Kosova & Rajoni
-
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 79 viktima. Sakaq, numri i pacientëve të intubuar është 624.
26 Dhjetor 2021, 17:53 -
Tërmet i fuqishëm 5.2 ballë godet Greqinë, nuk ka informacione për të lënduar
26 Dhjetor 2021, 17:00Një tërmet i fortë, 5.2 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar në Kretë pasditen e së dielës. Sipas Institutit Gjeodinamik të vendit, tërmeti ndodhi 46 km në jug të Kassos, ndërsa thellësia fokale ishte 8.9 km.
-
Epidemiologu grek: Jemi para një 'stuhie' infektimesh, mund të kemi edhe 12 mijë raste në ditë! S'ka masa të reja para 3 janarit
26 Dhjetor 2021, 16:18Gikas Majorkinis, profesori i epidemiologjisë në Greqi ka përjashtuar mundësine e vendosjes së masave të reja anti-COVID para datës 3 janar. Ai thekson se po monitorohet situata ndërsa shton se mund të ketë edhe 12 mijë infektime në ditë.
-
-
Kosovë/ 12 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 349 raste aktive me COVID
26 Dhjetor 2021, 14:52Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Në të gjithë vendin janë 349 raste aktive me COVID.
-
Edita Tahiri sulmon Kurtin: Keni marrë vota për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara
26 Dhjetor 2021, 14:32Ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ia hodhi fajin qeverive të kaluara për problemin aktual me krizen energjetike në vend
-
Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti grek Karolos Papulias
26 Dhjetor 2021, 12:01Ish-presidenti grek Karolos Papulias, i cili shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, ndërroi jetë të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca
-
Greqi/Të paktën 30 të vdekur në aksidentin me anije me emigrantë, mes tyre 3 gra dhe një foshnje! Shkak, rivaliteti turko-grek
25 Dhjetor 2021, 23:34Rojet bregdetare greke kërkuan të mbijetuarit në detin Egje të shtunën, pas aksidentit të fundit në një seri të aksidenteve me anije me emigrantë që kanë vrarë të paktën 30 njerëz në vetëm disa ditë.
-
Me humbjen e zgjedhjeve ndryshon dhe qëndrimin, lideri i opozitës bullgare: Nëse qeveria vendos të heq veton për Maqedoninë e Veriut, ne jemi pro
25 Dhjetor 2021, 18:10Opozita bullgare duket se i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE nëse qeveria ndryshon mendim. Sa ishte në qeveri Borisov ishte kundër heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.
-
Regjistrohen 6.590 raste me COVID-19 në Greqi, 58 qytetarë humbën betejën me jetën në 24 orët e fundit! Mbi 84% e të shtruarve në spital të pavaksinuar
25 Dhjetor 2021, 17:12Greqia vijon të shënojë një numër të lartë infektimesh ditore nga COVID-19. në 24 orët e fundit u raportuan me virusin 6.590 qytetarë, ndërsa betejën me jetën e humbën 58.
-
Kosovë/ I mituri 11-vjeçar dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Rahovecit
25 Dhjetor 2021, 01:23Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.
-
Vuçiç: Mos më detyroni t’ju flas se në çfarë presioni ndodhet Edi Rama që u dogj flamuri serb
25 Dhjetor 2021, 00:43Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke thënë se për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet nën presion.
-
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron
24 Dhjetor 2021, 22:24Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se infektimi është regjistruar te një person i cili ka mbërritur nga Britania e Madhe dy ditë më parë.
-
Kosovë/ Qeveria shpall 60 ditë gjendje emergjente për furnizimin me energji
24 Dhjetor 2021, 19:56Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Për vendosjen e këtyre masave u njoftua pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që u mbajt sot më 24 dhjetor.
-
Kurti intervistë për VOA: Marrëveshja me Serbinë brenda mandatit të qeverisë sime
24 Dhjetor 2021, 19:13Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se shpreson për një marrëveshje me Serbinë brenda mandatit të qeverisë së tij, që përkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij të Komisionit aktual evropian.
-
Shifra alarmante në Greqi, 7,665 të infektuar dhe 94 viktima në 24 orët e fundit
24 Dhjetor 2021, 17:2494 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID në 24 orët e fundit. Që prej fillimit të pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 20,292.
-
Kosovë/ 13 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 331 raste aktive me COVID
24 Dhjetor 2021, 14:58Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asgjë viktimë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 331 raste aktive me COVID.
-
REPORTAZH: Begu shqiptar i akulloreve të Zagrebit, historia e pastiçerisë më të vjetër në kryeqytetin kroat
24 Dhjetor 2021, 11:53Nga mesdita e nesërme mbërriti me Golfin e tij fringo në Zagreb dhe mori nga ana lindore e qytetit në rrugën Maksimirska. Uli shpejtësinë për të dalluar numrat në ndërtesa, pastaj ndali dhe parkoi para numrit 34, një pallat trekatësh gri me dy-tre dyqane në kat të parë. Njëri nga dyqanet ishte një pastiçeri e zakonshme tabela e florinjtë e së cilës lexonte Orijent.
-
Milanoviç: 'Ballkani i Hapur' pa Kosovën është i kotë! Serbia s'e ka përparësi integrimin në BE
23 Dhjetor 2021, 20:13Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha sot se nisma Ballkani i Hapur është e kotë nëse Kosova nuk përfshihet si palë e barabartë në të. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare gjatë së cilës zhvilloi takime me udhëheqës të institucioneve të Kosovës.
-
Dodik: Nëse nuk zgjidhet kriza, Bosnjë-Hercegovina mund të shpërbëhet
23 Dhjetor 2021, 17:10Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnje-Hercegovinës është e mundur dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë, ka thënë Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor, në Sarajevën Lindore.