Kronikë
-
27 Gusht 2021, 10:26
-
VIDEO/ Akomodimi i afganëve në Durrës, larg zhurmës së krismave të armëve dhe frikës së luftës, fëmijët gëzojnë me lojërat në oborrin e hotelit
27 Gusht 2021, 10:22Në orën 3.15 minuta të natës është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë te cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Report Tv sjell video nga ambientet ku ata janë akomoduar , që për ta tashmë do shndërrohet në një shtëpi të dytë.
-
-
Përplasen 2 makina në aksin nacional Korçë-Pogradec, mbetet i lënduar një person
27 Gusht 2021, 09:59Në aksident në të cilin janë përfshirë 2 automjete është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në aksin nacional Korçë-Pogradec.
-
Ditë të nxehta dhe temperaturat e larta, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqene dhe lumenj në Kukës
27 Gusht 2021, 09:28Ditët e nxehta dhe të thata të verës përgjatë muajit gusht, me temperaturë mesatare prej 39 gradësh, në Kukës kanë shkaktuar jo vetëm zjarre por edhe një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit.
-
-
Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e makinës që i preu rrugën furgonit! Dëshmia e 2 pasagjereve italiane në 'Land Rover': Automjeti rrëshqiti nga lagështia
27 Gusht 2021, 09:21Arrestohet Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja që i preu rrugën furgonit me pasagjerë në Qafë-Muzinë, duke shkaktuar kështu 5 viktima. Në dëshminë e dhënë nga dy vajzat italiane që ishin pasagjere në mjetin tip 'Land Rover' që drejtohej nga 22-vjeçarja, thuhet se furgoni e mori kthesën gjerë dhe Çelhaka ka frenuar në mënyrë që të shmangte përplasjen me furgonin, por mjeti i tyre ka rrëshqitur nga lagështira.
-
Vlorë/RENEA aksion blic anti-kanabis në Selenicë! 3 të arrestuar, mes tyre Ferdinand Llanaj! I shpëtoi atentatit para 4 vitesh, në 2011 i vranë të atin, i vëllai autor i masakrës së Çoles
27 Gusht 2021, 09:08Ferdinant Llanaj, i njohur me pseudonimin "Robi", Dritan Begaj, dhe Ergi Cura kanë rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pas një aksioni blic anti-kanabis të RENEA-s dhe Forcave Operacionale në zonën e Otimës në Selenicë. Nga operacioni u asgjësuan 600 rrënjë kanabis, si dhe u sekuestruan 4 automjete, 2 prej të cilëve të blinduar. Ferdinant Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ai i shpëtoi një atentati në vitin 2017.
-
Del foto/ Ja kush është 59-vjeçari që u ekzekutua në sy të gruas në Malësi të Madhe
27 Gusht 2021, 08:51 -
Bulqizë/ I vendoset tritol makinës së Elton Debreshit, minatorit që kandidoi si i pavarur për deputet në Dibër! Sindikata e Minatorëve i del në mbrojtje kryetarit të tyre: Duan të na mbyllin gojën
27 Gusht 2021, 08:45Një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Bulqizë Elton Debreshi. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa janë shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Debreshi është edhe kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ai u pushua nga puna si minator, ndërsa Gjykata i dha të dy ditë më parë të drejtën për të marrë rrogën e 15 muajve.
-
-
Temperatura deri në 30 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot
27 Gusht 2021, 07:33Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.
-
-
-
-
-
'Na vranë.. ulu'! Ekzekutohet ish-polici në Malësinë e Madhe, shpëton bashkëshortja e tij! Autori i doli para makinës, e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Viktima vrau padashje kolegun në 1989
27 Gusht 2021, 00:21Sokol Çelaj, ish polic i dënuar për vrasjen padashje të një kolegu në vitet ‘90, sot do të nisej përsëri për në Angli ku jetonte prej vitesh, por mbrëmë fatkeqësisht u vra me breshëri kallashnikovi vetëm 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç. Ai kthehej nga një festë familjare bashkë me bashkëshorten që u shpëtoi plumbave dhe pa autorin, që policia ende s’e ka identifikuar.
-
-
Sportet ujore në liqen, Pogradeci mbledh dhjetëra të rinj, pjesëmarrësit: Eksperiencë e paharrueshme, shijuam garën
26 Gusht 2021, 22:36Sportet ujore mblodhën në Pogradec dhjetëra të rinj të cilët provuan adrenalinën dhe shijuan bukuritë e liqenit. Pjesëmarrësit vlerësuan aktivitetin dhe e cilësuan si një eksperiencë të paharrueshme, që u jep mundësinë të largohen nga monotonia.
-
I preu rrugën furgonit dhe vdiqën 5 persona në Qafë-Muzinë, del fotoja e Rexhina Çelhakës dhe dy vajzave italiane para aksidentit, hipur mbi ‘Land Rover’
26 Gusht 2021, 21:46Rexhina Çelhaka, është 22-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin i preu rrugën furgonit me pasagjerë që vinte nga Tirana e po shkonte drejt Sarandës. Ndërkohë është publikuar edhe një foto pak para aksidentit, ku kanë pozuar të tre vajzat e reja që ndodheshin në ‘Land Rover’