Lajme nga emisionet
-
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv artisti Fatos kabashi tregoi më tepër për këtë punim.
1 Qershor 2021, 11:57 -
Çollaku mbron vendimin për djegien e mandateve, kritikon Bashën për listat e 2017: Lejoi të futen njerëz që PD u shërbente si marketing
31 Maj 2021, 23:01Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.
-
Rishkrimi i historisë, Paskal Milo: S’duhet të presim përmbysje, ka riinterpretim rreth fakteve historike! Gabim të hidhej poshtë e gjithë historiografia e shkruar në kohën e komunizmit
31 Maj 2021, 22:07I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.
-
-
Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid! Alimehmeti për Report Tv: Vera do jetë e qetë, vjeshta ka tendencë për rritje (VIDEO)
31 Maj 2021, 17:22Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid. Epidemiologu Ilir Alimehmeti është i mendimit se qytetarët duhet të lejohen të lëvizin edhe përtej orës 23.00 të mbrëmjes, ndërsa beson se vera do të ruaj nivele të qëndrueshme infektimi me covid, që sipas tij priten të rriten në vjeshtë.
-
-
Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë', takimi emocionues i babë e bir: Doli prej burgut të nënës së vet (VIDEO)
31 Maj 2021, 15:35"Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur M.Z., babai i B. Z., i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, M., që kishte humbur kujdestarinë, në kushte të vështira shëndetësore, pasi është e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. "Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg.
-
EKSKLUZIVE/ Pa Gjurmë gjen 9-vjeçarin! Nëna e rrëmbeu dhe e vishte si vajzë! Pas pak takimi i shumëpritur me babain (Erdhi nga SHBA)
31 Maj 2021, 14:40Falë informacioneve të qytetarëve dhe bashkëpunimit me autoritetet vendase, emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv gjeti pas 2 vitesh, 9-vjeçarin Bledi Zefi. I mituri u gjend në zonën e Laprakës në Tiranë së bashku me nënën e tij Mirela Zefin, e cila edhe pse e kishte humbur kujdestarinë ishte zhdukur pa lënë gjurmë bashkë me të birin. Nga Amerika, ku djali dhe nëna kishin jetuar, ka mbërritur edhe babai i vogëlushit. Takimin e shumëpritur do ta ndiqni sot në një puntatë speciale të emisionit “Pa gjurme” në orën 15:00 me Odeta Dumen
-
'2 Luanë drejt Venecias' filmi më i ri shqiptar bën bashkë 5 produksione ndërkombëtare
31 Maj 2021, 11:52“2 Luanë drejt Venecias” është filmi më i ri shqiptar që do të shfaqet së shpejti për publikun në amfiteatrin e Tiranës, dhe bën bashkë një kast të veçantë aktorësh si Kastriot Caushi, Vasjan Lami Marjana Kondi etj.
-
-
-
'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit' në 'Pa protokoll'! Gazetari që u qëllua me plumb në dorë: Mjeku ligjor tha që isha goditur me çekiç! Prokurorët nuk më thirrën për të dëshmuar
28 Maj 2021, 21:47Gazetari Fatos Mahmutaj tha se pas ngjarjes, prokurorët të cilët kishin në dorë hetimet, i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë. Ai sqaron se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje, por thekson se një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.
-
’14 vjeç dhëndër’! Fejohet me djalin nga Kosova, nëna e nuses: Vjehrri tentoi të abuzonte seksualisht, vajza 4 muajshe shtatzënë ’mbahet peng’
28 Maj 2021, 16:55Një nënë nga Elbasani trondit me rrëfimin e saj,në emisionin ’Pa Gjurmë’, ndërsa akuzon vjehrrin e vajzës se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të bijën. 18-vjeçarja K.S, nga Elbasani u fejua me shkuesi shtatorin e vitit 2020, me 14-vjeçarin M.F nga Kosova. Prej 8 muajve jetojnë në Gjermani, çifti pret të bëhen prindër.
-
Braimllari: LSI u la në përballje frontale me Rilindjen, të vendosur të zbardhet masakra e 25 prillit! PD është fokusuar në procesin e brendshëm të zgjedhjeve
28 Maj 2021, 14:13Lëvizja Socialiste për Integrim është e fokusuar për zbardhjen e masakrës zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, Endrit Braimllari, i cili theksoi se LSI ka denoncuar më prova dhe fakte por që janë rrëzuar nga KAS, duke treguar se është bërë palë
-
Gjikondi në Report Tv: SPAK të hetojë krimin e Metës dhe Berishës për 21 janarin! Shkarkimi i Presidentit ka gjetur dhe harmoninë e ndërkombëtarëve
28 Maj 2021, 13:49Ndërsa në Komisionin Hetimor është duke u lexuar raporti përfundimtar për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i tij si President dhe më pas t'i dorëzohet Parlamentit, aktivistja Brisida Gjikondi e cilësoi këtë si një hap të vonuar por të domosdoshëm si një mesazh të qartë në të ardhmen për këdo që mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme si ai.
-
‘Shënime për një qytet’, Evis Cerga sjell librin e saj të ri me skica letrare për kujtime të parrëfyera më parë
28 Maj 2021, 12:25Shkrimtarja Evis Cerga ka botuar së fundmi librin “Shënime për një qytet”, me skica letrare që flasin për Tiranën por jo vetëm.
-
Masat anti-COVID, epidemiologu Alimehmeti: Prisja që ora policore të hiqej fare! Anëtari i komitetit, Ylli: Maska e detyrueshme, mund të sillte rreziqe për shëndetin
27 Maj 2021, 22:34Epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e “Repolitix” në Report Tv tha se priste që ora policore të hiqej fare.
-
-
-