Kronikë
-
Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.
28 Gusht 2021, 12:20 -
Si të regjistrosh markën tënde në e-Albania
28 Gusht 2021, 11:35Ke bërë një produkt? Zotëron prej vitesh një biznes me një emër tregtar që të simbolizon ty? Nuk e ke regjistruar ende markën? Nxito në e-albania!
-
Vijon vaksinimi anti-Covid, Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021
28 Gusht 2021, 10:39Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda vitit, për të vijuar me procesin e vaksinimi anti-Covid në vend. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se çdo i pavaksinuar përbën një kosto për jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe të shoqërisë, ndërsa ka apeluar që të rinjtë ta bëjnë vaksinën.
-
-
U kap me doza kokaine gati për t'i shitur, arrestohet 33-vjeçari në Berat
28 Gusht 2021, 10:00Një 33-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit u kap me vete me disa doza kokaine që i kishte gati për t'i shitur.
-
Bulqizë/ Kreut të Sindikatës së Minatorëve dhe ish-kandidatit për deputet, Elton Debreshit iu vu tritol në makinë, autor vëllai i tij, arrestohet
28 Gusht 2021, 09:53Pavarësisht dyshimeve që u hodhën, sipas policisë pas vendosjes së tritolit në automjetin e minatorit dhe ish- kandidatit ët pavarur për deputet në Dibër, fshihej pikërisht i vëllai. Alfred Debreshi, 29 vjeç, u vu në pranga ditën e sotme nga Policia. Nuk dihet nëse dy vëllezërit kishin konflikte me njëri-tjetrin.
-
Kushi në takimin me atleten Luiza Gega: Ka ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare, motivon qindra vajza drejt suksesit
28 Gusht 2021, 09:34Ndërsa e konsidero një nga diamantet e sportit tonë elitar, Kushi thotë se Gega është një ndër emrat që vijon të shkëlqejë dhe ka arritur rezultate të larta, duke ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare.
-
Vinin nga Fieri dhe bënin kërdinë me vjedhjet në Lushnje, 3 të arrestuar! Grabitën 2 biznese dhe 4 banesa, sekuestrohen para dhe sende me vlerë
28 Gusht 2021, 09:24Vinin nga Fieri dhe bënin kërdinë me vjedhjet në Lushnje duke u kthyer në tmerrin e qytetarëve. Në pranga janë vënë 3 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e 2 bizneseve dhe 4 banesave. Janë sekuestruar 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, pajisje që përdoreshin për vjedhjet.
-
Rritje temperaturash me 2 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
28 Gusht 2021, 08:07Dita e sotme ka nisur me diell, ndërsa duket se këto kushte moti do të na shoqërojnë përgjatë gjithë kësaj të shtune.
-
-
-
-
VIDEOLAJM/ 95 emigrantët afganë strehohen në Qytet Studenti
28 Gusht 2021, 00:34 -
-
Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në duart e talebanëve
27 Gusht 2021, 20:59Mbërritën gjatë natës në Shqipëri 154 emigrantë të tjerë afganë ne dy fluturime. Fluturimi i parë ishte nga Kabuli ku mbërritën 95 afganë, ndërsa fluturimi i dytë erdhi tranzit nga Doha ku mbërritën 59 afganë. Ata u transportuan në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht, ndërsa në total numri i afganëve në Shqipëri deri më tani është 275.
-
Kapet një familje emigrantësh të paligjshëm në Korçë
27 Gusht 2021, 20:57Një familje emigrantësh të paligjshëm është kapur në Unazën e qytetit në Korçë. Familja e përbërë prej 6 personash, dy prindërit dhe 4 fëmijë minorenë u konstatuan duke ecur në qytet. Kanë qënë shërbimet e Frontex që kanë kapur klandestinët. Priten që të dërgohen në drejtoria e kufirit për dhënien e deklarimeve
-
Kishte humbur, i riu në Librazhd gjendet i mbytur në lumin Shkumbin
27 Gusht 2021, 20:03Një 23 vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin, i cili ishte deklaruar i humbur nga familjarët
-
Arrestohet inspektori i FNSH-së në Tiranë, dhunoi dhe plagosi rëndë me dashje dy persona
27 Gusht 2021, 18:59Saimir Halilaj, me detyrë inspektor pranë Trupës Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, është arrestuar nga policia për plagosje të rëndë me dashje.
-
-
Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID, shënohen 921 raste të reja, humb jetën një qytetar
27 Gusht 2021, 17:22Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit 921 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID dhe ka ndërruar jetë një qytetar