Lajme nga emisionet
-
Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në 'Studio Live', teksa foli për zhvillimet e fundit në vend, komentoi edhe sjelljen e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka shkelur për të disatën herë masën e GJKKO për të mos komunikuar me persona jo-familjarë që prej se ndodhet në arrest shtëpie.
8 Janar 2024, 18:21 -
Pamjet e dhunës ndaj Bedries nga i shoqi, eksperti i sigurisë Softa: Jo konflikt i zakonshëm, por ferr për të ndjerën! Gazetari Dema: Ka edhe dy video të tjera
8 Janar 2024, 18:16Dëshmitë e fëmijëve të Bedrie Lokës dhe një episod dhune i faktuar së fundmi me video kanë orientuar hetimet drejt dhunës në familje dhe kërcënimeve të shpeshta nga burri si shkaktarë që e shtynë 41-vjeçaren të bënte vetëvrasje
-
Denigrimi në rrjetet sociale, Malaj: Të krijohen mekanizma mbrojtëse! Lekatari: Duhet hapësirë ligjore për të drejtat digjitale! Kallanxhi: Mbyllja e profileve në Tik-Tok kërkon kohë
8 Janar 2024, 16:07Bullizimi dhe denigrimi në rrjetet sociale në jo pak raste ka rezultuar fatal për njerëzit, ku rasti i fundit është vetëvrasja e 41 vjeçares në Sukth të Durrësit, një ngjarje ku hetimet zbuluan se krahas talljes në Tik Tok, gruaja ka pasur edhe dhunë fzike e psikologjike nga bashkëshorti
-
-
Kujdes, çdo vendim që merrni në Janar do ketë ndikim përgjatë gjithë vitit 2024! Parashikimi i horoskopit për muajin Janar nga astrologu Jorgo Pulla
8 Janar 2024, 14:15Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Janar për 12 shenjat e zodiakut.
-
Kontrollet në objekte për sigurinë ndaj zjarrit, drejtorja e Shërbimit Zjarrfikës: Masa administrative për subjektet që kapen në shkelje
8 Janar 2024, 14:11Me urdhrin e ri të dhënë nga Ministria e Brendshme do ushtrohen kontrolle në objektet në gjithë vendin, të cilët do t’i nënshtrohen një kontrolli për masat kundër zjarrit. Drejtoresha e Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme, Holta Komino thotë në Report Tv se do të ngrohen grupe pune që do të ushtrojnë kontrollet për zbatimin e rregullave teknike.
-
Efektet magjike të Sherebelës, kuron mbi 30 sëmundje! Ylli Merja: Ja si t’a përdorni
8 Janar 2024, 13:21Sherebela shqiptare, bima që ka pushtuar tregun amerikan. Cilat janë vlerat e saj shëndetësore, përfitimet që marrim nga përdorimi si çaj dhe vaj
-
‘Edhe unë si Bedrija!’ Gruaja nga Tropoja telefonon dhe rrëfen për Report Tv tmerrin e 25 viteve martesë: Burri e nipi i tij më rrahin, s’më lënë të punoj tokën! Apel për ndihmë
8 Janar 2024, 12:16Rasti i Bedrijës nuk është i vetëm. Një grua nga fshati Hoxhaj e Tropojës së vjetër telefonoi sot në emisonin “Shtypi i Ditës dhe ju" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv për të denoncuar dhunën dhe kërcënimet nga bashkëshorti e familja e tij. Pa zgjidhje dhe pa ndihmë nga policia dhe pushteti lokal gruaja kërkon ndihmë nga ministri të Brendshëm, Balla e instancat e tjera shtetërore në Tiranë.
-
Deklarata e fortë e deputetit të PDK, Hisen Berisha: Albin Kurti ka gisht në sulmin e Banjskë
5 Janar 2024, 20:55Deputeti i PDK Hisen Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report Tv ku u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka gisht në sulmin e Banjskën në Veri të Kosovës.
-
-
-
Fjalimet e Berishës nga dritarja, Mërtiri: ‘Funerali’ i tij, tragjikomedi që i shënon fundin qesharak! Baçi: Shkojmë për t’u solidarizuar me të
5 Janar 2024, 17:55Politologu Ergys Mërtiri e ka komentuar si tragjikomedi sjelljen e Sali Berishës i cili del dhe mban fjalime në dritaren e banesës ku po mbahet në arrest shtëpie me urdhër të GJKKO.
-
Kulluri: S’ka bashkim të demokratëve për zgjedhjet e 2025 sa kohë që Berisha mendon se është PD e mund ta trashëgojë partinë
5 Janar 2024, 14:24Edvin Kulluri anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, thotë se nuk ka normalizim të marrëdhënieve të PD-së sa kohë që Sali Berisha mendon se ai është PD-ja dhe se këtë parti mund ta trashëgojë
-
Jeta në çift për 2024-ën sipas Jofiel Koço! Cilat nga çiftet do ‘shkëlqejnë’ për këtë vit, cilat çifte do jenë në listën ‘gri’ dhe cilat në krizë?
5 Janar 2024, 13:54Viti 2024 do na sjellë konfigurime të reja për çiftet martesore apo lidhjet dashurore. Por cilat nga çiftet do "shkëlqejnë" për këtë vit?
-
-
-
Fjalimet e Berishës nga ballkoni, Kikia: Deputetët i shkojnë për qokë, mbajnë kokën ulur! Kadilli: Humbi shansin të dilte me dinjitet nga politika
4 Janar 2024, 21:59Gazetari Mentor Kikia i ftuar në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço i cilësoi personat të cilët mblidhen poshtë dritares së banesës së Sali Berishës, si ‘tufë njerëzish të dëshpëruar që vajtojnë’. Madje edhe deputetët e pranishëm, sipas Kikias shkojnë poshtë dritares së banesës së Berishës vetëm për qokë.
-
Ekskluzive/ Hetimet e SPAK, deklarata ‘bombë’ e Dervishit: Në celularin e një ushtaraku të lartë u gjet video ku kryen marrëdhënie seksuale në zyrë
4 Janar 2024, 21:35Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv teksa foli për hetimet e SPAK mbi dosjen e pronave të forcave detare, tha se mes 25 celularëve që u janë sekuestruar ushtarakëve e zyrtarëve të lartë, në një prej tyre është gjetur një video ku ushtaraku kryen marrëdhënie seksuale në zyrë.
-
‘Krim shtetëror’, Lamallari: Koha që të zbardhet ‘21 janari’, predha që vrau Aleks Nikën për ekspertizë në Itali
4 Janar 2024, 20:58“Ka ardhur koha që të zbardhet "21 janari", është krim shtetëror”. Kështu u shpreh zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i ftuar në “Studio Live” në Report Tv i cili tha se pas dy ditësh predha që i mori jetën Aleks Nikës një prej viktimave të protestës së 21-janarit 2011, të cilësuar pa autor, do të niset për ekspertizë në Itali.
-
Sky dhe EncroChat/ Lamallari: Efektivët afat deri nesër për formularin, penalitete nëse gënjejnë, deri në përjashtim nga policia e shtetit
4 Janar 2024, 20:43Nesër është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit