Kronikë
-
Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri, babë e bir.
16 Korrik 2021, 12:10 -
Përfundojnë hetimet për ish-numrin 2 të OFL, dosja në gjyq për nxjerrje sekreti hetimor
16 Korrik 2021, 12:097 muaj pasi kaloi të tre filtrat e vettingut, atë profesional, moral e për pasurinë, partnerët e huaj zbulojnë lidhjet e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, me dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion. Hetimet për të tashmë kanë përfunduar dhe dosja ka kaluar në gjyq për nxjerrje të sekretit hetimor.
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID duke u hequr si infermiere, gjykata nxjerr nga qelia sanitaren Tire Alldervishi
16 Korrik 2021, 11:39Gjykata e Tiranës ka lënë në 'arrest shtëpie' sanitaren Tire Alldervishi, e cila u arrestua për korrupsion, pasi i mori një pacientje me COVID 8 mln lekë të vjetra, duke u hequr si infermiere.
-
Sot pritej vendimi i rëndësishëm, shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën në 29 korrik! Mungon pa arsye avokati, gjobitet me 20 mijë lekë
16 Korrik 2021, 11:33Sot, teksa pritej që të jepej vendimi nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të shpallej i pafajshëm apo do të shkonte në burg, seanca është shtyrë për në datën 29 korrik. Shkak është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe Llalla ka kërkuar që vendimi të jepej në prani të tij. Kjo kërkesë është pranuar nga GJKKO, megjithatë Hazizaj nuk ka shpëtuar paq. Ai është gjobitur me 20 mijë lekë për shkak se mungonte pa arsye.
-
Gjykata e Apelit reagon pas dhunimit të gjyqtarit Arqile Basho
16 Korrik 2021, 11:31 -
Rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg administratori i kompanisë 'Alba Ekzotik Fruit'! Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë: T'i kalojë SPAK
16 Korrik 2021, 11:16Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Barjon Gumenin, administratorin e kompanisë "Alba Ekzotik Fruit", në kontejnerët e së cilës u kapën 11 kg e 675gram kokainë 3 ditë më parë. Në hetuesi, Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner. Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë, me argumentin se trafiku është kryer ng akrimi iorganizuar dhe duhet t'i kalojë SPAK.
-
Arrestimi i Fatos Tushes nga SPAK, Këshilli Bashkiak i Lushnjes i jep detyrën nënkryetares
16 Korrik 2021, 11:11Eriselda Sefa është komanduar nga Këshilli Bashkiak për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lushnjes, pas arrestimit nga SPAK të Fatos Tushe për shpërdorim detyre. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku gara fillimisht ishte mes dy nënkryetarëve, Eriselda Sefës dhe Gentian Nushi. Ky i fundit duke qenë se mban edhe postin e kryetarit të PS për Bashkinë Lushnje u tërheq nga gara, duke lënë mundësinë e votimit vetëm për Eriselda Sefa.
-
16-vjet në UNESCO, Soreca vlerësohet me 'Çelësin e qytetit': BE është këtu sepse Gjirokastra është në Europë
16 Korrik 2021, 11:05Organizimet e Bashkisë së Gjirokastrës në kuadër të 16-vjetorit të përfshirjes së qytetit të gurtë në UNESCO kulmuan mbrëmjen e djeshme me një aktivitet të zhvilluar në kalanë e Argjirose. Kryebashkiaku Flamur Golemi i dorëzoi edhe “Çelësin e qytetit”, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca.
-
Përmbytjet/ Shpëtohen dy vajzat e mitura shqiptare në Gjermani, babai: Shkova me vrap në shtëpi, por uji kishte mbuluar çdo gjë! Prita gjithë natën mbi urë, vetëm kam qarë
16 Korrik 2021, 10:32Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1300 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjermani, si pasojë e përmbytjeve katastrofike që kanë përfshirë vendin, por fatmirësisht ky nuk ka qenë edhe fati i një familje shqiptare.
-
Arrestohen 3 vëllezërit, dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës në Vlorë: Po na grabit pronën! Sa lekë ke marrë, qen bir qeni
16 Korrik 2021, 10:15Një situatë e pazakontë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi tëdhënë, gjyqtari është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën, për pasojë pasi ka dhënë vendimin i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.
