Lajme nga emisionet
-
Problematika e ngrohjes në shkolla, investimet e parashikuara për vitin 2022, vaksinimi i mësuesve, pedagogëve dhe studentëve kanë qenë fokusi i intervistës me Ministren e Arsimit, Evis Kushi në Report Tv. Kushi bëri me dije se vitin e ardhshëm shkollor regjistrimi i nxënësve do bëhet totalisht onine, ndërsa synohet unifikimi abetares në gjithë diasporën.
14 Janar 2022, 18:46 -
Vangjeli: Selia e PD, si ‘dhomë paniku’ e filmave hollivudianë! Duhet zgjidhje politike dhe jo gjuha e kallashnikovit
14 Janar 2022, 18:46Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e së premtes së situata e krijuar në Partinë Demokratike kërkonë një zgjidhje politike. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ai e krahasoi selinë e PD-së me dhomat e panikut në filmat hollivudianë ku familjarët e trembur nga ndonjë sulm presin zgjidhje nga policia
-
Bumçi akuza Bashës: E nxori listën e kandidatëve 45 ditë para zgjedhjeve! Rama do ta ndihmojë edhe në gjykatë që të mbajë vulën
14 Janar 2022, 18:14Deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës. Sipas tij, shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama
-
Nëna e 14-vjeçares së humbur denoncoi në ’Pa Gjurmë’, e mitura ndiqte live Report TV: Hiqni fotot, se do kthehem në shtëpi
14 Janar 2022, 18:12Fal Report Tv, dy adoleshente nga Prrenjasi u gjetën, pasditen e po kësaj të premte, gjatë transmetimit live. Dy vajzat 14 dhe 17-vjeçare ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi.
-
Jeta e një aktori brilant! Mirush Kabashi në një rrëfim gozhdues e plot ngjyra për karrierën, artin dhe familjen
14 Janar 2022, 14:50Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi vjen në një intervistë ndryshe në emisionin “ Rreze Dielli” plot me rrëfime gozhduese për karrierën dhe jetën e tij.
-
Alimehmeti në ‘Report Tv’: ‘Omicron’ varianti dominues, shmangni grumbullimet! Mjekja në Gjermani: Kemi shtrënguar masat anti-COVID
14 Janar 2022, 13:14Alimehmeti theksoi se shifrat e rëndësishme janë shtrimet në spitale. Sipas tij, shifrat aktuale janë shumë larg atyre rekord që janë regjistruar më herët, duke ju referuar shkurtit të vitit 2021 me 600 të shtruar në spitale.
-
Ishte në seli gjatë protestës së 8 janarit, Karapici në 'Repolitix': Unë e njoftova policinë, s'pyeta Bardhin dhe Bashën! Skënderi: Sulmuesit nga zyra e Bashës, paramilitantët që përdori Bardhi para zgjedhjeve
13 Janar 2022, 22:55Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka qenë një nga demokratët e shumtë që qëndronin në zyrë në seli gjatë kohës së protestës dhe ka zbuluar në 'Repolitix' se ka qenë ai një nga personat që ka kërkuar ndërhyrjen e policinë, e për këtë veprim nuk ka pasur nevojë që të pyes as Lulzim Bashën e as Gazment Bardhin.
-
Pas tërheqjes nga një 'rrethim i dytë' të selisë, Berisha kërkon negociata? Paloka mund të ketë kërkuar tryezë me Bashën
13 Janar 2022, 22:26Pas thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, pas protestës ku dështoi për të bërë atë që trumbetoi me të madhe, të merrte selinë e PD si edhe dënimit të dhunës në 8 janar nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, Sali Berisha duket se ka nisur të kuptojë se nga kjo "luftë" po humbet dhe ka nisur që të tërhiqet.
-
-
Përplasja për selinë, Hoxha: Ne po shkonin në shtëpi, Basha na sulmoi me pluhur të bardhë e gaz lotsjellës! Sulaj: Reaguam për vetëmbrojtje, policia të ndërhynte më shpejt
13 Janar 2022, 18:59Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, thotë se demokratët janë dhunuar sepse donin të futeshin në shtëpinë e tyre. Por Blendi Sulaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se arsyja e vetme që po ndodh kjo në PD është se një njeri do të marrë partinë që të mbrojë veten e vet
-
Rakacolli në ‘Studio Live’: ‘Delta’ dhe ‘Omicron’ variantet dominuese në vend! Po infektohen të rinjtë dhe fëmijët! Të respektojnë masat anti-COVID! Ndryshime në varësi të situatës
13 Janar 2022, 17:30Teksa vendi ynë po përballet me shtim të infektimeve dhe masat anti-COVID nuk ndryshohen, Rakacolli tha se nuk është vetëm numri i rasteve të reja që vendos ndryshimin e masave. Ajo theksoi se është ndërthurja me rastet e reja dhe atyre që kërkojnë kujdes spitalor dhe kujdes intensiv, duke mos përjashtuar numrin e viktimave.
