Kronikë
-
Rektori i Universitetit të Tiranës, vijon të rezistojë, duke mos ndërmarrë asnjë hap, e duke injoruar qartazi një vendim të Gjykatës, në një kohë kur duhet t’i komunikonte sa më shpejt Skënder Kaçupit revokimin e vendimit për komandimin e këtij të fundit në detyrën e dekanit, dhe rikthimin e kompetencave te Prof. Dr. Dorina Hoxha.
27 Korrik, 19:54 -
U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste 'do t'ju vras të gjithëve'
27 Korrik, 17:13Rozalinda Plaka u mbajt peng për disa orë nga autori, Refit Buzi, dhe u lirua vetëm pasi ai iu dorëzua shefit të Stacionit të Policisë së Roskovecit, Mariglen Koroveshaj.
-
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)
27 Korrik, 15:39Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish.
-
'SASPAC', GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim
27 Korrik, 15:19Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC.
-
Policia "skanon" rrugët e Dibrës, mbi 1800 gjoba vetëm në korrik, 8 shoferë në ndjekje penale! Parkimi i gabuar shkelja më e përhapur (VIDEO)
27 Korrik, 14:00Kontrollet janë zhvilluar me dronë, radarë dhe mjete inteligjente monitorimi dhe do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
-
Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
27 Korrik, 13:05Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi ankimin e paraqitur nga mbrojtja e tij dhe ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.
-
Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm
27 Korrik, 12:56Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri në Pyllin e Sodës është vënë nën kontroll, por pasojat janë të mëdha. Rreth 5 hektarë sipërfaqe me pisha janë shkrumbuar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë të monitorojnë zonën, pasi në disa pika ende ka vatra aktive dhe trungje që vazhdojnë të digjen nga brenda.
-
Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT
27 Korrik, 12:26Një 54-vjeçar ka hyrë me armë zjarri në Spitalin e Lezhës, ku pistoleta i është shkrepur aksidentalisht pasi i ka rënë nga çanta. Pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim djalin e tij 18-vjeçar, ndërsa nën hetim është vendosur edhe një punonjës i spitalit pasi dyshohet se ka penguar zbardhjen e rastit.
-
U mor peng nga ish-burri, rrëfehet për Report Tv polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur! Më tha jo më shumë se 2 metra ose do të vetëvritej (VIDEO)
27 Korrik, 12:05Për herë të parë, shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Koroveshaj, rrëfen për Report TV momentet dramatike të negociatave me 35-vjeçarin Refit Buzi, i cili pasi vrau ish-vjehrrit në fshatin Vidhishtë, mbajti peng ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka. Për rreth dy orë, ai negocioi me autorin deri në lirimin e saj.
-
Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, 10 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Gjirin e Livadhit! I bllokohet mjeti lundrues
27 Korrik, 11:22Gjatë kontrollit, rezultoi se ai nuk zotëronte dokumentacionin e nevojshëm dhe veç gjobës, u bllokua edhe mjeti lundrues.
-
Kapsolle drejt policëve në protestën e së enjtes te Kuvendi, lirohen nga qelia dy protestuesit! Gjykata cakton masën ndalim dalje jashtë vendit
27 Korrik, 09:40Vendimi për lirimin e dy protestuesve u mor nga gjyqtarja Amarilda Sulaj, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës ndalim i daljes jashtë vendit. Artemisa Islamaj sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi i hodhi në drejtim të një efektivi.
-
Nga 'ishulli i thesarit' në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe
27 Korrik, 07:02Biznesmeni italian u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Kur të gjithë e dinin të vdekur, Pecorelli u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.
-
Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)
26 Korrik, 20:08Report Tv ka siguruar videon e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, kanë rrethuar makinën e Nertil Buzit pasi ai u vetëvra.
-
-
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
26 Korrik, 16:04Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë problematike në zonë.
-
Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat
26 Korrik, 15:01Një takim i shkuar keq me një grup kriminal rezultoi në rrëmbimin e Nertil Buzit në një dhomë hoteli në Londër, ku e lidhën me zinxhir pas radiatorit të dhomës duke i kërkuar të dërgonte 400 mijë stërlina në Vlorë.
-
Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
26 Korrik, 13:34Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 korrikut në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si autor i dyshuar është shpallur në kërkim Klodjan Ndoj, 47 vjeç, banues në Sanxhak.
-
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë! Sekuestrohen 13 kartëmonedha të falsifikuara (VIDEO)
26 Korrik, 12:59Gjatë kontrollit, policia i gjeti edhe 10 kartëmonedha të tjera 20-euroshe të dyshuara si të falsifikuara
-
Divjakë/ Zbulohet lokali i përshtatur për lojëra fati, në pranga pronari dhe kamerieri (EMRAT+VIDEO)
26 Korrik, 12:54Policia e Divjakës ka goditur një tjetër rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, duke arrestuar pronarin e një lokali dhe kamarierin gjatë operacionit të koduar "Game Over".
-
Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim
26 Korrik, 12:39Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur disa persona gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut në bulevardin “Elez Isufi” në Peshkopi.