Lajme nga emisionet
-
Atë se çfarë pritet të ndodhë në 8 janar, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, për Kreshnik Çollakun, do të jetë një ngjarje që do të turpërojë për një kohë shumë të gjatë demokratët dhe të gjithë vendin.
7 Janar 2022, 18:05 -
Situata në PD, anëtari i Këshillit Kombëtar për Report Tv: Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë partinë! Basha sërish kryetar pas protestës së nesërme
7 Janar 2022, 14:55. Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Varaku tha se pret të njëjtën retorikë dhe të njëjtën përpjekje për ta bërë sa më spektakolare lëvizjen e tij. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Berishës, Varaku theksoi se Basha do të vijojë të ketë kryetar i PD-së më 9 janar.
-
COVID/ Mjeku shqiptar në Londër për Report Tv: Doza përforcuese të merret më herët se 6 muaj pas së dytës! Omicron fillimi i fundit të pandemisë? Epidemiologu: E paparashikueshme
7 Janar 2022, 13:58Në një kohë kur varianti Omicron është bërë mjaft agresiv për sa i përket transmetueshmërisë, eksperti i Shëndetit Publik dhe drejtues i programit të Track & Trace në Southwark, Londër, Laidon Shapo, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri”, u shpreh se doza përforcuese e vaksinës anti-COVID duhet të merret edhe në Shqipëri 2-5 muaj pas marrjes së dy dozave të para dhe jo 6.
-
Studimi ngre alarmin, 40% e të rinjve më infertil se gjyshërit e tyre. Sociologia Binjaku në Report Tv: Shifrat gjithmonë e në rënie, jemi në vështirësi
7 Janar 2022, 12:40Shqipëri duket se ka nisur ‘dimrin demografik’ përsa i përket shkallës së lindshmërisë në vend. Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" sociologia Entela Binjaku tha se shifrat janë gjithmonë në rënie.
-
Varianti Omicron, Alimehmeti në 'Repolitix': Po dominon, infektimi i pashmangshëm!
6 Janar 2022, 23:05Shifrat e larta të infektimeve nga COVID-19 ditët e fundit në vendin tonë kanë ngritur "alarmin", por epidemiologu Ilir Alimehmeti për Report Tv tregoi se pavarësisht se Omicron ka "pushtuar" Shqipërinë, me rëndësi ka numri i të shtruarve në spital dhe ai është i ulët.
-
Pretenca për Izet Haxhinë, Avokati në 'Repolitix’: 2 problemet që kishte seanca sot! Pozitive që prokurori kërkon të thirret Berisha dëshmitar për vrasjen e Azem Hajdarit
6 Janar 2022, 22:48Idajet Beqiri, avokati i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë ka shpjeguar sot se seanca ku u dha sot pretenca për vrasjen e Azem Hajdarit ka pasur probleme. I ftuar në Report Tv, Beqiri tha se nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët që mbrojtja ka kërkuar e ndërsa e cilësoi si të pazakontë faktin që gjykata ka ‘ndërruar mendje’ për të mos marrë parasysh deklaratat e Berishës në media në lidhje me vrasjen e shekullit ndërkohë që më herët i kishte pranuar.
-
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkurti në Report Tv: Pikë kulmore në diplomacinë shqiptare! Shtabi i ushtrisë amerikane, vlerë e shtuar e sigurisë
6 Janar 2022, 20:06"Jashtëzakonisht e rëndësishme, pikë kulmore në diplomacinë shqiptare", kështu e cilësoi diplomati i njohur Lisen Bashkurti anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së.
-
Nard Ndoka në 'Studio Live': 'Senatorët' e PD mund të negociojnë të 'shtyjnë' 8 janarin, debati merr fund me zgjedhje në parti! Gaba: Në protestë Berisha do krijojë ngjarje dramatike
6 Janar 2022, 18:38Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ish-aleat i PD-së është i mendimit që "lufta" e brendshme politike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të zgjidhet mes negociatave.
-
Zhdukja e 19-vjeçarit Ardian Pali, babai ngre dyshime për lidhje me grupin terrorist ISIS! Policia maqedonase gjeti kufomën e një shtetasi sirian, në vendin ku humbi i riu
6 Janar 2022, 17:14Në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV puntatën e kësaj të enjte erdhi në fokus historia e zhdukjes së një riu dibran.
Ardian Pali rezulton i humbur që prej datës 19 maj të vitit 2020. -
Spaho për Report Tv: Më 8 janar i marrim Selinë Bashës dhe do t'ia dorëzojmë demokratëve! Nëse i përgjigjet me forcë vrullit tonë do bëjë gabimin më të madh
6 Janar 2022, 14:34Prej 2 ditësh tashmë mbështetësit e Sali Berishës e kanë gjetur të kyçur derën e Partisë Demokratike për ta. Për deputetin Edmond Spaho, mbështetës i 'Foltores', kjo do të marrë fund më 8 janar, kur sipas tij demokratëve do t'u kthehet shtëpia e tyre.
