Kronikë
-
20 Gusht 2022, 21:50
-
2 agjentë sekret rusë dhe 1 ukrainas tentojnë të futen me forcë në Uzinën e armëve në Gramsh! Sulmojnë me sprajt kimik në fytyrë 2 ushtarët që i ndalën! Arrestohen të 3
20 Gusht 2022, 21:36Dy ushtarë janë sulmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh nga 2 rusë dhe 1 ukainas, të cilët janë arrestuar nga policia. Dy prej tyre po qëndronin në automjetin me targa ukrainase, ndërsa njëri që mbante aparat fotografik i është afruar perimetrit të uzinës. Sapo është konstatuar nga ushtarët, i hodhi sprajt kimik në fytyrë, por ata bënë të mundur neutralizimin e tij. Albi Bici dhe Ardian Xhaka janë 2 ushtarët e lënduar.
-
7 të plagosur nga dy aksidentet brenda ditës! Në Lezhë drejtuesja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanal! Makinat përplasen me njëra-tjerën në Kurbin
20 Gusht 2022, 21:157 persona mes të cilëve dhe 2 fëmijë mbeten te plagosur në dy aksidente të ndodhura pasditen e kësaj të shtune në Lezhë dhe Kurbin.
-
Media britanike: Azilkërkuesit shqiptar po zhduken nga hotelet! Bandat po i punësojnë në ‘Shtëpitë e barit’
20 Gusht 2022, 20:50Media britanike "The Times" shkruan në një artikull të publikuar ditën e sotme se policia e Britanisë së Madhe ka nisur një hetim lidhur numrin gjithnjë dhe në rritje të azilkërkuesve shqiptarë të larguar nga hotelet ku qëndronin.
-
Gjermani/ 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën! Donte ta sillte në Shqipëri! E tërhoqi zvarrë para miqve
20 Gusht 2022, 20:04Një 21-vjeçar shqiptar në Gjermani ka rrëmbyer ish-të dashurën e tij 19-vjeçare shqiptare pasi donte që ajo të kthehej në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Osnabrück.
-
Zjarr në Theth, shkrumbohet bujtina në qendër të fshatit turistik! Shkak dyshohet një defekt të furnizimit me energji elektrike
20 Gusht 2022, 18:19Një bujtinë në fshatin Theth të Shkodrës është përfshirë nga flakët.
-
Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar! Akuzohet për vrasjen e 2 personave në Greqi, i rrahu dhe i dogji për së gjalli! Brenda banesës vodhi 780 mijë euro
20 Gusht 2022, 17:41Një 36-vjeçar shqiptar, Ledjon Brakaj, i shumëkërkuar nga autoritetet greke për vrasjen dhe djegien e trupave të dy personave në ishullin Aegina është arrestuar në Maltë.
-
Aksident në Orikum, makina përplas 8-vjeçarin, i mituri dërgohet me urgjencë në spital! Plagoset dhe drejtuesi i mjetit
20 Gusht 2022, 17:17Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:30 ku një fëmijë 8-vjeçar është përplasur nga një makinë tip “Fiat” në rrugën e plazhit të Orikumit.
-
Vranë 41-vjeçarin në Sarandë pas sherrit për parkimin në Sarandë, burg 2 vëllezërve, shfaqen të përlotur në sallë, kërkojnë falje
20 Gusht 2022, 16:35Burg pa afat” dha sot gjykata e Sarandës si masë sigurie për 18-vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24 vjeçarin Xhanelo Tarja.
-
‘Pse më pe’, pyetja që i mori jetën 33-vjecarit në Elbasan! Burg për Ejdin Dinon: Isha i droguar! Autori dhe shoku tjetër ende në arrati
20 Gusht 2022, 15:50Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ejden Dino i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan 33-vjeçari Madrit Ulqinaku si dhe për dy miqtë e tij në arrati Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.
-
Bllokohen dy mjete lundruese në Ksamil dhe Llaman, s'kishin dokumente! Gjobiten drejtuesit
20 Gusht 2022, 15:49Dy mjete lundruese janë bllokuar në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit pasi nuk dispononin dokumentat përkatëse. Secili prej drejtuesve është gjobitur me 10.000 lekë të rinj.
-
Arrestohen 2 vëllezërit e shpallur në kërkim në Vallas të Shkodrës! Ishin bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit në fshat! 6 të tjerë ende në kërkim
20 Gusht 2022, 15:242 vëllezër, Samet Dehati dhe Izmir Dehati kanë rënë në pranga pasi ishin të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit në fshatin Vallas të Shkodrës.
-
Autor i 7 vjedhjeve në Sarandë, arrestohet 22-vjeçari! Grabiti para, kondicionerë, biçikletë, deri tek qentë e gjahut
20 Gusht 2022, 13:37Një 22-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve në Sarandë. Elton Dauti, 22-vjeç, kryente vjedhje në disa zona të ndryshme, derisa ka rëën sërish në gjurmët e policisë, pasi ai ka qenë i dënuar edhe më parë vjedhje.
-
Tjetër aksident me vdekje/ ‘Fuoristrada’ fut nën rrota të moshuarin në Berat! Ndërron jetë në spital
20 Gusht 2022, 12:33Një aksident i rëndë është regjistruar në Berat, ku një makinë ka përplasur për vdekje një të moshuar me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në rrugën e re në lagjen "Çelepis", ku i moshuari ka përfunduar poshtë makinës Fuoristradë Tuareg, me targa AA 661 ZD.
-
Në 1 javë, 5 viktima prej aksidenteve rrugore! Makina inteligjente ‘jashtë funksionit’! Nga 12 prej tyre, asnjë në punë
20 Gusht 2022, 11:30Kjo javë ka regjistruar një bilanc tragjik sa i përket viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore.
-
Dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, lihet në burg 'ushtari' i Ervis Martinajt dhe bashkëpunëtorja e tij! U kapën me makinë të blinduar e kallshnikov
20 Gusht 2022, 10:59Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Sherrnikun të arrestuar tre ditë më parë në Lezhë, pasi u kapën me makinë të blinduar dhe municion luftarak me vete. Berisha dhe Sherrniku dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, pasi në makinë iu gjetën 1 kallashnikov me plumb në fole.
-
Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, dy në pranga
20 Gusht 2022, 10:51Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Pas një kontrolli të ushtrua në çantën e këtyre dy personave, efektivët e policisë kanë konstatuar rreth 750 gramë kokainë, e cila u sekuestrua bashkë me tre celularë.
-
Bënin trafik armësh nga Shqipëria në Kosovë, arrestohen 6 persona! Operacioni i shtrirë në 3 qarqe
20 Gusht 2022, 10:48Një operacion i shtrirë në 3 qarqe, ka vënë në pranga 6 persona të cilët kryenin trafik armësh drejt Kosovës.
-
-
Vetëm 1 vatër aktive në 24 orët e fundit në Malin e Sopotit! Shuhen 24 të tjera
20 Gusht 2022, 10:24Ditën e sotme është raportuar për vetëm një vatër zjarri aktive, e lokalizuar në Malin e Sopotit, në vendin e quajtur “Pigadhe Mesovun”, bashkia Delvinë. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilët duket se në ndihmë do i vijnë edhe reshjet e shiut.
