Kosova & Rajoni
-
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara
2 Nëntor 2021, 12:49 -
Ndërkombëtarët ngrenë alarmin: Bosnjë Hercegovina drejt një konflikti të ri! Cristian Schmidt: Serbët janë rrezik, nëse nuk ndërhyhet ka luftë
2 Nëntor 2021, 11:40Situata në Bosnjë e Hercegovinë duket mjaft e tensionuar dhe vendi mund të shkojë drejt një konflikti të egër, nëse nuk merren masa. Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar atje, Cristian Schmidt në një raport drejtuar OKB-së flet për kërcënimet e separatistëve serbë për krijimin e një force të re ushtarake dhe shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës.
-
Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë
2 Nëntor 2021, 09:36Për herë të parë në historinë 30 vjeçare të Maqedonisë së Veriut është dorëhequr një kryeministër. Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale, duke e futur vendin në një krizë politike.
-
Shifra alarmante në Greqi/ Rekord infektimesh, 6700 të prekur dhe 59 viktima në 24 orët e fundit
2 Nëntor 2021, 17:16Fatkeqësisht, mësohet se 59 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 16,050.
-
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë dorëheqjen e Zaev: Koalicioni LSDM-BDI-PDSH të vijojnë me programin qeverisës
2 Nëntor 2021, 07:54Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre mbrëmjen e së hënës vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian
-
Të pathënat e “luftës së ndërthurur me diplomaci” të gjeneralit amerikan Wesley Clark, bombarduesi i Serbisë!
2 Nëntor 2021, 05:21Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka zhvilluar një intervistë të rrallë për emisionin “Opinion”. Ai ka rrëfyer detaje nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë përgjatë luftës së Kosovës. Clark vijoi duke paraqitur një panoramë tjetër të Millosheviçit, një gangster lider i mafies.
-
Kosovë/ KFOR nderon ushtarët e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore
1 Nëntor 2021, 21:54Ushtarët austriakë, hungarezë dhe polakë kanë përkujtuar së bashku 208 heronjtë e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilët prehen në varrezat ushtarake të Pejës. Ceremonia u drejtua nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari.
-
Energjia e lirë në Kosovë, me kosto të rëndë për shëndetin e popullsisë
1 Nëntor 2021, 20:32Me vetëm gjashtë centë për kilowat/orë, Kosova ka ndër çmimet më të ulëta të energjisë në Europë, por ambientalistët paralajmërojnë se kostoja del shumë më e lartë nëse llogariten edhe shpenzimet e shëndetit publik.
-
Çfarë çoi në humbjen e Zaevit në zgjedhjet lokale?
1 Nëntor 2021, 17:43Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përkatësisht partia e tij, Lidhja Social –Demokrate, në zgjedhjet lokale të tetorit u ndëshkua për shkak të mosrealizimit të premtimeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit në nivele të larta, reformat në administratë dhe veçanërisht keqmenaxhimin e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët në komunat e udhëhequra nga socialdemokratët.
-
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 153 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit
1 Nëntor 2021, 16:02Aktualisht, bëhet me dije se janë 6,711 raste aktive me koronavirus. Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë se 309 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
-
Bilanci i COVID në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 5 të infektuar në 24 orët e fundit
1 Nëntor 2021, 15:18Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shëuar asnjë viktimë, ndërsa janë raportuar 5 raste të reja me koronavirus.
-
-
Përplasi motoristin gjatë orarit të punës, i riu shqiptar me shpejtësi ‘skëterrë’, pa patentë dhe makinë luksoze borxh i merr jetën babait të dy fëmijëve në Greqi
1 Nëntor 2021, 14:28Pa patentë, me shpejtësi “skëterrë” dhe me një automjet borxh, i riu shqiptar i ka marrë jetën 47-vjeçarit, babait të dy fëmijëve, teksa ishte në punë dhe po shpërndante porosi me motor në rrugët e qytetit grek, Selanikut.
-
Asociacioni i Komunave, përplasje në distancë mes Kosovës dhe Serbisë
1 Nëntor 2021, 12:47Presidenti Vuçiq pret përgjigje nga BE lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.
-
Humbja e thellë e mazhorancës në vendore çoi në rënien e Qeverisë në Maqedoni! Çfarë thanë për Report Tv në intervistat ekskluzive kreu i opozitës dhe zv. Kryeministri
1 Nëntor 2021, 11:02Çfarë kishte parashikuar zv. kryeministri Artan Grubi dhe kryetari i ZMRO-DPMNE Hristijan Mickoski para zgjedhjeve vendore për Report Tv.
-
Rëndohet situata epidemiologjike në Greqi, ekspertët: Nëntori pritet i vështirë! Do të merren masa të reja, kemi ‘bum’ infektimesh
1 Nëntor 2021, 09:35E rënduar paraqitet situata epidemiologjike në vendin fqinj, Greqinë, ndërsa pritet që nëntori të sjell një shtim të rasteve pozitive nga COVID-19 në vend.
-
Maqedoni e Veriut, pas Zaevit, drejt dorëheqjes e gjithë qeveria
1 Nëntor 2021, 09:34Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, në fakt do të thotë dorëheqje e gjithë Qeverisë. Sipas nenit 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Zaev tani duhet me shkrim ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas vijon procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re.
-
Rezultati i raundit të dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare, fituese absolute! Zaev dha dorëheqjen, LSDM rezultat zhgënjyes
1 Nëntor 2021, 09:28VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të para jo zyrtare, VMRO-DPMNE ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI gjithashtu shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM.
-
“Forcat serbe i kanë djegur të gjallë dhe përdhunuar fëmijë”, përplasja presidentit Klinton dhe Yeltsin për Kosovën
1 Nëntor 2021, 09:17Në prill të 1999-s, Rusia kërkonte që lufta e Kosovës të zgjidhej përmes bisedimeve, që do t’i jepnin Kosovës një autonomi të zgjeruar dhe Jugosllavisë do t’i ruante integritetin territorial të njohur ndërkombëtarisht deri në ato ditë.
-
Humbi në zgjedhjet lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev jep dorëheqjen: Marr përgjegjësinë për këtë humbje politike
31 Tetor 2021, 22:33Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi këto zgjedhje si një humbje të madhe, dhe me këtë ka dhënë edhe dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së