Kronikë
-
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Nikolla Agollin dhe David Priftin pas plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos në Pogradec. Nikolla Agolli ka pranuar se ka qenë një konflikt çasti
2 Korrik, 13:20 -
Operacionalja e BKH-së zbret në terren, 25 të kërkuar në listë
2 Korrik, 12:16Për herë të parë Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbritur në terren me njësinë e saj të armatosur si pjesë e vizionit të kreut të SPAK. Mes të kërkuarve ka rezultuar se disa prej tyre fshihen në vila dhe resorte luksoze, të cilat ndodhen në zonat bregdetare të vendit.
-
‘Pastruan 30 mln euro’, SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës! Në gjykim 12 persona! Inceneratori arkëtoi 120 mln €, u investuan vetëm 21 mln
2 Korrik, 10:56Një grup kriminal, i lidhur me inceneratorin e Tiranës, fraksion i hetimit për mashtrim dhe pastrim parash, është dërguar për gjykim nga SPAK. Mes 12 të pandehurve janë sipas SPAK krerët e grupit kriminal Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët në bashkëpunim me 10 të tjerë arritën të pastronin rreth 30 milionë euro përmes faturave fiktive dhe lëvizjes së parave cash
-
Sarandë/ Lejuan katin shtesë pa leje tek ‘Oasis’ dhe ndërtimin e ‘Copacabana’, Gjykata lehtëson masat për inspektorët e IMT dhe oficerin e policisë
2 Korrik, 10:43Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për një oficer të Policisë Gjyqësore dhe 4 ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të cilët hetohen për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm në lidhje me çështjen e njohur si “Yacht Hotel” në Sarandë
-
Vrau kamerierin në Elbasan, Apeli lë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, dënohet me 17 vjet burg
2 Korrik, 10:23Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut.
-
Dhuna ndaj gazetarit Ilir Demalia, arrestohet njëri prej autorëve! Në kërkim një tjetër person (EMRI)
2 Korrik, 09:57Vetë gazetari Ilir Demalia ka pretenduar se dhuna ndaj tij s'ka të bëjë me motive politike. Demalia ka deklaruar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar nga 2 persona, njëri prej të cilëve ka qenë banor i zonës.
-
Drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në Itali, Adi Çoba u prangos te dera e shtëpisë në Durrës! BKH s’e njoftoi policinë, e survjeoi 3 ditë
2 Korrik, 09:28Pas 13 muajsh në arrati u prangos në hyrje të banesës së tij Adi Çoba, i njohur si organizator dhe drejtues i një grupi kriminal të trafikut të drogës, i goditur nga operacioni “URA”. Burime nga SPAK konfirmuan se kishin 3 ditë që e survejonin Çobën, ndërsa theksuan se ia kishin kërkuar edhe me herët policisë arrestimin, duke qenë se e dinin vendndodhjen e tij gjatë gjithë kohës.
-
Shpërthim me tritol në lokalin në pronësi të ish-policit në Vlorë, dëmtohet edhe një automjet (VIDEO)
2 Korrik, 07:38Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e lokalit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.
-
Durrës/ Pa përfshirjen e Policisë, BKH arreston Adi Çobën, i dyshuar si organizator i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali! Bashkëpunëtor i ngushtë i Visit të Pojës
1 Korrik, 23:03Deri vitin e kaluar emri i tij rezultonte tërësisht i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.
