Kronikë
-
GJKKO ka shpallur moskompetencën për Bledar Zenelin, i cili u arrestua pak ditë më parë për nxitje të terrorizmit. Dosja për Zenelin i ka kaluar gjykatës së Durrësit, ndërsa është nën akuzë vetëm për nxitje të urrejtjes ose grindjeve. Bledar Zeneli u arrestua pasi publikonte në rrjete sociale thirrje për terrorizëm, akuza të cilat ai i mohoi
22 Gusht 2022, 11:36 -
Rusët dhe ukrainasit hynë në Shqipëri nga 3 drejtime të ndryshme! Komunikonin me njëri-tjetrin përmes 'Telegram'
22 Gusht 2022, 11:27Dy rusët dhe ukrainasi që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit që hynë në Shqipëri me drejtime të ndryshme, përdornin një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit u gjetën dy fishek model 5.56mm.
-
Vrau bashkëshorten nga pakujdesia, ja akuzat për 61-vjeçarin! Shërbeu si polic në Mirditë
22 Gusht 2022, 11:0161-vjeçari Paulin Pacuku i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku, është arrestuar nga Policia. Deri ne këtë faze hetimesh, ndaj babait të 2 fëmijëve janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje.
-
Ministrat e BE-së mblidhen në 31 gusht në Pragë! Pas incidentit me ‘spiunët’ në Gramsh, do diskutohet kërkesa e Ukrainës për të ndaluar vizat për rusët
22 Gusht 2022, 10:36Incidenti me tre shtetasit rusë dhe ukrainas në uzinën ushtarake të Gramshit ku ata sulmuan ushtarët me sprajt paralizues, ka rikthyer në vëmendje kërkesën e Ukrainës që vendet e BE dhe jo vetëm, të mos lëshojnë më viza turistike për shtetasit e federatës ruse. Kërkesa e Ukrainës pritet të merret në shqyrtim në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Pragë
-
Hynë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan, lirohen 4 çekët! Do hetohen në gjendje të lirë
22 Gusht 2022, 10:224 çekët të cilët u ndaluan një ditë më parë nga policia, pasi u futën në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan janë lënë të lirë nga gjykata. 4 çekët do të hetohen në gjendje të lirë për shkelje të perimetrit të sigurisë. Ato kanë pretenduar se janë turistë dhe se nuk kishin asnjë qëllim të keq.
-
Goditën me thikë 21-vjeçarin, shpallen në kërkim dy adoleshentë në Vlorë
22 Gusht 2022, 09:31Dy të mitur janë shpallur në kërkim në Vlorë pasi kanë goditur me thikë një 21-vjeçar. Në kërkim janë shpallur shtetasit A. Q., 16 vjeç dhe M. M., 15 vjeç
-
Kundërshtuan punonjësit e policisë, vihen nën hetim 6 qytetarë në Gjirokastër
22 Gusht 2022, 09:096 qytetarë janë vënë nën hetim nga policia në Gjirokastër pasi kundërshtuan efektivët gjatë shoqërimit të tyre
-
Sherr në Sarandë, dy persona rrahin me sende të forta 53-vjeçarin, dërgohet në spital! Një i arrestuar
21 Gusht 2022, 22:35Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Një 53-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë konfliktuar fizikisht, si edhe kanë qëlluar me sende të forta 53-vjeçarin Sazan Duka.
-
-
-
Aksident në Lushnjë, makina përplaset me mjetin bujqësor, 6 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë, mes tyre 1 fëmijë (VIDEO)
21 Gusht 2022, 22:09Një aksident rrugor është regjistruar këtë mbrëmje në Lushnjë. Mësohet se një makinë është përplasur me një mjet bujqësor, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 persona.
-
-
Iu prish skafi në det të hapur, policia e Lezhës shpëton katër pushuesit (VIDEO)
21 Gusht 2022, 20:00Katër pushues, të cilëve iu prish skafi në det të hapur, janë arritur të shpëtohen. Ngjarja është regjistruar në detin e Kune Vain, teksa pushuesit kanë konstatuar se skafi i tyre kishte pësuar një defet teknik dhe nuk lëvizte.
-
Incidenti në Uzinën e Gramshit, Bardhi: Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos i mbrojë këto objekte! Të rishikohet ligji
21 Gusht 2022, 19:30Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas incidentit në uzinën e Gramshit, ku dy rusët dhe ukrainasi tentuan të futeshin brenda, madje sulmuan edhe dy ushtarët shqiptarë. Bardhi sjell në vëmendje ligjin e miratuar nga qeveria që i ka hequr policisë ushtarake nga mbrojtja objektet ushtarake.
-
Rrëzohet pema, bllokon rrugën e vjetër Fier-Vlorë në Mifol
21 Gusht 2022, 18:15Një pemë është rrëzuar në aksin e vjetër Fier-Vlorë, pranë fshatit Mifol duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Nga pamjet duket që pema ka rënë mes për mes rrugës rrugën.
-
-
FOTOT/ Brenda fabrikës së armatimeve të Poliçanit ku u kapën turistët çekë, labirinte ku mund të humbësh e porta 6 metra të larta që ruajnë sekretet e tuneleve
21 Gusht 2022, 17:18Shqiptarja.com rikthen një artikull qytetit të Poliçanit nga mediumi fotografik PetaPixel rreth një vit më parë. Poliçani ka qenë një nga qytetet me fabrikat më të mëdha të armatimit në vend në kohën e regjimit komunist. Në artikull përshkruhet e gjithë fabrika e armatimit në Poliçan si dhe fshehja e saj nga bota e jashtme. Stafi i tabloidit amerikan gjithashtu ka udhëtuar në Shqipëri për të parë pikërisht këtë depo armatimi, ku dhe kanë mundur të shkrepin disa foto.
-
Aksident me dy të lënduar në Korçë, babai dhe i mituri dërgohen në spital
21 Gusht 2022, 17:11Dy persona, njëri i mitur, janë lënduar gjatë një aksidenti në Korçë, mesditën e të dielës.
-
Incidenti me rusët në Gramsh, banorët e zonës për Report Tv: Makinën e tyre e kemi parë prej 10 ditësh në zonë, rrinte rreth uzinës
21 Gusht 2022, 16:35Report Tv ka udhëtuar në fshatin Cekin, aty ku ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Gazetarja Enxhi Musaj ka arritur të sigurojë dëshminë e banorëve të zonës për ngjarjen, ku dy rusët dhe ukrainasit tentuan të futen në uzinë, ndërsa sulmuan me spraj kimik edhe dy ushtarët shqiptarë.
-
