Kronikë
-
Spitalet shtetërore janë ngarkuar financiarisht me pagesën e ujit dhe dritave që shpenzonte kompania fituese e koncesionit të sterilizimit. Auditi i KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës pasi ka zbuluar se spitali i traumës ka paguar 4 milionë lekë të reja për faturat e energjisë së shpenzuar nga kompania “Sani Service” e Ilir Rrapajt
22 Gusht 2023, 16:56 -
-
EMRI/ Plagoset minatori në Bulqizë, 60-vjeçari u la dje në hyrje të spitalit nga një person që u largua! Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma
22 Gusht 2023, 16:40Një minator ka mbetur i plagosur teksa po punonte në një minierë në Bulqizë. Sipas policisë 60-vjeçari Shyqyri Çela është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë
-
Zjarr masiv afër kishës së Laçit, situata e vështirë, pritet ndërhyrja nga ajri, Balla: Një nga situatat më të vështira këtë vit!
22 Gusht 2023, 16:13Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurorën e gjelbërt të qytetit të Laçit pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe duke vënë në rrezik zonën e banuar.
-
Paralajmërimi: Tolerancë zero, kush guxon të mos i bindet urdhërit apo thirrjes së policisë
22 Gusht 2023, 15:46Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar ashpërsimin e politikës penale për ata që kundërshtojnë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.
-
Tragjike në Pogradec, 12-vjeçarja vetëvaret në një kasolle pranë shtëpisë, trupi u gjet nga gjyshja! I afërmi për Report Tv: Divorci i prindërve e rëndoi psikologjikisht, kërkonte të ëmën
22 Gusht 2023, 15:35Malli për të ëmën mendohet të jetë arsyeja që ka shtyrë një 12-vjeçare në fshatin Buzaishtë të Pogradecit t’i japë fund jetës së saj në një kasolle pranë shtëpisë. E mitura që u vetëvar këtë të martë, jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Ajo e kishte takuar të ëmën vetëm një herë dy muaj më parë në 5 vite mungesë.
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 19-vjeçarit në Lezhë
22 Gusht 2023, 14:54Një 19-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ka qenë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. I riu u vu në pranga në dalje të qytetit të Lezhës, dhe po transportonte 19 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.
-
Makinat përplasen kokë më kokë në Divjakë, 4 të plagosur! Pamje nga goditja e fortë e mjeteve
22 Gusht 2023, 14:46Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e katër personave është shënuar mesditën e sotme në zonën e quajtur “pushimi i shoferit”, në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
-
Babai nuk pranoi t’i jepte vajzën për nuse, 34-vjeçari në Skrapar merr armën e qëllon në drejtim të banesës
22 Gusht 2023, 14:09Një 34-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi ka qëlluar me armë drejt një banese dhe u rrezikoi jetën banorëve.
-
-
-
-
E kërkon Koreja e Jugut për vjedhjen e 28 mln eurove, gjermani kërkon lirinë për 2 mln lekë garanci, gjykata e refuzon! Gruas i kishte blerë vilë në periferi të Tiranës
22 Gusht 2023, 12:59Gjermani Stephan Morgenstem i kërkuar për një skemë mashtrimi prej 18 milionë eurosh u la në burg nga gjykata e Tiranës me qëllim ekstradimi drejt Koresë së Jugut. I arrestuari në Rinas, rezulton t'i ketë blerë blerë bashkëshortes një vilë në periferi të Tiranës.
-
'Fluturoi’ me shpejtësi 'skëterrë' nga rruga e Kosovarëve e përfundoi te diga e Liqenit, arrestohet 26-vjeçari! VIDEO e aksidentit ku i riu ngjit maloren
22 Gusht 2023, 12:58Me shpejtësi sketerrë, makina luksoze BMV X6 drejtuar nga iu riu Eldi Allushi, për më pak se 5 sekonda ka përfunduar nga ‘Rruga e Kosovarëve” tek muri i digës së Liqenit. Deri tani policia nuk ka gjetur gjurmë për dëmtime në njerëz, ndërsa 26 vjeçari Allushi, i cili braktisi makinën dhe mori me vete edhe targat, u arrestua rreth orës 15.00 për t`iu nënshtruar testimeve të nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-
Lëvizte me pistoletë me fishek në fole, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! I gjendet një mjet identifikimi i falsifikuar, 6230 euro dhe kokainë
22 Gusht 2023, 12:27Një 44-vjeçar që lëvizte me pistolete më vete është arrestuar në Tiranë. 44-vjeçari, banues në Vlorë, është kapur në rrugën e Barrikadave në kryeqytet dhe gjatë kontrollit i është gjetur një me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
-
Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn! Avokati: Kërkojnë ta rrëmbejnë dhe jo ta ekstradojnë
22 Gusht 2023, 12:09Seanca që ishte parashikuar të mbahej në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn është shtyrë. Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej shqyrtohej kërkesa e mbrojtjes për ndryshimin e masës 'arrest me burg’ që është vendosur ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së.
-
-
Fushë Krujë, 4 të rinj kërcënojnë me armë tregtarin e makinave! I kërkojnë të tërheqë denoncimin për hajdutin që i vodhi biznesin (EMRAT)
22 Gusht 2023, 11:37Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri, pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij.
-
-