Kronikë
-
688 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor dhe 247 gjoba për shkelje të masave anticovid në 3 javët e para të vitit 2021.
24 Janar 2021, 13:36 -
I dënuar me 27 vite burg për trafik heroine, i burgosuri shqiptar merr vëmendjen e mediave britanike: Poston foto nga qelia, tallet me sistemin
24 Janar 2021, 12:59Një i burgosur shqiptar në Angli ka marrë vëmendjen e mediave pasi ai përdor një telefon nga qelia për t’u futur në rrjete sociale. Madje ai ka postuar dhe foto në Instagram nga qelia e tij.
-
Bllokohet kanali, uji përpin pyllin, banorët e Darëzezës: Jemi ankuar, nuk dimë se çfarë do bëhet (VIDEO)
24 Janar 2021, 12:29Kanali kullues është i bllokuar e për pasojë, uji po përpin dunat ranore dhe pyllin e Semanit. Për këtë fenomen flasin me shqetësim banorët dhe peshkatarët e Darëzezës në Fier.
-
Përgjimet e Ndrangheta-s, ku përmendet edhe Meta dhe këshilltari i tij Ilir Kulla, SPAK: Të hënën kontaktojmë me autoritetet italiane
24 Janar 2021, 12:17SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.
-
Jepnin leje ndërtimi kundrejt rryshfetit, GJKKO lë në burg 2 inspektorët e arrestuar në Kamëz! SPAK: Merrnin 1-3 mijë euro për çdo subjekt
24 Janar 2021, 11:59Një ditë pas konfirmimit nga gjykata, GJKKO u ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryeinspektorin Dritan Nikolli dhe inspektorin Ermal Baci. Dy të pandehurit nuk kanë folur asnjë fjalë përpara gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se ata merrnin nga subjektet me shumën e 1-3 mijë euro.
-
U arrestuan për kontrabandë mallrash nga aeroporti i Rinasit, gjykata vendos detyrim paraqitje për 9 persona, mes tyre 4 doganierë
24 Janar 2021, 11:47Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 9 të arrestuarit për kontrabandë mallrash nga aeroporti i Rinasit, mes tyre dhe 4 doganierë.Bëhet fjalë për të arrestuarit Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, Lonora Legisi, Altin Legisi si dhe për 4 doganierët Baftjar Kazias, Theodhor Naçi, Muhamet Liçaj dhe Edlira Saliaj.
-
‘Zemra plot’ për familjen dibrane, lindin shëndosh e mire trinjakët në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’
24 Janar 2021, 11:45Zemra plot për familjen Dardeshi, pas ardhjes në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".
-
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gjykatësi i Tiranës Martin Deda
24 Janar 2021, 11:41Është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda.
-
Reshjet e shiut nuk ndalin punimet për ndërtimin e Spitalit të Fierit (VIDEO)
24 Janar 2021, 11:36Pavarësisht reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin tonë, vijon puna në kantierin për ndërtimin e Spitalit të Fierit, një investim nga Turqia. Makineritë nuk e kanë ndërprerë punën e tyre pavarësisht kushteve jo të favorshme teksa po përgatisin terrenin për ngritjen e strukturës së spitalit.
-
Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto
24 Janar 2021, 11:16Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga Mali i Tomorrit që ndodhet mes Skraparit e Beratit duke i uruar një ditë të mbarë. Përshëndetjet nuk kanë munguar as nga presidenti Ilir Meta, i cili këtë fundjavë ka zgjedhur që ta kalojë në Vlorë, vendin e përzemërt të Kryeministrit.
-
Bulqizë/Dhunoi me shkop druri nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari, iu gjetën 2 thika me vete
24 Janar 2021, 10:46Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar me shkop druri nënën e tij pas një konflikti mes tyre.
-
Mjeku Tritan Kalo mesazh për qytetarët, pas skandalit të 'Tires': Mos e humbisni besimin në punën tonë
24 Janar 2021, 10:29Mëngjesin e kësaj të diele, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se njerëzit nuk duhet të humbasin besimin te mjekët dhe te puna e tyre për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të preku nga kjo “ flamë mbarëbotërore”.
-
I përfshirë në grup kriminal në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek
24 Janar 2021, 10:18Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg Rexhep Ipekun i arrestuar pak ditë më parë si pjesë e një grupi për trafik narkotikësh. Avokatët mbrojtës të tij, janë shprehur se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
-
I dënuar për ngacmim seksual të dy fëmijëve, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit që ishte në kërkim prej 6 vitesh
24 Janar 2021, 09:50Një 55-vjeçar i cili ishte në kërkim prej 6 vitesh për ngacmim seksual ndaj të miturve është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Sokol Metajn, banues në Tiranë i cili ka qenë trajner futbolli për moshat e reja.
-
‘Shtylla bazë për zhvillimin ekonomik e social’, ministrja Kushi mesazh në ditën ndërkombëtare të Arsimit
24 Janar 2021, 09:13Sot shënohet dita ndërkombëtare e arsimit. Ministrja Evis Kushi ka zgjedhur të urojë këtë ditë të shënuar nga OKB, nëpërmjet një videoje ku shfaqen mesazhet e saj, të nxënësve e stafit shkollor gjithashtu.
-
Ndahet nga jeta profesori i njohur i Fakultetit Ekonomik, Luigj Vaso
24 Janar 2021, 09:02Ditën e djeshme është ndarë nga jeta profesori i njohur Luigji Vaso, i cili ka dhënë mësim në katedrën e Universtetit Ekonomik në lëndën e kontabilitetit.
-
Reshjet e shiut, erozioni rrezikon lagjen Varosh në Lezhë (VIDEO)
24 Janar 2021, 08:50Nisja e reshjeve të shiut ka shtuar friken për rrëshqitje dherash në lagjen "Varosh"të Lezhës, ku erozioni është shfaqur frikshëm. Prefekti shprehet se nuk duhet të ishte lejuar ndërtimi dhe as legalizimi në këtë kodër, ndërsa banorët apelojnë për ndihmë.
-
Reshje shiu e dëbore në Korçë, rrugët nacionale nuk paraqesin problem
24 Janar 2021, 08:44Gjatë orëve të mbrëmjes në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në lartësinë mbi 1300 metra ka pasur reshje dëbore. Trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm në disa rrugë. Mëngjesi i sotëm ka sjellë pakësimin e reshjeve.
-
Aksident në aksin Fushë Krujë – Laç, përplasen 3 mjete, ndërron jetë një 46-vjeçar! Në pranga dy persona
24 Janar 2021, 08:05Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçari u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç. Policia njofton se janë përplasur 3 mjete, tip “Ford”, “Audi” dhe “Toyota”. Për pasojë ndërroi jetë 46-vjeçar me iniciale A.S., drejtuesi i mjetit ‘Ford’ banues në Pukë.
-
Reshje shiu gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për sot
24 Janar 2021, 07:36Parashikimi i motit 24 janar.