Kronikë
-
Kthjellimet mbeten prezente deri në mesditë në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat Bregdetare.
11 Maj 2021, 07:45 -
Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokalin që prodhonte Bitcoin! Vetëdorëzohet 28-vjeçari: E bëra pa dashje, armën e solli vetë (PAMJET para tragjedisë)
11 Maj 2021, 07:16Pak para mesnate, shoqëria në kafe e disa të rinjve, u kthey në tragjedi. 27-vjeçari Mehmet Qema u qëllua me plumb pistolete në gjoks nga shoku i tij 28-vjeçari Marjus Dema. Në pamjet që Report Tv siguron pak momente para vrasjes, autori i drejton armën shokut të ulur në tavolinë, ndërsa miqtë e tjerë janë ende duke qeshur. 28-vjeçari u vetëdorëzua pas negociatave me familjarë e avokatë, ndërsa janë vetëdorëzuar edhe miqtë e tyre të shpallur në kërkim. Dëshmia: Nuk kisha qëllim ta vrisja pasi jemi miq.
-
Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)
10 Maj 2021, 23:37Një konflikt në rrugën "5 Maji" në Tiranë ka përfunduar me përdorimin e armëve e për pasojë një person ka gjetur vdekjen. Viktima, identiteti i të cilit është Mehmet Qema, 27 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
-
Koronavirusi, Manastirliu: Synojmë kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit! Në fund të majit rivlerësojmë lehtësimin e masave
10 Maj 2021, 22:59Ndërsa procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se objektivi i ri është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda muajit Qershor. Ndërkohë, sa i përket masave anti-COVID, Manastirliu u shpreh optimiste se nëse shifrat e pandemisë do të jenë në këto trende, do të kemi një lehtësim të tyre në fund të muajit maj.
-
Dalin pamjet nga ekzekutimi i 38-vjeçarit në Vlorë/ 2 autorët po e prisnin në kthesë, njërit i bie arma nga duart! Shoqëruesi i viktimës ia mbath vrapit
10 Maj 2021, 22:20Kamerat e sigurisë të karburantit përballë kanë ndihmuar për të zbardhur të gjithë skemën e plotë të ekzekutimit të Bledar Birçaj mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’.
-
Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë Shqipërisë
10 Maj 2021, 21:50Është zbuluar skandali i një farmacie në Rinas, e cila jep tamponë fals negativ të COVID, për të udhëtuar jashtë vendit. Tamponi kushton 30 euro dhe përgjigjen e merr në fare pak minuta.
-
-
Rama publikon videon nga ish-Sheshi Shqiponja: Vazhdojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës
10 Maj 2021, 20:34Vazhdojnë prej muajsh punimet në ish-Sheshin Shqiponja, që e kanë kthyer hyrjen në kryeqytet në një kantier ndërtimi. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në Facebook, ndërsa thotë se puna vijon me tre turne.
-
Manastirliu: Janë vaksinuar 6 mijë gra dhe vajza që punojnë në fasoneri
10 Maj 2021, 19:16 -
Dardha, atraksion edhe gjatë stinës së verës! Amerikani braktis vendin e tij për të jetuar në Korçë: Ështe një nga fshatrat më të bukur të zonës
10 Maj 2021, 18:44Jo vetëm në dimër, por edhe gjatë stinës së verës fshati turistik i Dardhës në Korçë tërheq mjaft vizitorë të trevave shqiptare dhe vendeve të huaja. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe të të huajve, jo vetëm të shqiptarëve.
-
Restaurohet kisha historike e 'Shën Vlashit' në Skuraj, kontribuan edhe qytetarë të besimit mysliman
10 Maj 2021, 18:09Është restauruar kisha e Shën Vlashit në Skuraj të Milotit, e cila ishte shkatërruar gjatë sistemit komunist. Objekti i kultit u ringrit me donacione private dhe kontributin e banorëve përfshirë dhe ata të besimit mysliman. Mesha e parë u mbajt nga Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Giorg Frendo.
-
Vëzhgim/ Velipoja larg sezonit të ri turistik, bashkia Shkodër s’ka ndërhyrë për pastrimin! Ministria nuk ka licensuar stacionet e plazhit
10 Maj 2021, 17:48Plazhi më i madh në veriperëndim të vendit, Velipoja nuk është ende gati për çeljen e sezonit turistik. Operatorët turistik duket se i kanë marrë masat, por ata që kanë çeduar janë Bashkia e Shkodrës dhe Ministria e Mjedisit. Ndjekim vëzhgimin e gazetarit Ergys Kavaja...
-
Kushi: Nxënësit e arsimit parauniversitar i rikthehen modelit të mëparshëm për provimet! Plan i posaçëm për plotësimin e mangësive nga mësimi online
10 Maj 2021, 17:47Ndërsa situata me pandeminë po përmirësohet, duket se edhe nxënësit do të rikthehen gradualisht në normalitet, pas një viti mësimi të alternuar mes atij në klasa dhe online. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha sot në "Report TV" se nxënësit e arsimit parauniversitar do t'i rikthehen këtë vit modelit të mëparshëm për provimet.
-
Kraja: Të shkarkuarit e Vetting i nënshtrohen filtrave të SPAK! Krimet Zgjedhore do hetohen të gjitha, nuk do ketë zvarritje
10 Maj 2021, 17:44Në 108-vjetorin e ditën e drejtësisë shqiptare, nga Poli i Drejtësisë, kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar të gjithë ata që janë shkarkuar nga vettingu dhe kanë probleme me pasurinë, do t’i nënshtrohen filtrave të SPAK.
-
GdF operacion anti-drogë në Brindisi, sekuestrohen 400 kg kanabis në një gomone, pranga 30-vjeçarit nga Vlora
10 Maj 2021, 17:37Një gomone me 400 kg kanabis që ishte nisur nga Shqipëria, është kapur në brigjet e Brindisit, teksa në pranga ka rënë skafisti nga Vlora. Report TV mëson nga burime zyrtare se është arrestuar 30-vjeçari nga Vlora, me inicialet E. I.
-
-
Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE
10 Maj 2021, 17:27Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Evropian Joseph Borrel, pas samitit të ministrave të jashtëm të BE, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit.
-
Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt! Borrel: Duhet të ecim përpara! Varhelyi optimist
10 Maj 2021, 17:10Më 5 Maj Këshilli i Bashkimit Europian i ka rekomanduar të vendeve të BE-së vazhdimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Shefi i politikës së jashtme Joseph Borrel, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit. Borrel deklaroi se ka nevojë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë gjithashtu nevojën për liberalizimin sa më parë për Kosovën, teksa vuri theksin edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
-
Koronavirusi, 4 viktima dhe 30 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
10 Maj 2021, 17:09Vijon të shënojë ule numri i rasteve të reja me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit raportohet për 30 persona të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht janë 4 persona që nuk e kanë fituar dot betejën me këtë virus.
-
Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Varhelyi optimist: Në Këshillin e Punëve të Jashtme për domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit
10 Maj 2021, 16:46Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ka postuar foto nga takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian ka nënvizuar se diskutimi ka qenë i frytshëm.