Lajme nga emisionet
-
Dashi tha se Balluku e ka vënë në siklet mazhorancën socialiste, teksa shtoi më tej se SPAK do t’i dorëzojë Kuvendit një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të saj.
12 Mars, 21:20 -
Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët për Report TV: Mund të zgjasë deri në qershor, nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!
12 Mars, 17:18Irani nuk pritet të dorëzohet, por nga ky konflikt do të dalë shumë më i dobët ushtarakisht. Ky ishte përfundimi i analizës së bërë në emisionin “Bota Report” në Report TV, ku u diskutua për luftën në Iran dhe përplasjen me SHBA-të.
-
Resorti i Ulajt në Rrjoll/ Kapri: Banorët janë dhunuar, po u grabiten pronat! Kokaj: Fatmir Shpellzaj dëmtoi varrezat, solli kockat e stërgjyshit me një furgon blu
11 Mars, 21:03Teksa deputeti Kapri tha se banorët e Rrjollit janë dhunuar sistematikisht me qëllim grabitjen e pronave për ndërtimin e resortit të Ulajt, Luçjana Kokaj pretendoi se Fatmir Shpellzaj ka dëmtuar varrezat e fshatit dhe ka sjellë aty eshtrat e stërgjyshit të tij.
-
'Dëgjoja Ramën, të vije duart në kokë’, ish-deputeti socialist Braho: Ballukut s’i bën derman as perëndia! Ulsi Manja, jeniçer i pushtetit politik
11 Mars, 20:04Ish-deputeti scialist deklaroi që ndryshe nga çfarë thuhet në publik, mazhoranca po ndërhyn në punët e Drejtësisë. Sipas Brahos këtë e vërteton edhe gjuha e përdorur nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua raporti i ligjvënësve socialustë në Këshillin e Mandateve, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim heqjen e lirisë.
-
-
-
‘Balluku’ të enjten në Kuvend, Ngjela: Ka forcë sa Rama! Kuçana: Kryeministri s’e lëshon! Ajo e mbylli kilometrin e fundit, opozita vijon protestat
11 Mars, 18:04Avokati Spartak Ngjela mban qëndrimin se Kuvendi nuk shkel ligjin sido që të votojë. Sipas tij, kërkesa e SPAK do të rrëzohet sepse Balluku ka të njëjtën forcë politike si Rama. Ilirjana Kuçana thotë se Rama s’e lëshon dot Ballukun sepse ai përmendet në dosjen e saj.
-
Alergjitë e stinës nuk shkaktohen nga poleni, ato kanë një shkak madhor! Këshilla nga Altin Joka
11 Mars, 16:24Alergjitë e stinës: vetëm poleni apo edhe stili ynë i jetesës? A janë antihistamikët zgjidhja e vetme? Çfarë duhet të shmangim dhe çfarë duhet të konsumojmë?
-
Raporti i PS për Ballukun, Alimehmeti: I pritshëm vendimi i Ramës, është nën presion! Rexhaj: S’ka bazë për heqjen e imunitetit, dyshoj te standardi i hetimeve
11 Mars, 13:42Alimehmeti e sheh raportin e PS për Ballukun si vendim të pritshëm prej Ramës. Sipas tij, kryeministri ndodhet nën frikë e presion. Albatros Rexhaj mendon se s’ka baza për të hequr imunitetin e Ballukut, teksa ka dyshime te kërkesa dhe hetimet e SPAK.
-
-
Vendimi i kreut të Gjykatës së Lartë për të riparë praktikën e ‘arrestit me burg’, Ndreca: Veliaj s’do ishte në paraburgim nëse kjo procedurë do zbatohej më herët
10 Mars, 22:03Ndreca tha se nëse kjo praktikë për të cilën Gjykata e Lartë ka nisur procedurat do të aplikohej edhe më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sipas tij nuk do të ishte në paraburgim.
-
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik
10 Mars, 17:42Ekspertja e sigurisë kibernetike thotë se ndërhyrja ka ndodhur me emaile ose bashkëlidhje që shërbejnë për vjedhjen e fjalëkalimeve. Hakerët ia kanë dalë të qëndrojnë brenda rrjetit pa u pikasur. Ajo thekson se këto sulme ndërthurin presionin politik e psikologjik, por s'ka vend për panik.
