Kronikë
-
Një 64 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës nën akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Në pranga ka rënë 64 vjeçari i identifikuar si B.I i cili është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik pa leje.
7 Prill 2023, 10:30 -
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
7 Prill 2023, 09:53Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese dosjen ndaj e Moisi Habiljat, dhe 3 anëtarëve të grupit të tij, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, 2 të arrestuar në Vorë! U merrnin nga 600 euro për person
7 Prill 2023, 09:02Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm
-
Aksident me vdekje në Fier! 'Benzi' përplas 50-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë! Viktima ende i paidentifikuar
6 Prill 2023, 20:55Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kësaj të enjteje në Fier, pasi është përplasur nga makina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit".
-
Ndërroi jetë pasi u arrestua për vjedhje, Drejtoria e Burgjeve: 38-vjeçari i varur nga droga po merrte trajtim! Pësoi arrest kardiak rrugës për në QSUT
6 Prill 2023, 18:53Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për ndarjen nga jeta të 38-vjeçarit Renald Tahiri i cili ishte në ambientet e burgut 302 në rrugën Mine Peza në Tiranë kur u ndje keq dhe u transportua në spital. Në njoftim thuhet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa cilësohet si përdorues i lëndëve narkotike.
-
Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasen 2 makina! Një i plagosur
6 Prill 2023, 18:08Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, ku janë përplasur 2 automjete.
-
Raporti, 17 policë të arrestuar në 3 muajt e parë të vitit! Rasti më i bujshëm kapja e efektivit të RENEA-s me 113 mijë €
6 Prill 2023, 17:2217 efektivë policie u arrestuan nga janari-deri në mars të këtij viti, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Rasti më i bujshëm ishte ai i kapjes me 113 mijë euro i Shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina. Gjithashtu, në mars drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku pezulloi drejtuesit e Krimit Ekonomiko-Financiar në të gjitha qarqet, për mungesë rezultatesh.
-
U zhduk para 4 muajsh, 'Pa Gjurmë' gjen të pajetë në morg 22-vjeçarjen, u identifikua nga tatuazhi me emrin e të birit!
6 Prill 2023, 16:41Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi nga ‘Pa Gjurmë” fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.
-
Dibër/ Shoferi i furgonit humb kontrollin dhe del nga rruga, 6 të plagosur (VIDEO)
6 Prill 2023, 16:19Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, ku një furgon ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
-
Çështja ndaj Fatmir Mediut, Zamira Durda: Duhet të shkarkohet SPAK i gjithi
6 Prill 2023, 16:15 -
-
-
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë
6 Prill 2023, 13:33Një 35-vjeçar është arrestuar në Lezhë për armëmbajtje pa leje. Ai është ndaluar në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip "Audi". Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit efektivët e policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë "Glock", e cila është sekuestruar.
-
Burri dhunon gruan në Belsh, e reja hidhet nga dritarja e banesës! Policia vë në pranga 35 vjeçarin
6 Prill 2023, 13:00Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia në Belsh të Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.
-
Vidhte para nga llogaritë e klientëve në bankën ku punonte, në pranga 37-vjeçarja në Durrës
6 Prill 2023, 12:25Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bankën ku punonte. Ajo u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të bankës.
-
Berisha, Meta dhe Bode kallëzohen në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, kostoja 232 milionë euro
6 Prill 2023, 12:02Privatizimi i pasurive publike u krye në shkelje të ligjit, duke manipuluar kriteret dhe me shpejtësi para zgjedhjeve të 2013. SPAK para një prove të fortë për identifikimin e përgjegjësve.
-
Plagosi 3 persona në një lokal të Laprakës pak ditë më parë se s'kishte marrë pagesën, lihet në burg 40-vjeçari
6 Prill 2023, 11:18Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin, Altin Merxhushi i cili plagosi mbrëmjen e së hënës me thikë tre persona në një lokal
-
Fatmir Mediu zyrtarisht i pandehur në GJKKO, kalon për gjykim dosja 'Gërdeci'! Pranohet gjykimi i shkurtuar! Akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin
6 Prill 2023, 11:12Dosja ‘Gërdeci’ kalon për gjykim dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu do të merret zyrtarisht i pandehur! Vendimi u mor sot në një seancë paraprake të GJKKO-së, ndërsa vetë Mediu nuk është paraqitur dot në seance paraprake, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës. E pranishme në seancë ishte edhe familja Durda. SPAK u përfaqësua sot me tre prokurore, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho
-
Sherr me thika në Durrës, plagosen 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
6 Prill 2023, 11:04Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
-