Kronikë
-
Qeveria shqiptare ka marrë vendim sot për t'i dhënë fund problemin me mbetjet në bashkitë e Qarkut Durrës. Këshilli i Ministrave shpreh gatishmërinë që të paguajë diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qyteteve.
15 Korrik 2021, 16:54 -
Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës! Balluku: Synojmë të plotësojmë nevojat e tregut, pastaj të jemi fuqi eksportuese
15 Korrik 2021, 16:49Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.
-
Vettingu në polici, rinisin seancat publike në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për SHÇBA-në! Pas përfundimit, SHÇBA bën vetting për Policinë dhe Gardën
15 Korrik 2021, 16:01Vettingu në Polici është përqëndruar vetëm tek vlerësimi kalimtar i punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme. Pas një mungese dy mujore, më në fund kanë nisur seancat në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit. Pas përfundimit të të gjithë punonjësve të SHÇBA, kjo e fundit do të verifikoj Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës
-
U shkarkua nga KPK dy vite më parë, prokurori Hysni Vata përjashtohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë! Probleme në të tri kriteret
15 Korrik 2021, 15:52Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokurorin Hysni Vata.
-
Trafik i rënduar në aksin Vorë – Fushë Krujë, vargu i makinave mbi 15 kilometër
15 Korrik 2021, 15:46Një trafik i rënduar është krijuar në aksin Vorë-Fushë-Krujë dhe anasjelltas. Vargu i makinave i kalon 15 kilometra dhe më problematike është korsia nga Vora-Rinas deri në Fushë-Krujë
-
Britania i ‘shpall luftë obezitetit’, takson sheqerin dhe kripën për 'snacks'! Nisma shembull për të gjitha qeveritë, në Shqipëri shifrat alarmante, 22% obezë
15 Korrik 2021, 15:08Taksë për sheqerin dhe për kripën, kjo është zgjidhja që Britania e Madhe ka gjetur për të luftuar atë që quhet pandemia e dhjamit, obezitetin. Më ketë nismë duhet të frymëzohet edhe Shqipëria, pasi nga rreth 22 përqind e 3 milionë shqiptarëve sot janë obezë.
-
Diplomohen 76 oficerë, Peleshi: Së shpejti mësimi në anglisht, Akademia e FA sipas modelit të akademisë ushtarake të SHBA-së, West Point
15 Korrik 2021, 14:4576 oficerë të Forcave të Armatosura dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan kurset e gradave në Akademinë e FA. Ushtarakët shqiptarë ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.
-
Gjykata Kushtetuese 3 pyetje Venecias për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019: A kemi kompetencë për ta gjykuar dhe prevalon periodiciteti apo pluralizmi?
15 Korrik 2021, 14:36Nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
-
-
Ekzekutimi në mes të Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO klanin 'Duka
15 Korrik 2021, 13:50SPAK ka mbyllur hetimet për ekzekutimin me eskortë të hapur dhe në mes Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko nga klani “Duka”. Janë dërguar për gjykim 9 të pandehur: Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, të gjithë në arrati dhe Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim, Xhoni Nica me “detyrim paraqitje' dhe Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë.
-
-
-
Shkodër, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët
15 Korrik 2021, 13:28Një tjetër rast i prodhimit të lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Shkodrës. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij të cilët u larguan gjatë aksionit të Policisë.
-
Moti i keq me erë të fortë, Bashkia e Vlorës thirrje pushuesve në det: Jini të kujdesshëm për veten dhe fëmijët
15 Korrik 2021, 13:16Është përkeqësuar moti pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, duke bërë që Bashkia të dalë me një apel për kujdes ndaj pushuesve.
-
-
-
-
Inspekton punimet e dy shkollave në Kamëz, Veliaj: Hapen brenda këtij viti, prioritet standardi i njëjtë arsimor për çdo fëmijë
15 Korrik 2021, 12:50Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e dy shkollave të reja në në Kamëz ku edhe theksoi se kanë si synim hapjen e tyre brenda kërij viti. Shkollat “Nënë Tereza” dhe “Kennedy” do të ofrojnë tre ciklet për nxënësit e zonës së Kamëz, duke filluar që me parashkollorin, 9-vjeçaren dhe më pas gjimnazin.
-
-
USAID 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë e maqedonas, Yuri Kim nga Qafë Thana: Ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt
15 Korrik 2021, 12:36E pranishme në pikën kufitare të Qafë Thanës, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Amerikës për vendin tonë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës u mbajt sot një ceremoni për bashkëpunimin rajonal, ku USAID dha 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në fjalën e saj, Kim u shpreh se ndihma e SHBA, po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt.