Kronikë
-
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga. Policia njofton se është arrestuar Ideal Agolli i cili ishte shpallur në kërkim se akuzohej për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
18 Maj 2022, 15:58 -
Policia spanjolle me skuadër me qëndrim të përhershëm në Tiranë për ekstradimet, 7 të arrestuar në 48 orë
18 Maj 2022, 15:39Policia spanjolle ka sjell skuadrën e saj të ekspertëve për lokalizimin e rreth 80 shqiptarëve që janë në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, organizatë kriminale, falsifikim të dokumenteve dhe shkelje të ligjit për drogat.
-
Policia e Shtetit akses në kohë reale për zbardhjen e ngjarjeve! Hartë dixhitale për të gjitha kamerat e sigurisë në Shqipëri! Hapet tenderi 100 mln lekë për zhvillimin e sistemit
18 Maj 2022, 14:35Në Shqipëri pritet të krijohet një hartë dixhitale me të gjitha kamerat e sigurisë që mbulojnë hapësirat publike, që do të jetë në menaxhim nga Policia e Shtetit. Për krijimin e këtij sistemi që i ofron mundësinë Policisë të kontrollojë në kohë reale kamerat dhe të reagojë më shpejt ndaj ngjarjeve kriminale, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me vlerë 100 milionë lekë
-
Aksident në rrugën e Kombit, 3 të lënduar! Autoboti i naftës përplas makinën, shkak dyshohet lagështia në rrugë
18 Maj 2022, 13:39Dy mjete me targa të Kosovës janë përplasur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën e Kombit, rreth 500 metra larg doganës së Morinës. Për pasojë janë 3 të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Kukësit për trajtim mjekësor. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë.
-
Sekuestrimi i 59 kg kokainë në anijen me qymyr në Durrës, po kryhet kontroll me polumbarë në pjesën e poshtme të anijes! Merret në pyetje ekuipazhi, deri tani asnjë në pranga
18 Maj 2022, 12:43Dy ditë nga sekuestrimi i 59 kg kokainë në Portin e Durrësit, Policia dhe SPAK nuk kanë ende asnjë autor të dyshuar të këtij trafiku. Për të kontrolluar të gjitha pjesët e anijes me qymyr tashmë të sekuestruar, Report Tv mëson se pjesë e kërkimeve janë bërë edhe polumbarët
-
Dogji dy makina, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Vlorë
18 Maj 2022, 12:11Një 29-vjeçar i identifikuar si R.Z., është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi i dogji automjetin Rushit Imerit. Për pasojë u dogj dhe një tjetër makine ngjitur, në pronësi të M.Ç.
-
Mashtronte qytetarët se do i siguronte vende pune dhe falsifikonte dokumente, shpallet në kërkim 27 vjeçarja! U filmua duke numëruar 2500 euro në makinë
18 Maj 2022, 11:43Joana Boçaj, 27-vjeçarja nga Vlora është shpallur në kërkim pasi mashtronte qytetarët se do i siguronte vende pune. Ajo përfitonte shuma të konsiderueshme parash me mashtrime dhe kryente falsifikim të dokumenteve zyrtare.
-
Arrestohet punonjësi i policisë në Korçë, i vendosi gjobë qytetarit nga Kosova 1000 lekë, por i merr 50 euro
18 Maj 2022, 10:46Një polic ‘gjobvënës’ është arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Korçë. AMP ka ndaluar punonjësin e policisë Enea Qose, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”
-
Vdes i riu nga Shkodra, nëna në gjendje kritike! U aksidentuan 3 ditë më parë, po udhëtonin me motor drejt Postribës kur u përplasën me makinën
18 Maj 2022, 10:06Suard Milani, 21 vjeç ishte viktimë e aksidentit në Hot të Ri, Shkodër. I riu po udhëtonte me motor drejt Postribës bashku me nënën e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi 3 ditë më parv, më 14 maj.