-
Ekskluzive/ Në UÇK 4 muajt e fundit, flet ish shefi i tij Bislim Zyrapi: Dritan Goxhaj ishte nën urdhrat e mia në operacionin ‘Shigjeta’ (VIDEO)
1 Korrik, 17:45Një intervistë ekskluzive për Report Tv e ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Bislim Zyrapi duket se mund te sqaron më mirë lidhjen e debatuar mes Dritan Goxhajt dhe luftës së Kosovës. Zyrapi i cili ka qenë komandant i tij gjatë operacionit Shigjeta thotë se Goxhaj ka qenë në UÇK, pa sqaruar nëse ka qenë në front apo në prapavijë. Nga dokumentet duket se Dritan Goxhaj ka qenë vetëm 4 muajt e fundit pjesë e luftës së Kosovës
-
-
‘Arresti me burg’ për Veliajn iu kthye Gjykatës së Lartë, Kushtetuesja zbardh vendimin! 5 gjyqtarët: Arresti jo proporcional! Bejtja: Mbahet në qeli pa prova
1 Korrik, 17:03Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi në Kushtetuese masën e parë të sigurisë “arrest në burg”. Interesante në vendim është fakti se 5 gjyqtarë të Kushtetueses kanë rënë dakord që masa e arrestit ndaj tij është jo proporcionale, por janë ndarë kujt gjykate do t’ia kthejnë. Katër kanë argumentuar që është Gjykata e Lartë që duhet ta argumentojë, ndërsa e pesta, Bejtja, kërkoi që të zhbëhej edhe vendimi i GJKKO.
-
Kërkon shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në 16 korrik rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku
1 Korrik, 16:08Gjykata e Lartë ka caktuar 16 korrikun si datën kur do të shqyrtojë rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për shuarjen e masës së 'pezullimit nga detyra'. Më herët, kjo kërkesë e Ballukut është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme.
-
Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve, familja e viktimës kërkon dënim më të ashpër për Dhurata Saliajn, Gjykata e Lartë kthen në apel dosjen e Mexhit Picarit
1 Korrik, 14:23Ngjarja ndodhi më 4 qershor 2021, në një lokal pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Sipas dosjes, Mexhit Picari qëlloi për vdekje Kudret Saliajn, pak minuta para seancës së pestë gjyqësore të procesit të divorcit mes këtij të fundit dhe Dhurata Saliajt.
-
Report Tv rindërton në 3D aksidentin me minibus, inxhinieri Hasanaj: Goditi bordurën e betonit, më pas barrierën! Shpejtësia rreth 100 km/h, shoferi s’reagoi gjatë përplasjes (VIDEO)
1 Korrik, 14:12Inxhinieri Alfred Hasanaj, në një lidhje direkte me “Sot Live në Shqipëri”, shpjegon se minibusi mund të ketë qenë fillimisht me shpejtësi 110 km/h dhe ka goditur bordurën e betonit. Pas kësaj goditjeje, shpejtësia është ulur lehtazi në rreth 100 km/h, por ka pasuar përplasja me barrierën metalike. Kjo e fundit ka depërtuar në gjatësinë e mjetit.
-
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Shoferi humbi kontrollin, makina kthehet përmbys, 4 të plagosur
1 Korrik, 13:43Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierën anësore e më pas ka përfunduar duke u rrotulluar disa herë derisa makina është përmbysur.
-
Sherr për gjobat e makinave, dhunohet analisti Ilir Demalia! Report Tv siguron foton e 2 autorëve
1 Korrik, 12:52Ilir Demalia pretendon se dhuna ndaj tij s'ka të bëjë me motive politike. Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar. Report Tv ka siguruar foton e dy autorëve që dyshohet se e dhunuan
-
Shisnin lëndë narkotike në plazhe e zona të Durrësit, në pranga 2 të rinjtë (EMRAT)
1 Korrik, 11:57Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në plazhe e në zona të ndryshme të qytetit.
-
Valë e re emërimesh në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në komisariate dhe Akademinë e Sigurisë! Feliks Hodës i besohet komisariati ‘problematik’ i Sarandës
1 Korrik, 11:26Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Po ashtu, Feliks Hoda, i cili vetëm pak ditë më parë u transferua nga shef i Komisariatit nr. 4 në atë të Vlorës, merr tashmë detyrën e shefit të Komisariatit të Sarandës.
-
U akuzua për shantazh në zgjedhje, kryebashkiakja e Roskovecit shpallet e pafajshme! GJKKO: Akuza nuk u provua
1 Korrik, 10:48Majlinda Bufi është shpallur e pafajshme për akuzat e “përdorimit e funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore. Sipas GJKKO, nuk provohet se Majlinda Bufi ka presionuar një qytetar se do t’i ndërpresë punimet e shtëpisë nëse ai merret pjesë në zgjedhjet vendoret të majit 2023.