Kronikë
-
Sipas bluzave të bardha, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
28 Korrik, 16:23 -
Shkeljet në tenderë me vlerë 1 mln euro, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë! 8 muaj burg secilit, u konvertohet në shërbim prove e liri me kusht
28 Korrik, 16:23Për Spahon, Xhepën dhe Malkon, gjykata vendosi fillimisht dënimin me 8 muaj burg që u konvertua në 120 orë shërbim prove . I njëjtë ka qenë dënimi me burg edhe për Veliun, Nishicën e Leçinin, por janë lënë në liri me kusht për 16 muaj dhe heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vjet.
-
Kërkoi tërheqje nga gjykimi i shkurtuar, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit
28 Korrik, 16:12Kërkesa e saj për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar dhe për bashkimin e çështjes me procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ishte rrëzuar më herët nga GJKKO.
-
Po garonin me kajak në Vjosë, shpëtohen nga mbytja dy turistë hungarezë
28 Korrik, 16:05Në vendngjarje ndodhej rastësisht një shtetas anglez me banim në Përmet, Xhim Smith, i cili ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i nxjerrë të dy në breg.
-
-
INSTAT: Në gjysmën e vitit 679 aksidente, 132 vetëm në qershor! E 'marta e zezë', shumica e përplasjeve nga mbrëmja në mesnatë
28 Korrik, 15:32Pas vitesh rënie graduale, aksidentet rrugore marrin revanshin në 6 muajt e parë të vitit 2026. Sipas INSTAT, në gjysmën e vitit u regjistruan 679 aksidente, 43% më shumë se e njëjta periudhë vjet. Vetëm në qershor ndodhën 132 aksidente me 186 të vdekur ose të plagosur.
-
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli në GJKKO: S’kam ofruar asgjë në këmbim të votës! Bëj telefonata çdo ditë për problematika
28 Korrik, 15:09Sipas Shkrelit, fshati Stajkë kishte problematika me energjinë elektrike prej vitit 2019 dhe ai bënte vazhdimisht telefonata për çështjet që ngrinin banorët. Për fjalën “zjerm” në mesazhin që i përmend prokurori Dritan Prençi, Shkreli thotë se i referohet brohoritjeve e duartrokitjeve që dëshironte të kishte në miting.
-
-
Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini! Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të 'Cincos'
28 Korrik, 13:40I kërkuar nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, Nazmi Shahini alias Drazhi është vetëdorëzuar në polici. Sipas SPAK, ai ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikoi mbi 8.1 ton drogë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
-
I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (VIDEO)
28 Korrik, 13:36Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar 48-vjeçarin në vitin 2024 me 11 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burg.
-
Afera 'Partizani'/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive
28 Korrik, 12:51Për sekuestrimin e 25 pasurive të Malltezit, më herët është shprehur edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim. Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani".
-
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, dëshmon vëllai i Albi Bashaliut: Nuk e di kush e vrau, lajmin e mora nga televizioni
28 Korrik, 12:04I pyetur për vrasjen e të vëllait, Bashaliu tha se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë kryer krimin.
-
Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak
28 Korrik, 11:55Doku ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vite burg për një vrasje në vitin e errët 1997. 52-vjeçarit, të cilit i kishin mbetur për të shlyer edhe 9 vite e 5 muaj burg, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një problemi kardiak.
-
Trafiku në Shkodër, Rrugorja me dronë e radarë! Rritet fluksi në dogana, çdo ditë 11 800 udhëtarë
28 Korrik, 11:24Masat e marra kanë sjellë një përmirësim të treguesve të sigurisë rrugore. Gjatë gjashtëmujorit të parë janë regjistruar 34 aksidente rrugore, nga 55 që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë, ose 21 aksidente më pak. Edhe numri i viktimave ka shënuar ulje të ndjeshme.
-
Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë
28 Korrik, 11:14Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, duke liruar hapësira publike në plazhin e Golemit që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
-
Aksident zinxhir në Elbasan, përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (VIDEO)
28 Korrik, 11:04Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Metalurgji.
-
Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau, babai i Laertit më tha se djali i tij s'kishte lidhje
28 Korrik, 10:56Gjyqi ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme është në fazën e pyetjes së dëshmitarëve, për disa prej vrasjeve që ai akuzohet si i përfshirë, si porositës kryesor i tyre. Vëllezërit e 2 të vrarëve mohuan para gjykatës të kenë dijeni për vrasësit e tyre. Vëllai i Fridman Xhaferrajt tha se e njihte personalisht Haxhiun, bashkë me familjen.
-
U përplas në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë 71-vjeçari! Aksidenti ndodhi mëngjesin e 4 korrikut pranë kryqëzimit të Rrilës
28 Korrik, 10:29Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Rriles, ku i moshuari, teksa po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.
-
Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta (FOTOT)
28 Korrik, 10:04Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp, përmes mesazheve dhe linkeve mashtruese që po qarkullojnë në rrjet.
-
Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg! Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ do ta rikthejë në detyrë
28 Korrik, 09:53Për herë të parë, SPAK lejoi një ekip me avokatë britanikë që të vizitojë në qeli kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit, po bëhet gati për të dorëzuar ankimin e parë në Gjykatën e Strasburgut për masën e sigurisë.