-
PS nuk e lëshon Ballukun, Bido: Nuk plotësohen kushtet e autorizimit për arrestin me burg! Karaj: Beqaj e Veliaj në burg, deputetja e lirë! Po e mbron Rama
10 Mars, 14:26Ardit Bido mbrojti qëndrimin “arresti me burg s'mund të jetë bukë e djathë”. Avokati Karaj thotë se drejtësia është sulmuar nga vetë kryeministri. Sipas Bidos, rasti Balluku nuk përmbush kushtet për autorizimin, kurse për Karajn, Veliaj e Beqaj kanë ngarkesë më të vogël penale, por janë dërguar në burg.
-
-
Spahiu: Ballukun e duan të arrestuar, ndërsa Berishën të pandehur e nxjerrin kandidat për kryeministër
9 Mars, 22:56Teksa tha se Balluku duhet të hetohej në gjendje të lirë, Spahiu shtoi se PD kërkon arrestimin e ish-zv.kryeministres, ndërkohë që sipas tij nxjerr Berishën që është i pandehur si kandidat për kryeministër.
-
PS jo arrestimit të Ballukut/ Sara Mila për Report TV: S’ka fakte që ka kërcënuar dëshmitarët! Gaba: Mazhoranca u bë gardh kundër SPAK, do sanksionohemi nga BE
9 Mars, 22:18Për Sara Milën, qëndrimi i PS kundër arrestimit të Ballukut nuk e cënon punën e SPAK. Sipas saj nuk ka fakte që të vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë së Posaçme që Balluku ka kërcënuar dëshmitarët dhe ka tentuar prishjen e provave. Ndërsa Gaba dhe Peçi kanë tjetër qëndrim. Ata shprehen se kryeministri Rama duke PS janë bërë 'gardh' në mbrojtje të Ballukut dhe aferave të qeverisë.
-
PS kundër arrestimit të Ballukut/ Goci: Kthim në pikën 0, flitet për miliona euro! Drejtësia me ‘shpatulla pas muri’. Avokati: Mazhoranca po i ofron mbrojtje politike ish-ministres
9 Mars, 17:59Pedagogu Goci dhe avokati Ramaj e kanë cilësuar si të padrejtë qëndrimin e mazhorancës kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, pasi sipas tyre, në akuzat e ngritura ndaj ish-ministres diskutohet për miliona euro korrupsion.
-
Veri-Jug në fshatin Syzezë të Beratit, vendi që po kthehet në destinacion agroturizmi
8 Mars, 14:12Ju ftojmë të bëheni pjesë e një udhëtimi në fshatin Syzezë, pjesë e rrethit të Beratit, me fokus zhvillimin e agroturizmit.
-
‘Një nga ne’/ Historia e Alketa Muharremit, gruaja që u frymëzua nga natyra: Kam 5 vite që krijoj sapunë me vaj ulliri dhe qumësht gomarice, ja si t’i bëni në shtëpi
7 Mars, 15:23Produktet bio nuk janë vetëm për t’u konsumuar. Alketa Muharremi ka zgjedhur të përfshijë vajin e ullirit, bimët mjekësore dhe qumështin e gomaricës në formulimet e saj. Prej 5 vitesh, krijon në punishten e saj në Vlorë sapunë artizanalë, kremra dhe pomada pa kimikate.
-
Protestat në Rrjoll/ Prek Molla: Policia po paguhet për të mbrojtur oligarkun Ulaj! Balliu: E patolerueshme dhuna e përdorur ndaj banorëve
6 Mars, 19:13Prek Molla ka deklaruar se Policia po paguhet për të mbrojtur Oligarkun Bashkim Ulaj, në mënyrë që ai të grabisë tokat e qytetarëve në Rrjoll, ndërkohë që Balliu është shprehur se dhuna e ushtruar ndaj banorëve të Rrjollit, është e patolerueshme.