-
Beqiri në ‘Repolitix’: Escobar tregoi se veprimet e Berishës ishin banditeske! Elezi: Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, lëvizje pa kokë! Topollaj: SHBA-të mbështesin kreun e PD
12 Janar 2022, 22:20Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, ndërsa e quajti një lëvizje pa kokë. Avokati Idajet Beqiri theksoi se deklarata e Escobar, tregon qartë se veprimet e Berishës dhe grupit të tij janë banditeske, veprime rruge dhe të papranueshme.
-
Agalliu në 'Studio Live': Një nga gabimet e humbjes në 25 prill ishte aleanca me një parti të korruptuar si LSI! E vërteta e fotove me Ramën dhe Veliajn
12 Janar 2022, 20:42Deputeti demokrat Arbi Agalliu ka komentuar në Report Tv fotografitë e tij që kanë qarkulluar në media me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ka folur edhe për situatën në kampin opozitar. Sipas tij, bashkëpunimi me një parti të korruptuar si LSI-ja ka çuar në humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.
-
Protesta në PD, Toni Gogu: Dhuna fizike të largohet nga partitë politike, përgëzoj policinë për ndërhyrjen! Mungesa e një opozitë nuk na pengon të shfokusohemi nga punët tona
12 Janar 2022, 18:46Protesta e dhunshme e Sali Berishës për të marrë selinë blu, për deputetin socialist Toni Gogu është një sjellje që është e huaj për qënien njerëzore dhe aspak qytetare. I pyetur në lidhje me reagimin e Policisë së Shtetit, Gogu përgëzoj efektivët, dhe theksoi shteti ka për detyrë që të ndërhyjë për të quajtur qetësinë publike.
-
Deputetja e PD, mbështetëse e Berishës: Na dhunuan nga brenda selisë, ne ishim si protestues të qetë me duar në xhepa! Përjashtimet e Bashës, skandaloze, partia ka humbur dhe votat e tyre
12 Janar 2022, 13:45Deputetja e PD, Sorina Koti në protestën e 8 janarit dhunën e pa nga brenda selisë blu, ku sipas saj mbështetës të Bashës i kishin pritur demokratët që po protestonin në mënyrë të qetë me shkopinj bejsbolli dhe dyer të blinduara. Koti foli edhe për përjashtimet dhe pezullimet e 28 anëtarëve aktiv të PD, ku e cilësoi këtë vendim si më të gabuarin pasi bashkë me to partisë u ikin edhe votat që ata mbledhin nga simpatizantët e tyre.
-
COVID-19/ Ulqinaku në Report Tv: Infektimet ‘shpërthyese’ dhe fluks në qendrat shëndetësore, të shikojmë mundësinë për masa të reja! Mjeku: Vaksina 'arma' më efikase
12 Janar 2022, 13:41“Shpërthyese” e cilësoi situatën e COVID-19 ditët e fundit, Zv. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku duke folur për Report Tv, ndërsa shtoi se Omicron tashmë është varianti mbizotërues në Shqipëri.
-
A ka një moshë të caktuar kur fëmija duhet të marrë telefon? Kjo është përgjigja e psikologes për prindërit në dilemë
12 Janar 2022, 12:55Fëmijët po bëhen të varur nga rrjetet sociale, duke shkaktuar edhe dëme në psikologjinë e tyre prandaj prindërit shpeshher janë në dilemë se kur duhet t'i lejojnë fëmijës se tyre mbajtjen e një telefoni.
-
U kallëzua për fshehje pasurie, Murrizi në 'Repolitix': Hakmarrje e ulët e tre ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit! Akuza për 60 mijë euro? Asnjë transfertë bankare, i hapur për prokurorinë
11 Janar 2022, 21:40Pas kësaj hakmarrje, thotë Myslim Murrizi qëndrojnë sipas tij Tonin Vocaj, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët i etiketon si komunistë dhe pa integritet. Murrizi sqaron se nuk është tagër i Policisë së Shtetit që të hetojë një deputet, pasi me këtë merret ILDKP-ja, pasi në vitin 2019 ka ai ka qenë deputet. Pas, meje shton Murrizi, policia të merret e të nisë hetimin për ish-deputetët e tjerë që kanë biznese
-
Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi
11 Janar 2022, 21:10Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.
-
Kreu i Bashkisë së Elbasanit e pranon në Report Tv: Janë rritur me 20% tarifat, por janë 16 mijë familje të përjashtuara
11 Janar 2022, 20:35Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pasi pranoi se tarifa e pastrimit dhe ndriçimit është rritur me 20%, tregoi se nga ato do të përjashtohen 16 mijë familje.