-
Rritja e infektimeve me COVID-19, epidemiologët për Report Tv: Të shtohen kategoritë për vaksinim të detyrueshëm
6 Janar 2022, 12:52Epidemiologët Erion Dasho nga Gjermania dhe Genc Kapxhiu nga Italia kanë bërë thirrje që në Shqipëri të shtohen kategoritë për vaksinimin e detyrueshëm. Nëse do të ketë më variante të reja të COVID-19 ajo jo nuk mund të thuhet ende.
-
‘Dua të jem e pavarur’, të rinjtë me sindromën Down integrohen në punë dhe suprizojnë klientët e lokalit
6 Janar 2022, 10:52Dea, Marinela dhe Xheni janë tre vajza të reja me aftësi speciale të cilat dëshirojnë të punojnë dhe të jenë të pavaruara. Me pak ndihmë, tashmë ato kanë arritur që ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre.
-
‘5 janari në PD’, Malko: Groteske, i ka ardhur fundi partisë! Përmeti: Ato që ishin brenda selisë janë një meme e madhe! Kume: Berisha-Basha po i bëjnë gjëmën Shqipërisë
5 Janar 2022, 22:24Partia Demokratike është kryefjalë e zhvillimeve politike në vend, ku ndonëse 5 janari iku pa shumë zhurmë, sytë janë nga 8 janari, protesta e thirrur nga Sali Berisha. Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të gazetarit Denis Minga janë të mendim se ajo që u prodhua sot në selinë blu, është një situatë groteste, sa për të qeshur aq edhe për të qarë.
-
Nuk shkoi sot në selinë e PD për 'revolucionin paqësor', Çupi në Report TV: Berisha e di që një incident i vogël të ndodh do i vihen menjëherë prangat
5 Janar 2022, 20:39Analisti Frrok Çupi, thotë se i ka bërë përshtypje që sot Sali Berisha nuk shkoi në selinë blu në zotimin e tij se do të lironte zyrën e PD-së nga Lulzim Basha. Për mungesën e Berishës, Çupi ka dhënë edhe arsye.
-
Deromemaj në ‘Studio Live’: Bashën do e nxjerrim nga zyra, turp nëse ka blinduar PD-në! Çika: Lëvizjet e Berishës për të mbrojtur veten e familjen
5 Janar 2022, 17:29Tema e diskutimit këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv ishte situata në Partinë Demokratike. Të ftuar ishin Nebil Çika, ish-kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë dhe delegati i PD në Vlorë, Genc Deromemaj.
-
‘Flurona’ varianti i ri i koronavirusit? Rakacolli për Report Tv: Është mbivendosje e COVID-19 dhe gripit! Rikthimi i virozave tregon dobësimin e virusit dhe efektin e vaksinimit
5 Janar 2022, 14:03Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se “Flurona” nuk është varinat i ri i COVID-19, por është një mbivendosje infeksionesh të COVID dhe gripit tek i njëjti person. Rakacolli tha se me të dyja dozat janë vaksinuar 44 % e popullsisë së targetuar +16 vjeç.
-
Punë dhe projekte të reja? Ja disa këshilla si ta nisni vitin të motivuar për të realizuar qëllimet tuaja
5 Janar 2022, 13:04Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” Donica Gunther, një këshilluese jete e cile jeton prej vitesh në SHBA përmes skype solli disa këshilla të vlefshme se si ta nism vitin të motivuar.
-
Balliu te ‘5 pyetjet’: Në 5 janar do shkojmë të lirojmë zyrën nga uzurpatori Basha, nëse tenton të na ndalojë provokim për demokratët
3 Janar 2022, 22:16Ajo se çfarë do të ndodhë në 5 janar, afati i fundit që i ka lënë Sali Berisha Lulzim Bashës është e paqartë, por mbështetësit e të dyja palëve bëjnë deklarata të ndryshme e flasin për skenarë të paqartë.
-
Roland Bejko në ‘5 pyetjet’: Berisha me skenare për interesa personale! Shumica mbështet Lulzim Bashën! Ja pse e kërkon PD-në ish-kryeministri
3 Janar 2022, 21:50Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, deklaroi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013 por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale. Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashës ndërsa shtoi se ish-kryeministri kërkon të bëhet kryetar i PD për t'i treguar SHBA-ve se nuk e nxjerrin dot jashtë loje.
-
Nga fëmijëria te sfidat në karrierë, rrëfimi 'sekret' jashtë kostumit të politikës i Erisa Xhixhos në ‘N’kohë’ në Report Tv: Asnjëherë s'e kam menduar largimin nga Shqipëria
1 Janar 2022, 21:37Ish kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, ish-zëvendësministre e Integrimit, sot deputete. Për të gjithë këtë rrugëtim por jo vetëm, për fëmijërinë, studimet në Britaninë e Madhe, Erisa Xhixho i është rikthyer kujtimeve në rrëfimin për emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.