-
Lefter Koka në qeli me 2 masa sigurie, Apeli i GJKKO nuk pranon t’i japë lirinë për inceneratorin e Fierit
18 Maj 2022, 10:09Lefter Koka do të rrijë në qeli edhe për çështjen e inceneratorit të Fierit, pra me 2 masa me ‘arrest me burg’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO nuk pranoi lirinë. Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.
-
Shkarkohet nga vettingu gjyqtarja e 'Tik Tok' Enkeleda Kapedani! Probleme me pasurinë, figurën dhe përgatitjen profesionale
18 Maj 2022, 10:01Enkeleda Kapedani, gjyqtarja të cilësi iu publikuan video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
-
U përplas me murin e karburantit në Fier, ndërron jetë pas 12 ditësh 22-vjeçarja
18 Maj 2022, 09:49Ergesa Ibrushi, 22-vjeç nga Fieri ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 5 Majit, ku automjeti tip ‘Seat’, doli nga rruga në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman. Nga aksidenti mbetën të plagosura rëndë dy vajza që udhëtonin me të, ndërkohë që fatkeqësisht e reja ndërroi jetë
-
Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, kërcënonte brazilianen që njohu në rrjetet sociale: Më jep para të të mos publikoj videot intime që më ke nisur! Më pas të jap edhe pasaportën
18 Maj 2022, 09:06Një 29-vjeçar, i identifikuar si Eraldo Dervishi ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kërcënonte një braziliane që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa pamjeve intime që ai dispononte.
-
Ishte e parkuar në garazh, shkrumbohet nga flakët një makinë në Vlorë
18 Maj 2022, 07:41Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Vlorë
-
Presidenti, palët arrijnë dakordësinë! Opozita propozon emër për 2 raundet e ardhshme, pastaj PS! Alibeaj dorëzohet para qëndrimit të të gjitha grupeve! 'Rithemelimi': Tallje e Ramës
18 Maj 2022, 07:24Në tryezën e negociatave për presidentin e ri, palët ranë për herë të parë dakord që emri i kandidatit për president të propozohet nga opozita për 2 raundet e ardhshme të votimit. Nëse Parlamenti nuk i voton kandidatët e opozitës, atëherë mazhoranca ka mundësinë të votojë emrin e saj në raundin e 4 ose të 5-të, pa nevojën e votave të opozitës.
-
40-vjeçari i sëmurë humb kontaktet prej 2 ditësh! Familja kërkon ndihmën e të gjithëve
17 Maj 2022, 18:05Fatjon Hushi, 40 vjeç nga Fushë-Kruja është personi në foto. Ai ka humbur kontaktet që ditën e diel dhe familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij.
-
Klajdi, i riu që ëndërronte Irlandën por vdiq në kamionin e “Biba X”
17 Maj 2022, 17:05 -
Krijohet një gropë misterioze në Belsh të Elbasanit, habiten banorët
17 Maj 2022, 15:58Në fshatin Cestije ka ndodhur një fenomen natyror i çuditshëm, të cilat kohët e fundit kanë filluar të shfaqen herë pas here në zonën e Belshit në Elbasan.
-
Merr zvarrë 20-vjeçaren te vijat e bardha, në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, largohet nga vendi i ngjarjes! Prangoset 70-vjeçari (VIDEO)
17 Maj 2022, 16:48Një tjetër aksident i rëndë në mes të Tiranës. Sadik Përpunja ka shtypur një këmbësore të vijat e bardha në bulevardin në mes të Tirnës në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh është prangosur nga policia.
-
Betonierja humbi kontrollin dhe ra në greminën 7 metra të lartë në Dhërmi, përfundon në spital shoferi! Shpëton për mrekulli kamioni (VIDEO)
17 Maj 2022, 16:07Një betoniere ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një greminë 7 metra të lartë në lagjen Drimadhës në Dhërmi, teksa po punonte në kantierin e ndërtimit të hotelit “Morina Palace”. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur shoferi 50-vjeçar Nikolla Agolli.