Lajme nga emisionet
-
Grupi i Rithemelimit me në krye Sali Berishën grumbulluan karriget në Kuvend duke mos lejuar socialistët të ulen ndërsa hodhën tymuese në sallë duke bllokuar edhe këtë të enjte bllokimin e diskutimeve në seancë plenare
9 Nëntor 2023, 17:43 -
Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, arrestohet edukatorja
9 Nëntor 2023, 17:07 -
Zjarri në ‘Kurum’, pasoja në shëndet dhe mjedis! Guri: Ndotja në Elbasan 365 ditë të vitit, fabrika u fshihet kontrolleve
9 Nëntor 2023, 15:15Pika e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”, e cila u përfshi nga flakët tre ditë më parë (6 nëntor) për tu shuar pas 20 orësh nga zjarrfikëset, vijon në qetësi dhe në normalitet punën e saj duke shkaktuar ndotje të ajrit në gjithë zonën e Bradasheshit në Elbasan.
-
I porsalinduri që u braktis nga nëna ndërroi jetë, Asllani: Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ kemi 3 raste të braktisjes! Sociologu: Duhet ndryshuar korniza morale e shoqërisë
9 Nëntor 2023, 14:55Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Tiranë ku një foshnje i porsalindur u gjet i braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka tronditur opinionin publik. I porsalinduri ndërroi jetë pasi ndodhej në gjendje të rëndë që prej ditës së djeshme. Në studion e Report Tv, u diskutua për shkaqet që mund ta kenë sjellë marrjen e një vendimi kaq drastik nga nëna 30 vjeçare e cila tashmë është arrestuar nga policia.
-
Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, zv.ministrja e Arsimit: ‘Stinët’ s’kishte licencë nga MAS! Task Forca kontrolle në gjithë vendin, masa deri në mbyllje për shkelësit e ligjit
9 Nëntor 2023, 14:51Zv.ministrja e Arsimit Nina Guga, në një intervistë për Report Tv pranon se kopshti nuk kishte licencë, pasi nuk ka aplikuar në Ministrinë e Arsimit për ta marrë. Por si e ka ushtruar ky kopsht aktivitetin në paligjshmëri?
-
Rithemelimi kaos në Kuvend, Zaloshnja: Strategjitë e Berishës me tymuese s’kanë sukses, e mbështet vetëm çereku i shqiptarëve
9 Nëntor 2023, 13:46Eduard Zaloshnja thotë se strategjia e Berishës duke krijuar kaos në Kuvend nuk është e suksesshme, pasi një gjë e tillë do kishte rezultate vetëm nëse ish-kryeministri do të kishte mbështetje të gjerë dhe të vazhdueshme popullore.
-
E dhimbshme! Nga një barakë në tjetrën, familja Çepele nuk gjen qetësi! Përlot Drita: Më pikon në zemër, ku do e lë djalin të sëmurë
8 Nëntor 2023, 20:27Drita Çepele, nënë e dy fëmijëve në Fier, prej vitesh jeton në mjerim. Sakrificat për të rritur dy djemtë, njëri prej të cilëve me aftësi të kufizuar, kanë qenë të shumta
-
-
-
-
Afera CEZ-DIA, Romeo Kara: Sot pashë një Metë të frikësuar! Shpejt do përballet me akuzën zyrtare, rrezikon të arrestohet! Të merret si provë intervista e gruas së Kastriot Ismailajt
8 Nëntor 2023, 18:37Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA i ftuar në “Studio Live” në Report TV tha se Ilir Meta doli i frikësuar nga SPAK. Kjo sipas tregon se do të përballet me akuzat zyrtare së shpejti dhe se rrezikon edhe të arrestohet
-
Çollaku: Marrëveshjen Rama-Meloni do e çojmë në Kushtetuese! Gazetari: Në Itali strukturat e akomodimit janë plot, 150 mijë refugjatë zbarkuan muajt e fundit
8 Nëntor 2023, 17:56Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv thotë se do ta dërgojnë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Për gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se marrëveshja nuk është diskutuar me aktorët politikë në vend, as me opozitën dhe as në mbledhje qeverisë
-
E mitura theu këmbën në kopshtin në Tiranë, Psikologia: Mësuesit t’i nënshtrohen testit psikologjik! Edukatorja: Dhuna e përsëritur! Zv.ministri: Vijon hetimi, do ketë zhvillime
8 Nëntor 2023, 14:44Një vajzë 3-vjeçare ndodhet në spitalin e Traumës me këmbën e thyer. Prindërit, që denoncuan rastin në media, dyshojnë se e vogla e tyre është dhunuar në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë dhe akuzojnë edukatoret se e fshehën ngjarjen duke i njoftuar shumë vonë pasi incidenti kishte ndodhur.
