Kronikë
-
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën "Shefqet Kuka", ku drejtuesi i mjetit dhe paagjerja ka mbetur të plagosur.
6 Qershor 2021, 18:18 -
'Do të vras, nëse vazhdon heton tek ajo çështje', SMS kërcënuese për dosjen e tokave në Kashar, Oficeri i Policisë: Kam parë njerëz me kapuça të zinj rreth banesës
6 Qershor 2021, 17:55Policia e Shtetit po heton mbi denoncimin e një oficeri të policisë gjyqësore, i angazhuar pranë Prokurorisë së Tiranës, i cili ndihet i rrezikuar nga persona ende të pazbuluar dhe të paidentifikuar.
-
‘Rally Albania’ zbret në Vlorë, Blendi Gonxhe: Promovon turizmin në vendin tonë
6 Qershor 2021, 17:39Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe shkruan se 'Rally Albania 2021' promovon kulturën e motorsportit dhe turizmin në vendin tonë.
-
Situata nën kontroll, asnjë viktimë nga COVID-19, regjistrohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit në vend
6 Qershor 2021, 17:01Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 5 raste të reja infeksioni.
-
Kodi i ri Rrugor, eksperti Mamir Hodo: Rritja e gjobës s’garanton siguri! Aksidentet, të ngrihet agjenci kombëtare e sigurisë rrugore
6 Qershor 2021, 15:57Eksperti i Sigurisë Rrugore, Mamir Hodo, për uljen e numrit të aksidenteve nuk e sheh zgjidhjen në rritjen e vlerës së gjobave me ndryshimet e reja të Kodit Rrugor. Sipas tij, për t’u zgjidhur problemi duhet të krijohet një agjenci kombëtare e sigurisë rrugore, e cila të hartojë dhe ndjekë politikat e sigurisë.
-
'Situata me COVID nën kontroll, s'kemi transmetim komunitar', mjeku Alimehmeti optimist: Edhe vjeshta pritet e qetë! Jo dakord për vaksinimi e fëmijëve
6 Qershor 2021, 15:35Optimist u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti në lidhje me situatën e COVID në vend, jo vetëm për javët në vijim, por edhe për muajt e vjeshtës. Në "Report TV", ai tha se vaksinimet e kryera dhe numri i personave që e kanë kaluar tashmë sëmundjen, do të bëjnë që të kemi një vjeshtë të qetë dhe aspak të ngjashme me atë të vitit të kaluar.
-
Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, rradhë e gjatë makinash në Orikum-Vlorë
6 Qershor 2021, 15:29Kjo fundjavë ka shënuar fluks të lartë pushuesish edhe në Vlorë. Rradhë të gjata makinash ka pasur në aksin Orikum-Vlorë gjatë diës së sotme.
-
Pasioni për të krijuar ‘mund’ problemet me shëndetin, artizani me aftësi ndryshe në Vlorë, art me materiale të riciklueshme: Rrezikoj të humbas shikimin
6 Qershor 2021, 14:56Jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për Ilir Kacanin nga Novosela. Babai i dy fëmijëve është me aftësi ndryshe ndaj nuk mund të punojë. Por e ka gjetur mënyrën për të patur një jetë aktive, duke krijuar objekte artizanale. "Për të vazhduar me dëshirën që kam vetëm të më krijojnë një mundësi për vizitë për sytë sepse e kam shumë të vështirë, shikimi po më zbehet fare”, thotë Ilir Kacani
-
Çelet sezoni turistik ne Pogradec, kreu i bashkisë: 100 ditë vere me aktivitete kulturore e sportive (VIDEO)
6 Qershor 2021, 14:21Këtë të diel qyteti i Pogradecit ka çelur sezonin turistik veror, me një kalendar të pasur aktivitetesh, ndërsa nuk mungoi edhe panairi i punimeve artizanale dhe produkteve bio.
-
'Kush ka zaptuar bregdetin, le t'i prishi vetë', pas paralajmërimit të Ramës, IKMT nis nesër operacionin, do prishen 15 objekte në Velipojë dhe 30 në Ksamil
6 Qershor 2021, 13:53Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
-
Fundjava rikthen pushuesit kosovarë në bregdetin shqiptar, fluks në pikën kufitare të Morinës
6 Qershor 2021, 13:35Gjatë së premtes dhe të shtunës, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.
-
Rehabilitohet kanali vaditës i Rrinës në Librazhd, Balla: Mbulon me vaditje 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra (VIDEO)
6 Qershor 2021, 13:33Investimet në bujqësi vijojnë për të lehtësuar punën e fermerëve në zonat e Librazhdit në prag të sezonit të vaditjes.
-
-
'Më vodhën pantallonat', burri denoncon në polici: Po flija me gruan, kur hynë nga dritarja e banjës
6 Qershor 2021, 12:47Hajdutët ndonjëherë kanë sens humori të pabesueshëm. Së paku kështu bindesh nëse lexon kallëzimin e dorëzuar para oficerit të policisë në Vorë me inicialet A. M. ku i dëmtuari tregon çast pas çasti se si u vodh dhe se si hajdutët e ndaluan atë që mos ti ndiqte me vetëm një veprim.
-
Shembi urën në Darëzezë pasi kaloi me kamionin 50 ton, lihet në arrest shtëpie shoferi
6 Qershor 2021, 11:56Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Luftar Panahorin, shoferi i cili shembi urën e Darëzezës, pasi kaloi mbi të me një kamion me ngarkesë prej 50 ton, ndërsa ura mbante deri në 15 ton.
-
Shkodër, nis në Reç hedhja e insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave, Rama: Sigurojmë cilësinë e këtij produkti! Ekonomi: E angazhuar ta çoj deri në fund (VIDEO)
6 Qershor 2021, 11:42Ka nisur sot në zonën e Reçit në Shkodër fushata e hedhjes së insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave. Kyeministri Edi Rama shkruan se kjo metodë është e certifikuar nga BE dhe siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti. E pranishme në nisje të fushatës, Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi theksoi angazhimin e saj për ta çuar këtë praktikë deri në fund.
-
Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore, Manastirliu: Për turistët që shfaqin shenja COVID do përdoren testet e shpejta (VIDEO)
6 Qershor 2021, 11:10Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.
-
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, bashkëshortja e vëzhgoi dhe njoftoi babain e saj për veprimet e viktimës! Dëshmitë kontradiktore të tyre para hetuesve
6 Qershor 2021, 11:05"Report Tv" mëson detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës. Ka dyshime se Dhurata Saliaj ka kryer vëzhgimin e ish-bashkëshortit para se i ati i saj ta vriste dhe ajo ka njoftuar të atin për çdo lëvizje të viktimës.
-
Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë, ndihmonin emigrantët e paligjshëm për të kaluar kufirin
6 Qershor 2021, 10:57Dy persona, të shpallur në kërkim kombëtar, janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm për të kaluar kufirin.
-
Grabitet me dhunë një karburant në autostradën Tiranë- Durrës, dy persona marrin lekët e xhiros
6 Qershor 2021, 10:07Një karburant në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në Fllakë, ku dy persona i kanë marrë me dhunë një sasi lekësh personit i cili mblidhte lekët e xhiros.