-
Kushi prezanton 40 maturantët më të mirë të vitit: Krenare për punën e përkushtimin
16 Korrik 2021, 10:07Pas përfundimit të Maturës Shtetërore dhe një bilanci të detajuar mbi notat e provimeve bilancit të notave të Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar fotot e 40 maturantëve më të shkëlqyer të këtij viti shkollor.
-
Shoqata e Biznesit tjetër kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të shtyhet ora policore, merreni parasysh ose do reagojmë
16 Korrik 2021, 09:59Shoqata e Biznesit këmbëngul që të hiqet ora policore, pasi shprehen se kjo po ndikonin shumë në të ardhurat e tyre, aq më tepër pasi një viti pandemik. Në letrën e dërguar drejtuar ministrisë së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe duke vënë në dije zv. ministren Mira Rakacolli, thuhet se është e nevojshme që të merren masa lehtësuese, duke paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, lënë mundësinë e hapur për përshkallëzim të bizneseve.
-
Plagosi 45-vjeçarin 1 vit më parë, arrestohet në Durrës i riu, lëvizte i armatosur! I shpallur në kërkim edhe për një plagosje tjetër 3 vite më parë
16 Korrik 2021, 09:57Në pranga ka rënë Aleksandër Mehmetaj, i cili plagosi me armë zjarri Spartak Beraqajn 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më 20 shtator të 2021 në Astir, Tiranë, pas një sherri ku u përfshinë të dy personat.
-
Jeton në SHBA dhe nuk paraqitet në punë prej 2 vitesh, ILD kërkon shkarkimin gjyqtares së 21 janarit
16 Korrik 2021, 09:27Nuk paraqitet në punë prej afro dy vitesh pa arsye, Inspektori i Lartë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri. Këshilli i lartë Gjyqësor pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.
-
Kultivonte bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet 53-vjeçari në Berat
16 Korrik 2021, 09:15Një 53-vjeçar ka rënë në pranga në Berat pasi është konstatuar se kultivonte bimë narkotike kannabis. Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Beratit mësohet se 53-vjeçari është identifikuar me inicalet I. S, banues në Osmëzezë.
-
Restaurimi i godinës së maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë', Rama poston videon: Do zgjerohen kapacitet për nënat e fëmijët
16 Korrik 2021, 08:32Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga punimet në godinën e maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë', ndërsa thotë se do të ruhet godina historike. Po ashtu Rama thekson se do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët dhe një hapësirë të re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës.
-
Nuk bën kontrolle duke favorizuar 2 persona për ndërtim pa leje dhe përpiluan akte administrative fiktive, në pranga kryeinspektori në Dibër dhe 3 vartësit e tij
16 Korrik 2021, 08:34Kryeinspektori i Dibrës së bashku me 3 vartësit e tij janë arrestuar, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar ndërtimin e një objekti pa leje. Ato ishin ngarkuar për të kryer kontrolle në territor, por jo vetëm që nuk bënë këtë, por kanë përpiluar akte administrative fiktive dhe kanë favorizuar 2 persona, të identifikuar me inicialet Sh. B. dhe B. B.. për të ndërtuar pa leje në një hapësirë publike.
-
Ulje temperaturash dhe reshje shiu në disa zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
16 Korrik 2021, 07:11Pasditja pritet të sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat malore, ndërsa shira afatshkurtër e të papërfillshëm do ketë vetëm rajoni verilindor i vendit tonë.
-
Rama: 'Air Albania' hap krahët edhe në aeroportin e Kukësit! Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit
15 Korrik 2021, 22:51Në aeroportin e Kukësit, tashmë do të fluturojë në qiell edhe "Air Albania". Ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka dhënë lajmin, teksa bëri me dije se sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga ky aeroport.
-
Zbulohen dokumentet/ Bien akuzat e prokurorit Hajdarmataj, IMT vendosi 60 mln lekë gjobë dhe kërkoi prishjen e objektit, gjykata pezulloi ekzekutimin
15 Korrik 2021, 21:09Dokumentet e zbuluara në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokurori i njohur për përplasjet e tij me socialistët, Besim Hajdarmataj, i cili nesër pritet të përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për akuzat e ngritura nga ndërkombëtarët. Prokurori tropojan Hajdarmataj ka akuzuar zyrtarët e IMT për mosveprim ndërkohë që dokumentet zyrtare tregojnë se inspektorët jo vetëm që kanë reaguar, por kanë gjobitur subjektin që është konstatuar pa leje me 60,000,000 lekë.