-
Tragjedia e Gërdecit/ Strasburgu u dha të drejtë familjarëve të viktimave, avokati Matlija: Kërkohet zbardhja e rolit të Mediut! Nesër pyeten 10 dëshmitarë
8 Nëntor 2023, 12:50Në një lidhje ‘skype’ për Studio Live me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Dorian Matlija avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit tha se dëmshpërblimi jepet për dëmin moral të shkaktuar nga sistemi gjyqësor.
-
Nën diktaturë, muzika dhe festat klandestine! Përnaska, Aliçka dhe Vaso tregojnë dënimet e pa e merituara për lirinë 'e tepruara'
8 Nëntor 2023, 10:46Festat private me muzikë të huaj gjatë regjimit monist në Shqipëri kanë qenë të ndaluara.
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Çaça: Bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë! Daci: Politike, nuk zbatohet! Nesturi: U zgjodh vendi jonë prej Ramës
7 Nëntor 2023, 22:30Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni për emigrantët e paligjshëm ka qenë temë debati në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën
-
Refugjatët nga Italia/ Alibali: Do nxitet emigracioni klandestin në Shqipëri! Gazetari shqiptar në Athinë: Shqipëria do ngrejë qendra refugjatësh në Kakavijë e Korçë
7 Nëntor 2023, 22:16Analisti Neritan Alibali e sheh me rezerva marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni për ngritjen në Shqipëri të 2 qendrave për pritjen e refugjatëve nga Italia
-
Zjarri te "Kurum", eksperti ngre alarmin: Janë djegur lëndë kancerogjene, ndotja katastrofike
7 Nëntor 2023, 22:01Pas rreth 20 orësh, është shuar zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”. Report Tv solli pamjet teksa tymi përhapej në ajër, duke shkaktuar ndotje për të dytën ditë radhazi në Elbasan
-
Nesër priten reshje shiu, meteorologia për Report Tv: Nuk presim të ketë përmbytje si në rastin e stuhisë 'Ciaran'! Në zonat malore do ketë borë
7 Nëntor 2023, 20:54Vendi pritet që të përfshihet nga reshje të dendura shiu ditën e nesërme. Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për Report Tv tha, se nesër pritet të ketë reshje intensive në disa qarqe të vendit, por nuk parashikohet që të ketë përmbytje siç ndodhi në rastin kur u prekën nga stuhia ‘Ciaran’. Gjoni tha se nesër do të ketë rënie temperaturash, dhe reshje dëbore në zonat malore
-
Historia e familjes së Zenel Bylykbashit nga Devolli, të cilët pësuan një persekutim të gjatë e të ashpër, në disa breza, gjatë regjimit komunist
7 Nëntor 2023, 20:28Gjithçka ishte nxitur për shkak të qëndrimit nacionalist të tyre gjatë luftës së Dytë Boterore si dhe për shkak të pasuerisë që ata posedonin prej disa dekadash. Këto do të bëshin shkak që fill pas mbarimit te luftes të niste përndjekja dhe persekutimet për fisin Bylykbashi.