për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Keshtu deklaroi ministri Arben Ahmetaj ndërsa prezantoi planin e investimeve publike në Komisionin e Ekonimisë. Por jo vetëm kaq...do të duhen edhe më shumë fonde. Kreu i ministrisë së Ekonomisë tha konkretisht se rruga do të duhen të paktën edhe 160 milionë euro të tjera për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës. Kur do të mbarojë Elbasan-Tiranë unë ja u thashë duhen dhe 50 milion euro

  • Dhoma e Avokatisë: Mos rrisni
    kontributet, cenoni konkurrencën

    Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i mbledhur më datë 25.11.2015 mori në shqyrtim ndryshimet ligjore të propozuara nga Këshilli i Ministrave për ndryshimin e ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe në ligjet e tjera të paketës fiskale, të cilat janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Halcom 10 vjet në tregun bankar në
    Shqipëri e Kosovë, ja risitë e shërbimeve

    Halcom feston 10-vjetorin në tregun bankar në Shqipëri e Kosovë. Kompania Halcom është e njohur për shërbimet E-Banking, Mobile Banking, SMS Banking,të cilat ofrohen nga bankat shqiptare dhe kosovare falë bashkëpunimit me Halcom ku përfitojnë direkt qytetarët.

  • Oferta fantastike për këtë
    fundvit nga Alpha Bank Albania!

    Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Alpha Bank Albania ka dhënë për klientët nëpërmjet ofertave shumë të leverdisshme për produktet e shërbimet e saj financiare, një tjetër ofertë fantastike vjen në tregun shqiptar në këtë fundviti.

  • Dëmshpërblimet/ 16 milionë dollarë
    për makinat 

    Kompanitë e sigurimeve rrisin 16.8% arkëtimet. 55 milionë dollarë për sigurimin e makinave në janar-tetor 2015.

  • Li Keqiang - Ramës:Kina mbështetje
    infrastrukturës portuale e bujqësisë

    Infrastruktura portuale dhe sektori i bujqësisë janë dy nga fushat ku Kina do të mbështesë Shqipërinë. Garancinë për këtë e ka marrë në Kinë kryeministri Rama i cili gjatë një takimi me homologun Li Keqiang, ku u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunim që nisi 2 vite më parë.  VIDEO

  • INSTAT: Ja mospërputhja e
    kualifikimeve në Shqipëri /Raporti

    Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave konfirmojnë deformimet e dukshme nga të cilat vuan tregu shqiptar i punës: Vetëm 6.8% e totalit të të punësuarve në Shqipëri janë punëtorë, ndërkohë që Kategoria e menaxherëve, profesionistëve dhe teknikëve janë thuajse sa dyfishi i tyre, ose 12.9% e totalit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv