Kosova & Rajoni
-
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi së voni se Serbia, brenda një viti e gjysmë, synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, kjo është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm.
27 Janar, 20:09 -
Kosova humb paratë e BE/ Eksperti Faik Basha për Report Tv: Shkak institucionet jofunksionale, pasojat i vuajnë qytetarët jo politikanët
27 Janar, 19:08Ai ka shtuar se problemi kryesor lidhet me mosfunksionimin e institucioneve shtetërore, pasi në shkurt të këtij viti bëhet një vit që Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë funksional, ndërsa qeveria ka vazhduar të jetë në detyrë pa u mandatuar plotësisht për mandatin e ri.
-
Kosova nuk përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ballkanin
27 Janar, 15:24Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
-
Të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, arrestohen 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës
27 Janar, 14:41Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës në Kosovë kanë rënë në prangat e Policisë, pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
-
Transportuesit e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë bllokadën në kufijtë e BE-së, Rafuna: Kosova do t'i ndjejë pasojat!
27 Janar, 12:56Shkak mbeten rregullat e reja të Schengenit që sipas shoferëve ua vështirëson punën dhe ua shkurton kohën e qëndrimit në vendet e BE-së. Protestuesit kërkojnë zgjatje të qëndrimit të lejuar në BE në 4 muaj nga 3 që është aktualisht brenda një periudhe gjashtë mujore. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, bllokadat mund të zgjasin deri në 7 ditë
-
Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë 'politike' dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik
26 Janar, 16:37Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
-
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë! Pas dyshimeve për manipulim, nis hetimi për votat në komunën e Drenasit
26 Janar, 16:32Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës për to. Dyshimet lidhen me dallime të konstatuara mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.
-
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës: Hashim Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi!
26 Janar, 16:11Ndërsa procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit po afron drejt fundit, Prokuroria e Specializuar në Hagë vlerëson se rreziku i arratisjes dhe i pengimit të procedurave nga Thaçi mbetet i lartë.
-
Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes, Edward Joseph: Forcojnë marrëdhënien me administratën Trump
26 Janar, 15:49"Ajo që është e rëndësishme tani për Kosovën, si dhe për Shqipërinë dhe Bullgarinë, është se ato po e forcojnë marrëdhënien e tyre me administratën Trump” tha Joseph në një intervistë për mediat kosovare
-
Përfshihet nga flakët një fabrikë ushqimore në Greqi, pesë të zhdukur
26 Janar, 08:18Zjarri ra në fabrikë ushqimore pranë Trikalas. 13 persona ndodheshin në fabrikë kur shpërtheu zjarri dhe 8 prej tyre kishin arritur të dilnin nga objekti. Dëshmitarët thanë se zjarri u parapri nga një shpërthim i fuqishëm që shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës.
-
Bllokada e kamionistëve në Ballkanin Perëndimor, ndalohet qarkullimi i mallrave drejt Europës! Protesta prek pikat kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi e Maqedoninë
26 Janar, 07:40Në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, operatorët e transportit të mallrave nisën një bllokadë dy ditore që mund të zgjasë edhe një javë me qëllim bllokimin e mallrave që kanë destinacion zonën Shengen. Arsyeja e kësaj proteste sipas tyre janë rregullat e reja të hyrje-daljes të cilat limitojnë kohën kur ata mund të kryejnë punën e tyre në zonën Shengen.
-
Pse Kosova iu bashkua Bordit të Paqes? Vjosa Osmani për BBC: Kemi përvojë 20 vjeçare! Nuk do të zëvendësojë OKB-në!
25 Janar, 16:36Presidentja e Kosovës shpjegoi për BBC-në pse Kosova u ftua si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, pse kjo nismë nuk ka veto, nuk cenon sovranitetin dhe pse, sipas saj, paqja arrihet vetëm përmes veprimit.
-
Takimi mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe, presidenti Vuçiç: Më qesharaku në botë
25 Janar, 15:51Delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputetja portugeze Marta Temido, nuk u prit nga Vuçiq, e as nga kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, të cilët ndodheshin jashtë vendit.
-
Greqia përgatitet për stuhi dhe reshje të dendura shiu, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes!
25 Janar, 14:04Sipas meteorologëve grekë, erëra të forta do të fryjnë në Detin Jon të dielën dhe në Detin Egje të hënën, duke arritur deri në 8 ballë në disa zona. Në malet e perëndimit dhe veriut parashikohen reshje të izoluara dëbore.
-
Kosovë/ Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se do të garojë për kryetar të LDK-së
25 Janar, 13:42Hoti – i cili shërbeu shkurtimisht si kryeministër i Kosovës mes viteve 2020 dhe 2021 – shkroi në Facebook të dielën se do ta kërkojë besimin e delegatëve të partisë në Kuvendin e LDK-së më 31 janar.
-
Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?
24 Janar, 16:16Teksa procesi i rinumërimit të votave në Kosovë është në gjysmë të rrugës së tij, dyshimet dhe hetimet për manipulime të votave po zgjerohen.
-
E bija filloi përdorimin e drogës në moshën 16 vjeç, rrëfimi i një nëne në Prishtinë: Kur e kuptova, sikur po më nxirrnin zemrën nga vendi
24 Janar, 15:00Vajza e kishte fshehur mirë përdorimin e drogës - me gënjeshtra që i bënin prindërit t’i humbnin gjurmët. Ditët kalonin, dhe Flutura filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte siç duhej. Vetëm kur vajza mbushi 18 vjet, e vërteta shpërtheu para saj.
-
Albin Kurti: S'ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash
24 Janar, 14:48Thirrja e Kurtit, liderit të partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, vjen pasi autoritetet i ndaluan mbi 100 persona të premten nën dyshimin për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të muajit të kaluar.
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon rinumërimi i votave, përfundon vetëm në 21 komuna
24 Janar, 14:07Në Kosovë vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në përditësimin e fundit të kësaj të shtune nga KQZ në faqen e saj, janë rinumëruar mbi 55.65 për qind e fletëvotimeve.
-
'Besoj në udhëheqjen e Trump', Vjosa Osmani: Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në, do ndihmojë vendet të arrijnë paqen
24 Janar, 13:14Vjosa Osmani theksoi se procedurat komplekse të vendimmarrjes në Kombet e Bashkuara e kanë bërë të vështirë arritjen e paqes, ndërsa Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë. Ajo sqaroi se kjo nismë nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë së bashku me të.