Kronikë
-
Ka shkuar në 1,221,640 numri i vaksinimeve të kryera në vend, por për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, kjo shifër duhet të rritet akoma dhe më shumë. Me një postim në Facebook, Manastirliu thotë se mbulesa vaksinale duhet të rritet, duke i bërë thirrje të gjithë personave të pavaksniuar, që të drejtohen në qendrën më të afërt të vaksinimit.
3 Gusht 2021, 21:48 -
-
-
VIDEOLAJM/ Flakët hyjnë brenda oborreve të shtëpive në Lunxhëri të Gjirokastrës
3 Gusht 2021, 20:51 -
I vunë zjarrin pyjeve në Karaburun, Delisuf e Konispol, arrestohen 3 persona
3 Gusht 2021, 20:41Tre persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënies në Karaburun, fshatin Delisuf të Vlorës dhe Shalë të Konispolit, janë arrestuar sot nga Policia.
-
Zjarret 'pushtojnë' vendin nga veriu në jug, 9 vatra aktive, digjen me dhjetëra hektarë pyje! Situata kritike në Gjirokastër e Karaburun, po ndërhyhet nga ajri
3 Gusht 2021, 20:14Zjarri e tymi kanë pushtuar vendin tonë nga veriu në jug, ku janë aktivizuar 9 vatra. Më problematike situata është në Gjirokastër ku flakët kanë marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo.Situata e rënduar është edhe në gadishullin e Karaburunit, ku po punohet me 3 helikopterë nga ajri, një i Forcave të Armatosura dhe 2 helikopter të kontraktuar nga privati.
-
-
-
-
-
Zjarret/ Rama: Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve! Ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për të prekurit! Meta: Urgjente ndërhyrja nga ajri! Basha: Banorët të bashkëpunojnë për evakuimin
3 Gusht 2021, 18:25Kryeministri Edi Rama, Ambasada e SHBA, Presidenti Ilir Meta e kreu i PD, Lulzim Basha, kanë reaguar në lidhje me situatën e vështirë të krijuar në vend nga zjarret, ku fatkeqësisht u regjistrua edhe viktima e parë në Gjirokastër.
-
Viktima e parë nga zjarret, Basha: Banorët të largohen nga vendet e rrezikuara! Masat gjysmake të qeverisë krijuan këtë situatë alarmante
3 Gusht 2021, 18:21Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas shkaktimit të viktimës së parë nga zjarret në fshatin Asim Zenel në Lunxhëri të Gjirokastrës. Ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, Basha akuzon qeverinë se është e papërgatitur për raste të tilla. Basha shkruan se masat gjysmake të marra nga qeveria nuk po mundin të normalizojnë dot situatën me zjarret në vend.
-
-
-
Me 14.3 kg kokainë në 'Benz' drejt Malit të Zi, arrestohet në Muriqan 42-vjeçari! Automjeti dërgohet në Durrës për kontroll të specializuar
3 Gusht 2021, 18:0614.3 kilogramë kokainë janë kapur pasditen e sotme në pikën kufitare me Malin e Zi në Muriqan. Bëhet me dije se lënda narkotike u gjet në një automjet tip 'Benz', ndërsa po tentonte të kalonte kufirin drejt Malit të Zi. Policia ka arrestuar shoferin e automjetit, Besnik Ruçin 42 vjeç, me origjinë nga Durrësi. Automjeti tip 'Benz' është dërguar në Durrës për kontroll të specializuar.
-
Humbi jetën nga zjarri në fshatin Asim Zenel, ja kush është viktima
3 Gusht 2021, 17:54 -
COVID-19/Asnjë humbje jete, 65 raste të reja në 24 orët e fundit
3 Gusht 2021, 17:37Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 65 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbe jetë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
-
-
Me shpejtësi 3-fish mbi normën e lejuar, të dehur në timon e gara shpejtësia, Policia Rrugore bën bilancin e korrikut: 344 drejtues mjetesh të arrestuar dhe mbi 46 mijë të gjobitur
3 Gusht 2021, 16:58Në një bilanc për muajin korrik, Policia rrugore bën me dije se janë arrestuar në flagrancë 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 160 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
-
Përkeqësohet situata e zjarrit në Lunxheri, Peleshi urdhër: Të evakuohen banorët
3 Gusht 2021, 16:48