Kronikë
-
29 Maj 2023, 13:27
-
Sulmi me armë ndaj policisë në Kukës, emigrantët paguan nga 5 mijë € për të shkuar në Gjermani! Algjeriani në kërkim, folës i gjuhës shqipe, njeh shtigjet për kalim kufiri
29 Maj 2023, 13:21Trafikantët po korrin fitime të konsiderueshme nga kalimi ilegal i klandestinëve përmes Shqipërisë. Pagesa për të mbërritur në Gjermani është 5 mijë euro, siç del nga hetimet për sulmin me armë ndaj policisë në kufi më 26 maj. Klandestinët e arrestuar kanë thënë se janë grabitur e kërcënuar me armë.
-
25 vite burg për arratisjen e bujshme nga burgu në Greqi, Ilir Kupa rrëzohet nga Kushtetuesja! Kërkoi heqje të dënimit
29 Maj 2023, 13:18Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e Ilir Kupës për të shpallur anti kushtetuese vendimet e 3 shkallëve të gjyqësorit në Shqipëri pasi sipas tij i janë shkelur të drejtat e njeriut për një proces të drejtë gjyqësor, për shkak se nuk ‘është prezumuar i pafajshëm’ dhe nuk ‘është dëgjuar në një proces penal’
-
VIDEO/ Bregu i lumit Mat i kthyer prej kohësh fushë plehrash, pas denoncimit të Report Tv iu vihet flaka gjatë natës! Dyshohet se hidhen nga burgu i Shënkollit
29 Maj 2023, 12:25Skandali me mbetjet në brigjet e lumit Mat në afërsi të burgut të Shënkollit në Lezhë vijon. Mbeturinave ju është vënë flaka gjatë natës ndërsa autoritetet që zbarkuan dje në terren nuk kanë arritur të zbulojnë personat që hedhin në këtë vend përfshirë edhe ata spitalore.
-
-
Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata
29 Maj 2023, 11:27Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota, 2 ditë para zgjedhjeve, ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut sre ka shfaqur probleme me zemrën. Ndërkohë që ai vazhdon betejën për të fituar lirinë
-
U kapën duke i marrë një shoferi 100 euro, arrestohen dy efektivë të forcës ‘Shqiponja’ në Tiranë! U sekuestrohen 1420 euro (EMRAT)
29 Maj 2023, 11:29Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë kanë rënë në pranga pasi u kapën duke i marrë një shoferi 100 euro. Bëhet fjalë për policët Andi Çelmetën dhe Hashim Xhixhën
-
Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 16 të pandehur! Përfitojnë edhe Lefter Koka e Alqi Bllako
29 Maj 2023, 11:25Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e gjykimit të shkurtuar për 16 të pandehur për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.
-
Në lokalin e tij ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojës me zara, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Nën hetim 12 klientët që po luanin
29 Maj 2023, 11:02Një 35-vjeçar i identifikuar si E.G., është arrestuar nga policia në Cërrik pasi kishte vënë lokalin e tij në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës me zara.
-
-
U rrëzua nga pema e lisit në Theth, humb jetën pas 12 ditësh në gjendje të rëndë te Trauma në Tiranë 34-vjeçari
29 Maj 2023, 10:43Një person ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë pas 12 ditësh në gjendje të rëndë. 34-vjeçari u rrëzua nga pema e lisit në Theth aksidentalisht
-
Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagosen 3 familjarët! Transportohen me urgjencë në QSUT, fqinjët: Vajza e çiftit ka pësuar më shumë djegie
29 Maj 2023, 10:07Çifti Saliaj dhe vajza e tyre mbeten të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë. Ngjarja ndodhi në Patos, ndërsa po hetohet për shkaqet e rrjedhjes së gazit.
-
Aksident i rëndë gjatë natës në Shkodër, drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga! Vdes shoferi 28-vjeçar
29 Maj 2023, 10:09Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Shkodër
-
Tentoi të transportonte me furgon 23 emigrantë të paligjshëm, merrte deri në 1 mijë euro për person! Arrestohet 35 vjeçari në Korçë (EMRI)
29 Maj 2023, 09:57Një 35 vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia pasi po transportonte me furgon 23 emigrantë nga vendet e treta në këmbim të pagesave nga 300 deri në 1000 euro për person.
-
Ryshfet për 1 makinë me dru në Elbasan, Report Tv siguron dosjen në SPAK! 2 OPGJ e Prokurori donin 100 mijë lekë: Mos nxirrni automjetin pa urdhër
28 Maj 2023, 15:10Dy oficerët e policisë së Elbasanit përfunduan në SPAK nga një përgjim i kapur nga Prokuroria e Përgjithme për bllokimin e makinës me dru. Në dosjen e siguruar nga Report TV, zbulohet se në rrjetën e përgjimit ishte prokurori i çështjes Arbër Berexha që urdhëronte oficerin Toska të mos e nxirrte makinën nga komisariati pa urdhërin e tij. Në përgjime zbulohem pagesa ryshfeti deri 1 mln lekësh të vjetra.
-
Qëlluan policinë shqiptare në kufirin Shiqipëri-Kosovë, 6 emigrantët e huaj 3 muaj në qeli! Avokatja: Ishin shtegtarë
28 Maj 2023, 14:16Gjykata e Kukësit la në masë arresti me burg për 3 muaj, 6 emigrantët e huaj nga vendjet e Lindjes, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë në Morinë. Në mbrojtje të tyre u vu një avokate nga shteti, e cila tha se të arrestuarit kanë dashur vetëm të kalojnë kufirin e gjelbër për në vendet e BE, dhe se trafikantët e klandestinëve që qëlluan ndaj bluve, janë 3 persona të tjerë, gjithashtu të huaj.
-
Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Gerti Shehu rezulton me probleme të shëndetit mendor! Prokuroria kërkon shtrimin në psikiatri
28 Maj 2023, 13:58Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u godit me grusht ish kryeministri Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit. Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.
-
Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur
28 Maj 2023, 13:4534-vjeçari Luan Dollani në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë një 64-vjeçar për motive të dobëta.
-
Lëvizte me pistoletë me vete, në pranga 38-vjeçari në Borsh (EMRI)
28 Maj 2023, 13:12Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Borshit pasi është kapur në një zonë bregdetare duke lëvizur me një armë zjarri. Bëhet fjalë për Bledar Likajn, i cili qarkullonte i armatosur pa leje.
-
VIDEO/ Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, brenda tyre ishin kultivuar 3510 bimë narkotike! Në pranga 44-vjeçari, në kërkim i vëllai
28 Maj 2023, 12:20Në 2 operacione, në malësitë e Krujës dhe të Kurbinit, policia, e ndihmuar nga dronët dhe avionët e Guardia Di Finanza, zbuloi parcela të tëra me kanabis, duke asgjësuar në total gati 4 mijë bimë kanabisi. Në Kurbin u zbulua kultivuesi, i cili u arrestua, dhe një tjetër u shpall në kërkim
