Kronikë
-
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj duke u bërë thirrje të gjithë eksperteve të teknologjisë së informacionit, që minimuni, ata që e kuptojnë këtë sistem, nuk duhet të përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset
20 Prill 2021, 15:58 -
Dekriminalizimi për kandidatët e 25-prillit, përfundon verifikimi për Zef Hilën e PD! Ambasada e SHBA çon përgjigjen për Tom Doshin në prokurori
20 Prill 2021, 15:20Vijon verifikimi i kandidatëve të dyshuar si me probleme me ligjin. Burimet për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se Prokuroria ka përfunduar verifikimin për kandidatin e 5-të në listën e PD në Shkodër, Zef Hilën, i cili nuk rezulton të ketë shkelje.
-
-
-
Vaksinimi masiv, nga sot marrin vaksinën anti COVID edhe punonjësit e transportit ajror! Manastirliu-Balluku: Ishin heronjtë tanë gjatë kohës së riatdhesimit
20 Prill 2021, 14:32Nga dita e sotme ka nisur vaksinimi edhe i një grupi të rëndësishëm të transportit, siç jajnë punonjësit e transportit ajror. Kujtojmë se më herët ka nisur edhe vaksinimi i operatorëve turistikë ndërkohë që pritet pas disa ditësh të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik.
-
-
Nuk kishte mbaruar ende shkollën, heroi që parandaloi vrasjen e dyfishtë në Yzberisht pritet nga Ardi Veliu
20 Prill 2021, 12:19Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili i ndodhur rastësisht dhe jashtë shërbimit në Yzberisht ku po ndodhte një konflikt që po përshkallëzohej deri në vrasje, ka ndërhyrë me profesionalizëm duke parandaluar një vrasje të dyfishtë.
-
5 ditë nga zgjedhjet, SPAK deri tani ka regjistruar procedime për korrupsion zgjedhor dhe po bën hetimet
20 Prill 2021, 11:35Ndërsa na ndajnë dhe 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, deri më tani në SPAK janë bërë 19 kallëzime për korrupsion zgjedhor.
-
SPAK në terren edhe më 25 prill, monitorim në të 12 qarqet për të shmangur krimet zgjedhore! Deri tani janë regjistruar 19 procedime dhe po hetohet
20 Prill 2021, 11:21Sektori i hetimit të krimeve zgjedhore në SPAK do të jetë në terren ditën e zgjedhjeve. Report Tv mëson se gjatë 25 prillit, në ditën e zgjedhjeve parlamentare do të jetë në gatishmëri në të12 qarqet e vendit nëse do të shfaqen probleme që klasifikohen si krime zgjedhore.
-
-
BE do sjellë në Shqipëri 145 mijë doza të vaksinës Pfizer! Rama: Gjithologët të mos nxitojnë kur gjykojnë qëndrimet e mia
20 Prill 2021, 10:07.Në përpjekje për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në luftë me Pandeminë, Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olivier Varhelyi ka konfirmuar se brenda dy javësh në Ballkanin Perëndimor do të shpërndahet grupi i parë i vaksinave të Pfizer dhe Biontech të financuara nga Komisioni Evropian.
-
-
-
Gazetarët pa Kufi: Liria e shtypit nën presion gjatë pandemisë! Shqipëria përmirësohet me një pozicion, Kosova bie 8 !
20 Prill 2021, 09:42Pandemia globale ka çuar në rritje të shtypjes dhe sulmeve ndaj gazetarisë në të gjithë botën, u bë publik në një raport të botuar të martën nga Reporterët pa Kufij (RSF)
-
Të shtënat me armë zjarri kanë terrorizuar mbrëmë qytetarët në Lezhë, telefonata anonime vë në lëvizje policinë
20 Prill 2021, 09:34Të shtëna me breshëri armë kanë terrorizuar mbrëmë banorët e lagjes Xhenjo në Lezhë. Në sallën e policisë një telefonatë anonime ka vënë në lëvizje blutë e komisariatit për te krehur zonën, por burime bëjnë me dije se ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve apo dhe gjetja e vendgjarjes.
-
Hodhën në treg para të falsifikuara në Elbasan, Tiranë e Fier, 7 të arrestuar! Sekuestrohen 150.000 lekë dhe 2760 euro false
20 Prill 2021, 09:33Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.
-
-
Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, palët e përfshira rrëzojnë variantin e konfliktit politik! Rama: E qartë që s'ka motiv politik, politizimi nga PD skandaloz
20 Prill 2021, 09:13Policia ka shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë. Edhe pse çështja u politizua shpjet nga opozita duke thënë se kjo ka ndodhur për të tensionuar fushatën elektorale, vetë Ndriçim Jonuzi nga arratia ka sqaruar arsyet që sipas tij çuan në përplasje dhe se nuk ishin politike. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama , i cili shpreh se politizimi që i bëri PD ngjarjes është skandaloz.
-
Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohet 34-vjeçari në Korçë
20 Prill 2021, 08:33Një 34-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij 17 emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i P. L., 34 vjeç, banues në Fier, ndodhi në aksin Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.
-
Autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' përplaset me atë të 'Tiranës së Re' dhe më pas përfundon në murin e ministrisë në qendër të Tiranës! 4 pasagjerë të lënduar
20 Prill 2021, 08:01Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik është përplasur me autobusin e linjës së Tiranës së Re mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur 4 pasagjerë. Aksidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Tiranës.