Kronikë
-
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit. Seanca e sotme u shty për më 9 maj, ndërsa avokatët e Mediut kanë kërkuar pushimin me argumentin se çështja është parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se sa 10 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale, shpërdorim i detyrës, deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur.
24 Prill 2023, 09:00 -
Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Shkodër, vetëm dëme materiale (VIDEO)
24 Prill 2023, 08:33Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi.
-
Dëmtohet dera e KZAZ-së në Kavajë, policia: E thyen nxënësit e shkollës, e frekuentonin pasdite
23 Prill 2023, 21:55Pasditen e kësaj të diele disa persona kanë thyer derën e ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja 42 në Kavajë
-
VIDEO-FOTO/ Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, kamerat filmuan makinën ‘Land Rover Deefender’ që dyshohet se mori autorin bashkë me motorin e tij
23 Prill 2023, 21:20Report Tv ka siguruar video dhe foto, të fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku duket një makinë "Land Rover deefender" me targa zvicerane në fshatin Kukël në Shkodër, e cila dyshohet se ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes vrasësin e Ardian Nikulaj. E gjithë policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për gjetur mjetin.
-
-
VIDEO/ Tentuan të korruptonin policinë rrugore pas shkeljeve, 2 shoferë në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë
23 Prill 2023, 17:46Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia rrugore pasi tentuan të korruptonin oficerin e policisë me qëllim shmangien e gjobës. Policia bën me dije se E. K., 20 vjeç, dhe R. M., 36 vjeç janë arrestuar pasi i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.
-
Qëlloi në drejtim të një marketi në një fshat të Shkodrës, shpallet në kërkim autori 27-vjeçar! Më herët tentoi edhe ta vidhte
23 Prill 2023, 16:49Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim pasi është identifikuar nga policia si autor i sulmit me armë drejt një market i në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
-
Tentuan të trafikonin heroinë dhe kokainë drejt Greqisë, në pranga shoferi dhe pasagjeri në Kapshticë! Ja ku e kishin fshehur
23 Prill 2023, 16:18Mariglen Kristo dhe Dorjan Totoshi janë vënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikojnë droga të forta drejt Greqisë. Dy të rinjtë të miosdhave 36 dhe 29 vjeç janë vënë në pranga pas një kontrolli nga ana e policisë në Kapshticë ku u kapën rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.
-
Humb prej dy ditësh 26 vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë pas denoncimit në polici! Gjendet pas apelit në Report Tv
23 Prill 2023, 16:07Jezus Pane, 26 vjeç nga Tirana, banues në Allias, Tiranë, humbi kontaktet që prej datës 21 prill 2023 me familjen e tij. Pas apelit në Report Tv, 26-vjeçari u gjet në qytetin e Lezhës.
-
Video Lajm/ Automjeti lëviz përmes shëtitores së Shëngjinit, rrezikon qytetarët
23 Prill 2023, 15:49Teksa temperaturat janë rritur zona turistike e Shëngjinit ka nisur te frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave
-
Qëlluan me armë drejt makinës së bashkëmoshatarit, në kërkim dy 19-vjeçarë në Skrapar
23 Prill 2023, 14:41Dy të rijnë janë shpallur në kërkim pasi gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar kanë qëlluar me armë mbi makinën e këtij të fundit dhe janë larguar.
-
Kreu vjedhje në një dyqan dhe në një banesë, arrestohet 28-vjeçari në Dibër
23 Prill 2023, 14:17Një i ri është vënë në pranga pasi kishte vjedhur në një banesë dhe në një dyqan ne Peshkopi.Në momentin e arrestimit 28-vjeçarit iu gjet edhe kanabis me vete.
-
Plagosja me armë e 2 të rinjve pas sherrit në Tik-Tok në Durrës, arrestohet një nga bashkautorët
23 Prill 2023, 12:50Sheflid (Shefit) Karati është arrestuar nga policia pasi dyshohet si një nga bashkautorët e plagosjes së dy të rinjve në Durrës, më 15 prill pas një sherri në rrjetin social Tik-Tok
-
Atentati ndaj Preng Gjinit pa autor, dosja kthehet në polici! 3 vite nga ngjarja, asnjë i dyshuar
23 Prill 2023, 12:24Prokuroria e Tiranës ka dështuar në zbardhjen e ngjarjes së 20 shtatorit 2020 ne kryeqytet, ku 50 vjeçarit Preng Gjinit iu vendos tritol në automjetin e tij. Fatmirësisht ai i shpëtoi vdekjes, por edhe pse kanë kaluar tre vite, asgjë nuk ka dalë në dritë e për pasojë dosja është rikthyer në polici
-
Mbanin armë zjarri dhe kanabis në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Fier, nën hetim kushëriri i tij
23 Prill 2023, 11:58Arti Seitaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi iu gjetën në banesë armë e kanabis, ndërsa është vënë nën hetim kushëriri i tij.
-
-
Lëvizte nepër fshat me kallashnikov me vete, arrestohet i riu në Vaun e Dejës
23 Prill 2023, 11:18Një 25-vjeçar nga fshati Vig i Vaut të Dejës, është vënë në pranga pasi lëvizte më një armë zjarri me vete dhe shpërndante panik të banorët e tjerë.
-
Ekskluzive/ Ekzekutimi i Nikulajt në Shëngjin, dëshmia e pronarit të hotelit ku qëndroi anglezi: Ishte i tronditur, pa vrasjen nga afër! Hetuesit kërkojnë vrasësin në Shkodër
23 Prill 2023, 10:06Ndërsa policia po merr në pyetje shumë persona, mes tyre edhe disa të njohur në Shkodër, pronari i hoteli ku qëndroi anglezi dëshmoi se i huaji kishte parë me sytë e tij, vrasjen e Ardjan Nikulaj në Shëngjin dhe ishte tronditur. Për këtë shkak ai mblodhi plaçkat dhe u largua menjëherë nga Shqipëria
-
VIDEO/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 persona në Himarë, mes tyre edhe një 18-vjeçar
23 Prill 2023, 10:05Katër persona janë arrestuar në Himarë, pasi u kapën nga policia kufitare duke transportuar me fugon 29 emigrantë në mënyrë të paligjshme, një nga të arrestuarit po lëvizte me një mjet tjetër për të monitoruar rrugën dhe për të shmangur policët.
-
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, ndërpriten kërkimet, rifillojnë nesër! Dyshohet se u groposën pas ekzekutimit
23 Prill 2023, 09:59Kërkimet për Leonard Thodhorin i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarin (Krasniqin) të cilët rezultojnë të zhdukur prej 18 ditësh janë ndërprerë përkohësisht dhe do të rinisin sërish nesër. Policia po heton disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre.