Kronikë
-
Grupe refugjatësh afganë në një numër të vogël hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri çdo muaj me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane përmes së ashtuquajturës “rruga ballkanike”
26 Gusht 2021, 21:48 -
Mbërrijnë 121 afganët e parë në Shqipëri, akomodohen në Durrës! Rama: Braktisën tokën e tyre për të shpëtuar jetën! Yuri Kim: Krenarë t'ju quajmë mik e aleat! Xhaçka: Detyrimi ynë të mos i braktisnim
26 Gusht 2021, 20:45Në orën 3:20 minuta të mëngjesit të sotëm është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë, mes tyre 11 foshnje, të cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Ministrja e Jashme Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim ishin të parat që pritën emigrantët afganë. Pas nisjes nga Kabuli, avioni me afganët që u strehuan në Shqipëri, bënë një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, dhe më pas drejt Rinasit kur mbërriti në 03:20.
-
-
Automjeti përplaset me pemën, një person mbetet i bllokuar, nxirret pas disa minutash dhe dërgohet me urgjencë në spital! Nga aksidenti të lënduar edhe 2 persona të tjerë
26 Gusht 2021, 20:04Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se një automjet u përplas me pemë, ndërsa një nga personat e plagosur mbeti i bllokuar për disa minuta në automjet. Është bërë ndërhyrja me mjete për të prerë derën e automjetit e më pas nxjerrjen jashtë të të plagosurit
-
Aksidenti tragjik në Gjirokastër/ 25 vjeçarja, e vetmja e mbijetuar në furgon, e motra: Ishte e tronditur, ka thyer krahun! Dje kishte një parandienjë të keqe
26 Gusht 2021, 19:18E vetmja që u nxor gjallë nga furgoni në aksidentin me 5 viktima në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe. Mes lotësh, motra e saj ka treguar se një ditë më parë 25 vjeçarja i kishte rrëfyer se kishte një parandienjë të keqe.
-
-
Rriten lehtë rastet në vend, 888 të infektuar në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me COVID, 91 të shtruar te Infektivi
26 Gusht 2021, 18:28Një rritje të lehtë kanë shënuar rastet me COVID në 24 orët e fundit. 888 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur betejën me COVID
-
-
-
Dje la mandatin e deputetes, Çomo shfaqet te COVID 3: Janë rritur shtrimet te Infektivi, shumica të pavaksinuar! Ka edhe të rinj! Manastirliu: Gati strukturat e reja, vala e re po përhapet
26 Gusht 2021, 17:48Pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, shefja e infektivit, Najada Çomo sot është shfaqur në spitalin COVID 3 i cili po bëhet gati për t'u hapur për pacientët e infektuar me COVID në rast se vjon rritja e shtrimeve
-
-
Nga punësimi tek shtetësia shqiptare, të gjitha të drejtat e afganëve në Shqipëri, veshmbathje, ushqim, kurse, shërbim shëndetësor dhe shkollim për fëmijët
26 Gusht 2021, 16:24Refugjatëve politikë afganë që do strehohen në Shqipëri do t’u garantohen të kushte minimale jetese, pas marrjes së statusit të refugjatit do ë ketë të njëjtat të drejta si shqiptarët dhe mund të aplikojnë për të marrë shtetësinë shqiptare
-
-
Një vit më parë i vranë vëllanë, Vilson Çutaj për drogë, 35-vjeçari në Malësi të Madhe s'heq dorë nga kultivimi i kanabisit! I gjenden 326 rrënjë në oborrin e shtëpisë
26 Gusht 2021, 15:50Një vit më parë i vranë të vëllanë pas konfliktit për drogën, por për Olsion Çutajn, 35-vjeç, ky nuk ka qenë një motiv për të hequr dorë nga kultivimi i kanabisi. Ai u arrestua sot, pasi në banesën e tij në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe u gjetën të mbjella 326 rrënjë kanabisi.
-
Aksident tragjik në Qafë-Muzinë/ 22-vjeçarja me ‘Land Rover’ i pret rrugën, furgoni përfundon në greminë, vdesin 4 pasagjerë dhe shoferi! 4 të plagosur (VIDEO)
26 Gusht 2021, 15:485 viktima dhe 4 të plagosur, është ky bilanci tragjik i aksidenti të rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Qafë-Muzinë. Në aksident u përfshinë një automjet tip ‘Land Rover’ dhe një furgon. Dyshohet se manovra e gabuar e shoferes 22-vjeçare të ‘Land Rover’ shkaktoi aksidentin tragjik
-
Nëndrejtori i ISHP-së, Ulqinaku: Pas pedagogëve e studentëve, po diskutohet vaksinimi i detyrueshëm për disa profesione! S'ka viktima nga COVID që kanë marrë të 2 dozat
26 Gusht 2021, 15:29Vaksinimi i detyueshëm, përveç studentëve dhe pedagogëve pritet të aplikohet edhe për disa profesione të tjera. Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku thotë për Report Tv, se gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike në vend, ndërsa ditët e ardhme pritet rritje e infektimeve.
-
Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës
26 Gusht 2021, 14:43Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.
-
Shokë në qeli, ‘armiq’ jashtë! Vrasja në Vlorë për 3 mijë € drogë! 25-vjeçari Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë false
26 Gusht 2021, 14:15Bledar Selmanaj, i dyshuar si vrasës dhe Xhuljan Bullari ekzekutuar në Babicë të Vlorës nuk ishin të panjohur, dhe miqësinë e kishin zënë brenda të njëjtës qeli në burg. Gjithçka u kris kur fituan lirinë dhe u morën me drogë, ku sipas dëshmisë së 39-vjeçarit, i riu bleu hashash nga miqtë e tij me 3 mijë euro false.
-
Dy ura në rrugën Fier-Marinëz po rrezikojnë të shemben, qytetari: Po bën tre vjet në këtë gjendje
26 Gusht 2021, 14:14Dy ura në rrugën Fier-Marinëz që u shërbejnë jo vetëm banorëve të zonës, por edhe të Lushnjës e Beratit, rrezikojnë shembjen. Njëra prej hekuri dhe tjetra prej betoni, kanë shfaqur dëmtime të rënda në strukturë
-
Kamzë/ Po pastronte pusin dhe bie në brendësi të tij, ndërron jetë 65-vjeçari
26 Gusht 2021, 14:04Një 65-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike ditën e sotme! Teksa po punonte për pastrimin e një pusi, ai ka rënë në brendësi të tij, e për pasojë ka humbur jetën.