Reforma Zgjedhore, Xhafaj thirrje opozitës: Të diskutojmë! I domosdoshëm garantimi i votës për emigrantët, ua kemi borxh

Të premten më 26 janar, komisioni i Reformës Zgjedhore nëpërmjet mbledhjes online, miratoi kalendarin e punimeve pasi fillimisht mbledhja fizike u pamundësua për shkak të pengesës së deputetëve të grupit Berisha-Bardhi.

Nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, deputeti socialist Etjen Xhafa tha se deputetët të cilët tashmë po bllokojnë mbledhjen e komisionit, për 2 vite e gjysmë nuk folën asnjëherë për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se duhet të heqin dorë nga këto veprime dhe të ulen në diskutime. 

"Së pari, është domosdoshmëri të ulemi dhe të diskutojmë. Të gjitha zgjidhjet e mundshme do kenë të mirat dhe të këqijat e tyre. Është domosdoshmëri të mblidhemi me palët dhe të diskutojmë. Ky komision ka 2 vite e gjysmë që është ngritur. Një pjesë e opozitës që tashmë po e kundërshton, për 2 vite e gjysmë nuk ka folur fare”- tha Xhafaj.

Sa i takon propozimeve të ardhura nga kryedemokrati Lulzim Basha, Xhafaj tha se mes tyre vota e emigrantëve është një domosdoshmëri dhe një detyrim ndaj tyre.  

“Tani duhet t’u ofrojmë shqiptarëve një alternativë të re, kjo nuk bëhet nëpërmjet bllokimeve. Vota e emigrantëve, ua kemi borxh dhe duhet t’ua japim këtë të drejtë dhe ta diskutojmë me të gjitha palët”- shtoi deputeti.

I pyetur nëse mënyra e votimit të emigrantëve duhet të jetë një zonë elektorale apo që vota e tyre të jetë e barabartë me atë të votuesve brenda vendit, Xhafaj u shpreh pro versionit të parë duke nënvizuar se ka funksionuar në vende të ndryshme të Europës.

“Unë jam për zonën elektorale. Mendoj se është zgjidhja që ka funksionuar kudo në Europë dhe në botë dhe është fillim shumë i mirë për ne. Mendoj se duhet t’u japim disa mandate emigrantëve shqiptarë. Në funksion të kësaj zone elektorale edhe ata të kenë mundësinë të sjellin kontributin e tyre këtu. Ky do të ishte opsioni më optimal”- sqaroi deputeti.

Mes të tjerash deputeti socialist foli edhe për vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese që i dha dritën jeshile marrëveshjes së emigrantëve me Italinë. Xhafaj tha se pas miratimit të kësaj marrëveshje, qendra e strehimit të emigrantëve afrikanë në Gjadër të Lezhës do të jetë gati brenda 6 muajsh. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
'Kushtetuesja' i dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë për emigrantët, deputeti i PS zbulon kur do jetë gati qendra e strehimit në Gjadër

 

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes me Italinë për emigrantët, tha se qendra e strehimit në Gjadër të Lezhës do të jetë gati brenda 6 mujorit të parë të vitit.

Në një lidhje skype për emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se nuk ka asnjë anti-kushtetutshmëri në marrëveshje me shtetin fqinj.

“Ashtu sic e kemi thënë edhe ne, nuk kemi dorëzuar asnjë të drejtë kushtetuese tek Italia. Kemi një tokë e cila është pronë ushtarake për përdorim të përkohshëm tek e cila do trajtohen emigrantë që kanë synim të shkojnë në Itali dhe pastaj do t’i kthehet prapë Shqipërisë.

Besoj se do jetë gati brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Ka një iniciativë që duhet të zhvillohet. Pastaj do të shikojmë sesi do të zhvillohet”- u shpreh deputeti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë