Kronikë
-
Policia ushtroi kontroll në lokalin e 41-vjeçarit në fshatin Polenë, ku u gjet një sasi kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
28 Janar, 09:32 -
I ngacmonte të dashurën, 38-vjeçari me kushëririn e tij qëllojnë me armë zjarri 45-vjeçarin! Të dy shpallen në kërkim (EMRAT)
28 Janar, 08:08Mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia.
-
Policia aksion në Fier! Ndalohet një person në qendër të qytetit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave 'Shqiponja'
27 Janar, 21:56Një person është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është shoqëruar në furgonin e Forcave “Shqiponja”. Në vendngjarje janë parë dhjetëra efektivë policie, ndërsa situata është zhvilluar në sy të qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.
-
Trafikuan kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurave të kafshëve, SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal
27 Janar, 16:40Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas informacioneve të marra mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga Policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, mjeti përplaset me një motor, plagoset 1 person
27 Janar, 16:11Një makinë ka përplasur një motor, ku si pasojë është lënduar një person. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
-
U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, 37-vjeçari ekstradohet nga Zvicra
27 Janar, 15:59Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Jozi Kraja, lindur në Shkodër, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
-
Trafik droge brenda burgut të Elbasanit, Gjykata lë në burg tre personat nën hetim, me tyre edhe polici Ndriçim Kroi
27 Janar, 15:45Seanca gjyqësore është zhvilluar më datë 24 janar 2026, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Suela Lika, ndërsa gjykata urdhëroi që personat nën hetim të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me qëllim që të jenë në dispozicion të organit procedues.
-
U aksidentua në Kurbin 8 ditë më parë, ndërron jetë shoferi i ri! Dy pasagjerët ende nën kujdesin e mjekëve
27 Janar, 15:53Automjeti tip “Audi”, me të cilin ata udhëtonin, devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore gjatë tentativës për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër, i cili drejtohej nga një person në gjendje të dehur, që është arrestuar nga policia.
-
-
Protesta e dhunshme e Berishës/ Lirohen 19 protestuesit, caktohet detyrim paraqitjeje! Balliu ‘mësyn’ në Gjykatë, zihet me qytetarin (VIDEO)
27 Janar, 15:1619 të arrestuarit pas protestës së dhunshme të PD-së para kryeministrisë dhe Kuvendit u liruan nga Gjykata e Tiranës e cila i la në masë detyrim paraqitje. Tensionet deputeti Klevis Balliu, në hetim për dhunën në tubim, nuk i ndali as në ambientet e gjykatës. Ai tentoi të sulmonte fizikisht në hollin e gjykatës një qytetar që sipas tij e ofendoi. Policia e shoqëroi burrin që dyshohet se ishte i dehur.
-
Durrës/ Plagosi me thikë vajzën e tij, zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit: Më shtyu se nuk donte të fliste me mua, mu errën sytë dhe isha i alkoolizuar! I kërkoj falje
27 Janar, 14:02Babai i 24-vjeçares, Mikel Ndoj në dëshminë e dhënë përpara togave të zeza, tha se shkak është bërë sjellja e vajzës ndaj tij, e cila refuzonte që familja të ribashkohej dhe aq më tepër të kisha kontakte me babain e saj.
-
Çështja Balluku, Kushtetuesja ende pa vendim: Na duhet më shumë kohë! Nesër në Këshillin e Imunitetit kërkesa e SPAK për arrestin
27 Janar, 12:47Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese u mblodh për çështjen e Belinda Ballukut por ende nuk ka dalë me vendim. Më 28 janar mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit, sipas kërkesës së SPAK.
-
I akuzuar për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja
27 Janar, 12:31Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë
-
Aksidenti në Gramsh, zjarrfikësit: Një nga operacionet më të dhimbshme, humbja na preku të gjithëve! Urdhri i Infermierit poston foton: Nënë e tre fëmijëve, shembull fisnik
27 Janar, 11:52Një nga operacionet më të vështira dhe më të dhimbshme e ndjenë forcat zjarrfikëse ndërhyrjen në aksidentin e rëndë rrugor të hënën në një rrugë fshati e malore në aksin Gramsh – Poroçan, me 1 viktimë e 2 të plagosur.Urdhri i Infermierit e vlerëson kolegen që humbi jetën si profesioniste të përkushtuar ndaj komunitetit, një shembull fisnik i misionit të bluzave të bardha.
-
-
Dështon seanca paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO! Munguan dhe të pandehurit e tjerë
27 Janar, 11:36SPAK ka dërguar në bankën e të akuzuarve Benet Becin së bashku me 6 persona të tjerë. Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin për shkelje të ligjit në lidhje me një procedurë prokurimi gjatë kohës kur ai drejtonte KESH-in.
-
-
Caktohet gjyqtari për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado
27 Janar, 11:06Shorti i Gjykatës Administrative të Tiranës ka përcaktuar si gjyqtar Hazbi Balliun. Veliaj kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror sepse ai nuk ka kryer Shkollën e Magjistraturës. Kryebashkiaku pretendon se Presidenca ka miratuar dekretin pa verifikuar, teksa i kërkon KLP shkarkimin e Dados.
-
Masakra e Gërdecit/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut për ekspertizë të fax-it ‘për Shkëlzenin’! Seanca shtyhet për datën 10 shkurt
27 Janar, 11:08Avokatët e ish-ministrit pretenduan edhe për një sërë aktesh, që janë referuar nga prokurorët në gjyq, por nuk iu janë vënë në dispozicion nga Gjykata. Për ta mundësuar këtë seanca u shty për në datën 10 shkurt.
-