Kronikë
-
Një ditë pas transferimit në burgun e Fierit, Erion Veliaj vijon të jetë në të njëjtat kushte denigruese, në sektorin më të vështirë të burgut, por më i qetë nga ana emocionale pas takimit me familjarët. Ndreca shtoi se u deshën 32 orë që Drejtoria e Burgjeve të jepte një njoftim zyrtar për ta cilësuar çështjen e transferimit si “sekret shtetëror.”
29 Tetor, 19:48 -
Report Tv siguron videon, furgoni u preu rrugën 2 makinave! Si ndodhi aksidenti zinxhir me 4 automjete në Librazhd-Prrenjas
29 Tetor, 18:03Aksidenti, i cili ndodhi pranë vendit të quajtur Dragostunjë, u shkaktua nga një furgon që doli nga një biznes drejt rrugës kryesore.
-
Administrativja e Apelit e rrëzoi, bojkoti i avokatëve ende në fuqi nga Dhoma e Avokatisë, pritet vendim! Dështojnë gjyqet për Beqajn dhe Meta-Kryemadhi
29 Tetor, 17:43Burime për Report Tv konfirmuan se avokatët presin një qëndrim nga Dhoma pavarësisht vendimit në Administrative. Dhoma Kombëtare e Avokatisë pritet të ketë një mbledhje dhe më pas një qëndrim. Deri atëherë sipas tyre bojkoti qëndron në fuqi. Vetëm këtë të enjte kanë dështuar të paktën 10 seanca gjyqësore.
-
Evazioni fiskal i Bankers/ GJKKO heq ndalimin e daljes nga vendi për Leonidha Çobon, mbetet në fuqi masa për detyrim paraqitje
29 Tetor, 17:29Sipas njoftimit të GJKKO, më 12 tetor Çobo kishte ankimuar masën e sigurisë. Më 1 prill, Çobo u lirua nga qelia dhe u la në detyrim paraqitje si dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.
-
Kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për gjyqin e Saimir Tahirit! SPAK: Të dënohet edhe për trafik droge
29 Tetor, 17:08Ndërkohë, edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg.
-
Durrës/ Nuk i bindet policisë dhe shton shpejtësinë gjatë ndjekjes, makina përfundon e përmbysur në kanal (VIDEO)
29 Tetor, 17:01Drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar përkundrazi ka shtuar shpejtësinë dhe gjatë ndjekjes së policisë automjeti ka përfunduar në kanal.
-
Transferimi i Veliajt në Fier, ‘Burgjet’: Arsyeja 'sekret shtetëror'! Reagon kryebashkiaku: Vendim arbitrar, mohon ankimimin
29 Tetor, 15:20Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se transferimi është kryer për arsye sigurie dhe sipas procedurave ligjore. Veliaj e cilëson një "maskaradë" fshehjen pas këtij detaji dhe kërkon që institucioni të paraqesë autorizimin nga Kryeministri për transferimin e tij.Sipas institucionit, nga 16 deri më 27 tetor janë kryer 24 transferime të tjera.
-
-
Shtyhet për në 5 nëntor gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, gjobiten avokatët! Ish-Presidenti: Çojini bukë Veliajt në qeli, ia hoqën pasi shau Vuçiçin!
29 Tetor, 13:25Gjykata insistoi se avokatët duhej të kryenin detyrën pasi vendimi i Administratives është detyrues dhe moszbatimi i tij përbën vepër penale. Por derisa DHKA sipas avokatëve nuk ka njoftuar zbatimin e këtij vendimi dhe pritet një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Avokatëve pasditen e sotme, nuk mund të dalin kundër Dhomës.
-
Nga 1300 aplikantë, rreth 1000 vijojnë garën për t’u bërë policë! Skënder Hita takon kandidatët: Procesi do të jetë transparent, shanse të barabarta për të gjithë
29 Tetor, 12:54Rreth 1000 kandidatë po vijojnë testimet për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm, Skender Hita, i ka takuar në Akademinë e Sigurisë, ku u ka garantuar transparencë dhe mundësi të barabarta gjatë konkurrimit.
-
Dështon protesta te Kuvendi, numër minimal pjesëmarrjeje! Zhvendosen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
29 Tetor, 13:00Pavarësisht se Policia e Tiranës kishte marrë masa të shumta për të menaxhuar protestën, vetëm një numër modest protestuesish u mblodhën, të cilët qëndruan për disa orë në afërsi të pedonales. Pas përfundimit të seancës, një numër shumë i vogël u zhvendosën në drejtim të Rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.
-
-
Shkodër/ Goditet grupi i trafikut të drogës, 4 në pranga! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina antitank (VIDEO)
29 Tetor, 12:22Katër persona u arrestuan dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Polinomi”.
-
Universiteti i Korçës 2 javë bojkot, auditoret e boshatisura nga studentët (VIDEO)
29 Tetor, 12:13Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e mësimit, tashmë në javën e dytë.
-
Tre vrasje gjatë verës në Dukagjin, a janë identifikuar autorët? Drejtori i policisë, Shkodër: Jemi afër zbardhjes (VIDEO)
29 Tetor, 12:11Drejtori i Policisë së Shkodrës, Dashamir Spaho, deklaroi se hetimet për vrasjet e ndodhura në Dukagjin gjatë verës janë pranë zbardhjes së plotë.
-
2800 euro për person për të shkuar në Itali, kapet me 21 emigrantë në furgon! Arrestohet 35-vjeçari ukrainas në Sarandë (VIDEO + EMRI)
29 Tetor, 11:40Nga Greqia drejt Italisë, kundrejt një pagese prej 2800 eurosh për person. Ky dyshohet se ishte itinerari i 21 emigrantëve nga Iraku dhe Irani, të cilët u kapën gjatë natës në Sarandë, teksa transportoheshin me furgon nga një 35-vjeçar.
-
Kryebashkiaku Veliaj u transferua nga burgu i Durrësit tek ai i Fierit, e ëma dhe bashkëshortja me djalin e vogël shkojnë ta takojnë (VIDEO)
29 Tetor, 10:51Nëna e Erjon Veliaj, Shqiponja Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, e cila kishte marrë me vete edhe djalin e sapolindur, Luka, takuan këtë të enjte kryebashkiakun në bugun e Fierit, një ditë pas transferimit nga ai i Durrësit. Report Tv mëson se gjatë ditës së djeshme Veliaj kishte refuzuar ushqimin në burg, ndërsa sot ai ka nisur ta konsumojë atë.
-
Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për 'Sterilizimin', shtyhet seanca për shkak të bojkotit të avokatëve (VIDEO)
29 Tetor, 10:06Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”.
-
Akuzohet për dosjen ‘AKSHI’/ Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit drejt Fierit (VIDEO)
29 Tetor, 10:04Ergys Agasi ka mbërritur në paraburgimin e Fierit me furgon të Drejtorisë së Burgjeve, pasi transferimit nga paraburgimi i Bradasheshit, ku ndodhej prej disa javësh, që në momentin kur ishte arrestuar.
-
Gjendet lëndë plasëse e pashpërthyer në një lokal në Kamëz, nisin hetimet
29 Tetor, 09:55Një lëndë plasëse e pashpërthyer është gjetur pranë derës së një lokali në pronësi të 38-vjeçarit Klevis Hyka.