Kosova & Rajoni
-
Presidenti Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur. Në lidhje me këtë vizitë kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat i kanë kushtuar vëmendje protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tyre me ndihmën e tre politikanëve shqiptare po përgatiten për një protestë kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kur të mbërrijnë në Tiranë.
19 Dhjetor 2021, 21:06 -
Del nga operacioni i zemrës duke kënduar, pacienti në Kosovë shembulli i njeriu që sfidon çdo gjë me buzëqeshje (VIDEO)
19 Dhjetor 2021, 15:01Spitalet i kanë frikë të gjithë, po të qëndrosh pozitiv edhe në situatat më të vështira në jetë e bën gjithçka më të lehtë. Pikërisht këtë ka bërë edhe një pacient në Kosovë, i cili pas operacionit në zemër ia filloi këngës.
-
FOTO/ Ulqini 'udhëton në kohë', në qytet festohet viti 2202
19 Dhjetor 2021, 14:57Teksa vendet në të gjithë botën bëhen gati të përcjellin vitin 2021 dhe të mirëpresin 2022-in, në qendër të qytetit të Ulqinit me të madhe dhe me drita, në vend të 2022, është shkruajtur viti 2202.
-
Goditja e SHBA-së me 'listë të zezë', analistët në Serbi: Kambana bie për Vuçiç
19 Dhjetor 2021, 13:58Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ndihmës sekretari iThesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.
-
Kurti: Vetëvendosje do të bëjë opozitë të fortë në komunat që nuk i qeveris
19 Dhjetor 2021, 09:41Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e përkushtuar në komunat ku qeveris, ndërsa do të bëjë opozitë të fortë ndaj atyre komunave që nuki fitoi në zgjedhjet lokale. Kjo deklaratë e Kurtit në mbledhjen me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje.
-
Greqi/ 4,345 të infektuar dhe 63 viktima në 24 orët e fundit! 684 pacientë të shtruar në spitale
18 Dhjetor 2021, 20:28Në 7 ditët e fundit sa i përket rasteve të konfirmuara 207 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 3,409 të tjerë janë raste kontakti. Nga bilanci i viktimave, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.
-
Pritet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
18 Dhjetor 2021, 19:29Autoritetet maqedonase sigurojnë konsumatorët familjarë se energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet më tepër se dhjetë përqind, ndërkohë që kompanitë prodhuese dhe të menaxhimit me energjinë elektrike kërkojnë ngritjen nga 60 deri në 100 përqind të energjisë elektrike në vend.
-
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
18 Dhjetor 2021, 18:10Rusia ka dërguar avionë bombardues me aftësi bërthamore, për të patrulluar kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë, thanë sot autoritetet në Minsk, teksa tensionet janë rritur në mbarë Europën Lindore.
-
FOTOLAJM/ Makina del nga rruga dhe përfundon në dritaren e banesës! Flet pronarja e shtëpisë: Isha në gjumë
18 Dhjetor 2021, 16:46Një mjet tip Peugeot ka përfunduar në njërën prej dritareve të një shtëpie në Beograd. Autoritetet policore serbe kanë konfirmuar se përveç dëmeve materiale, fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar viktima.
-
Kosovë/ 12 të infektuar dhe një viktimë në 24 orët e fundit! 315 raste aktive me COVID
18 Dhjetor 2021, 15:06Kosova prej disa ditësh nuk ka pasur raste fataliteti ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua 1 viktimë nga koronavirusi. Në të gjithë vendin mësohet se janë 315 raste aktive me COVID.
-
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022! Asnjë nga deputetët nuk votoi kundër
17 Dhjetor 2021, 20:55Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, ndërsa kishte vetëm një abstenim. Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.
-
Masat anti-COVID nga Italia, 100 qytetarë bllokohen në aeroportin e Prishtinës
17 Dhjetor 2021, 20:20Rreth 100 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar sot që të udhëtojnë drejt Italisë, ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara. Ajo tha se qytetarët janë ndaluar për shkak të masave të reja nga qeveria italiane, si masa mbrojtëse nga COVID-19.
-
Paralajmëron ministrja: Nëse Rusia sulmon Ukrainën, rrezikohet edhe Ballkani! Provokon një Luftë të Tretë Botërore
17 Dhjetor 2021, 20:00“Nëse Rusia na sulmon, duhet bërë kujdes edhe me Ballkanin”, ka qenë kjo një deklaratë paralajmëruese e ministres ukrainase Julia Laputina. Ish-oficerja e zbulimit ushtarak të këtij vendi është një njohëse e mirë e taktikave ushtarake ruse. Ajo duket se po paralajmëron përmes këtij skenari Perëndimin, për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore.
-
Opozita në Maqedoninë e Veriut: Mbështesim propozimin që shqiptari Afrim Gashi të jetë kryeministër
17 Dhjetor 2021, 15:20Opozita në Maqedoninë e Veriut mbështet një shqiptar për kryeministër. Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se mbështet propozimin që Afrim Gashi i Alternativës të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.
-
Pas operacionit në tru, deputetja Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend, duartrokitje nga kolegët dhe mesazhi emocionues nga kryeparlamentari
17 Dhjetor 2021, 15:20Ai ia doli në pak ditë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të vështirë që bëri para pak ditësh, deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mes duatrokitjeve të kolegëve.
-
Kosovë/ 11 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 317 raste aktive me COVID
17 Dhjetor 2021, 15:028 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157,941 që prej fillimit të pandemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 317 raste aktive me COVID.
-
Qeveria greke tërhiqet, mjafton vetëm rapid testi për të kaluar festat e fundvitit në Greqi! Pas 19 dhjetorit edhe shqiptarët udhëtojnë pa kosto të shtuar
17 Dhjetor 2021, 11:12Qeveria greke është tërhequr nga vendimin se ata që do të hyjnë në territorin grek nga 19 dhjetori, përfshirë edhe shqiptarët, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit.
-
'S'do ketë sukses nëse s'përfshihet i gjithë rajoni'! Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndryshon mendje: Ballkani i Hapur do të ketë mbështetjen time
16 Dhjetor 2021, 22:54Ai ka thënë më parë se nisma Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses përderisa në të nuk janë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa sot përmes një reagimi në rrjete sociale ai ka ardhur me një reagim të ri ku thotë se Ballkani i Hapur është nismë plotësuese me nismat e tjera rajonale dhe nëse qëndron kështu do të vazhdojë të ketë mbështetjen e tij.
-
Mali i Zi regjistron 5 të infektuar me variantin 'Omicron'! 1,812 raste aktive me COVID, 2 viktima në 24 orët e fundit
16 Dhjetor 2021, 20:23Mali i Zi ka regjistruar zyrtarisht pesë raste me variantin ‘Omicron’ të koronavirusit. Në të gjithë vendin mësohet se janë 1,812 raste aktive me COVID, më së shumti në Podgoricë.
-
Greqi/ 4,696 të infektuar dhe 96 viktima në 24 orët e fundit! 692 pacientë të intubuar
16 Dhjetor 2021, 16:58Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është aktualisht 692. Sipas raportimeve, 570 prej tyre janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.