Lajme nga emisionet
-
I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” eksperti i IT Said Dulevic shpjegoi më tepër për klikimet në rrjetet sociale. Ja çfarë duhet të dini.
21 Shkurt 2023, 12:10 -
Parandalimi i atentatit ndaj ‘Otit të Elbasanit’, eksperti i kriminalistikës: Policia tregoi se po lëviz, por duhet të marrë në kontroll territorin
21 Shkurt 2023, 11:49Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha se parandalimi i atentatit ndaj Elton Kilës në Elbasan është një punë për të cilën policia duhet të përgëzohet. Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se tashmë policia duhet të vendosë kontroll të plotë mbi territorin e qytetit të Elbasanit.
-
-
-
-
5 Pyetjet/ Kryemadhi: Ramën s’e shiti Ahmetaj për inceneratorët por 1 tjetër afër tij! Spaho: Basha s’u financua nga para ruse por nga oligarkë shqiptarë
20 Shkurt 2023, 21:45Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe deputeti i PD, Edmond Spaho kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo me Report TV ku folën për zhvillimet më të fundit në vend dhe përplasjen e ashpër politike mes mazhorancës dhe opozitës.
-
Turqia s’gjen qetësi nga tërmetet, Bregu për Report Tv: Shifrat e viktimave po fshihen, janë më tepër! Asnjë nga qeveria s’dha dorëheqjen, krim
20 Shkurt 2023, 19:36Turqia është kthyer në një arenë lëkundjesh të njëpasnjëshme ku bilanci i viktimave, atyre që janë nën rrënoja, pritet të jetë edhe më i frikshëm, por edhe për këto shifra, ka mjaft rezerva. Ky ishte pohimi i Koordinatores në Drejtorinë e Përgjithshme në Turqi, Anxhela Bregu pak minuta pasi një provincë e Turqisë u godit sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm.
-
Në aleancë me Shehin për zgjedhjet e 14 majit, Patozi: Nëse PD zgjedh një kandidat të përbashkët, do e pranojmë! Vangjeli: Do kryqëzoheni nga të dyja palët
20 Shkurt 2023, 18:36Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se aleanca me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, të kryesuar nga Dashamir Shehi, ka si qëllim rritjen e përfaqësimit opozitar në Shqipëri dhe nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me PD-në, nëse dy palët arrijnë të gjejnë një kandidat të përbashkët.
-
Debati për ‘Aktivistin’, Etjen Xhafaj në Report Tv: Aplikacioni i ‘certifikuar’ online, zero info sensitive kërkohen! Kush ka nxjerrë të dhënat shkon para drejtësisë
20 Shkurt 2023, 18:10Partia Socialiste e ka seriozisht që të padisë penalisht të gjithë ata që kanë marrë të dhëna nga aplikacioni ‘Aktivisti’ dhe i kanë përdorur, disa për të targetuar persona të veçantë. Sekretari Digjital i PS, deputeti Etjen Xhafaj, i ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv tha se të dhënat mbrohen me ligj dhe ata që e kanë shkelur ligjin do të përgjigjen.
-
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, ndau disa këshilla për personat që vuajnë nga gastriti, si ta kurojnë me bimë medicinale.
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
32 vite nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, ish studenti: S'pranuam emrin e diktatorit në diplomë! Më vjen keq për të rinjtë sot, s’kemi forcë të djathtë
20 Shkurt 2023, 09:04Sot shënohet 32-vjetori i rrëzimit të shtatores të ish-diktatorit Enver Hoxha. Ilir Dizdari, një ish student i vitit 1991 që ishte pjesë e grevës së urisë foli në Report Tv duke kujtuar se si të rinjtë u ngritën për të rrëzuar shtatoren e diktatorit.
-
Mbreti Zog vodhi më shumë ar gjatë largimit nga Shqipëria, Bido për Report Tv: Kam rezerva, Italia kishte interes t’i ekzagjeronte faktet për ta rrëzuar nga froni
19 Shkurt 2023, 17:05Një dokument i ri i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pak ditë më parë, “zgjoi” një ndër debatet më të mëdha historike të vendit tonë, atë të largimit apo pabesisë së monarkut Zog. Dokumentet në fjalë dëshmonin se mbreti Zog kishte vjedhur një sasi më të madhe ari sesa ishte faktuar deri më tani, çka paralajmëron ndezjen e diskutimeve, aludimeve por edhe të interpretimeve historike.
-
Nga ëndrra e parealizuar e Ilirjana Bashës te sfidat e jetës të Rita Petros, rrëfimet plot emocion në 'E ardhmja është vajzë'
18 Shkurt 2023, 22:50Një dyshe e emocioneve të forta ishte këtë të shtunë në ekranin e Report Tv në emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin.
-
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Zeka në ‘Pa Protokoll: Kurti e Osmani 'harruan' Thaçin! Krashi: Shqipëria në krah të Prishtinës! Bogdani: Rama mik i Vuçiç
17 Shkurt 2023, 22:25Kosova shënoi sot 15-vjetorin e Pavarësisë, e pikërisht në këtë ditë nuk munguan urimet nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët të cilët shprehën mbështetjen për Prishtinën. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv u diskutua mbi këtë ditë të rëndësishme për Kosovën, por edhe mbështetjen që ka pasur nga Shqipëria.
-
Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet
17 Shkurt 2023, 20:43Dikur dashuria jetohej dhe perceptohej ndryshe. Brezi i viteve 80-90 është ai që kujton një kohë krejt të ndryshme nga ajo që jetojmë në raport me dashurinë. Për këtë diferencë brezash dhe për faktin që dashuria është sa e ndryshme aq edhe e ngjashme në kohë ndamë një bisedë me panelin e “Esencë”.
-
15-vjetori i Pavarësisë, Rrustemi: Njohja e Kosovës është rruga e vetme për Serbinë! Nurellari: Keqardhje për ata që çliruan vendin e nuk festojnë
17 Shkurt 2023, 20:08Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi dhe anëtar i kryesis së PDK-së, Adri Nurellari janë të mendimit se Kosova çdo vit ka një arsye më madhore për të festuar, pasi po konsolidohet si shtet edhe në arenën ndërkombëtare, por për ta i vetmi problem qëndron në marrëdhënie me shtetin fqinj, Serbinë e cila nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.
-
EKSKLUZIVE/ 25 vite e zhdukur, ’Pa Gjurmë’ zbardh vrasjen e Etleva Parangonit! Nëna sheh për herë të parë varrin e të bijës, vajton në studio
17 Shkurt 2023, 19:48Tronditëse ishte puntata e kësaj të premte në ’Pa Gjurmë’ Report Tv, ku gazetarët zbulojnë pas 25 viteve humbje, vrasjen e Etleva Parangonit. E reja nga Fieri ishte trafikuar drejt Italisë dhe u vra nga tutorët shqiptarë. Trupi i saj prej dhjetorit të 1998 prehet në varrezat e Ticinos në Itali, ndërsa nëna vajton teksa sheh varrin e të bijës.
-
EKSKLUZIVE/ Lulzim Basha flet për herë të parë për ‘McGonigal’: Janë paguar para për të hedhur baltë me shpifje ndaj meje, gjithë bota e mori vesh
17 Shkurt 2023, 18:01Dosja ‘McGonigal’ për Lulzim Bashën tregon edhe një herë se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt Kryeministrit Rama. Basha foli në Report Tv sot në prej intervistave të rralla televizive që prej largimit nga PD për çështjen e cila po 'mban peng' aktualitetin politik në vend.