Kronikë
-
24 Tetor, 14:31
-
-
-
-
-
-
Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
24 Tetor, 14:03Kaosi, dhuna dhe shkatërrimi në Tiranë janë rikthyer këtë të shtunë në Tiranë, pas tre ditësh që dukej sikur më e keqja ishte lënë pas. Për rreth 6 orë protestues të maskuar hodhën gurë e molotovë drejt policisë si dhe shkatërruan pronën publike dhe private. Deputetë të Partisë Demokratike u panë si drejtues të një grupi të të rinjve të maskuar, të cilët me dhjetëra hynin dhe dilnin nga Selia e PD
-
Protesta/ Policia: Thirrje për dhunë dhe sulme ndaj uniformave blu! Mesazhe për grumbullimin e personave të maskuar, të pajisur me bomba molotov e shkopinj! Masat që kemi marrë (VIDEO)
24 Tetor, 13:21Drejtues Albert Nushi bën me dije se janë evidentuar mesazhe që nxisin sulme ndaj punonjësve të Policisë, djegien e automjeteve të uniformave blu dhe dëmtimin e pronës publike e private. Për këto raste ka nisur procedimi penal, ndërsa strukturat e specializuara po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.
-
Protestat, Hita inspektime në terren! Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit (VIDEO)
24 Tetor, 13:11Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.
-
Protestat/ ‘Blindohet Rruga e Arbrit, kontrolle të shumta policore (VIDEO)
24 Tetor, 11:23Uniformat blu kanë bërë ndalimin e disa automjeteve bazuar në dyshime që mund të ketë persona problematikë në to që mund të bëhen pjesë e protestës në Tiranë.
-
Mbyti me tel babain e saj, dërgohet në gjyq 26-vjeçarja Ermalinda Rama, rrezikon nga 25 vite deri burg përjetë! Edhe nëna nën akuzë së fshehu vrasjen
24 Tetor, 10:04Rama akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa nëna e saj, Valbona Rama për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Pas krimit në banesë, vajza bashkë me të ëmën, tentuan ta inskenonin ngjarjen si aksident duke njoftuar policinë se ishte rrëzuar në tualet.
-
Korçë/ Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në kopsht, arrestohet edukatorja! Nëna: Djali me shenja në qafë, e rrahu dhe e futi në qilar (VIDEO)
24 Tetor, 08:45Denoncimi i nënës dhe këqyrja e kamerave të sigurisë ka çuar pas hekurave, edukatoren e kopshtit publik në Korçë, Xhensila Zaimasi. Ajo dyshohet se ka rrahur fëmijën 4-vjec, ndërsa nëna e te miturit jep detaje të ngjarjes.
-
Dosja ‘AKSHI’/ Kërkoi lirinë, Apeli francez rrëzon sërish Ermal Beqirin! Biznesmeni: Nëse kam korruptuar dikë, ai është shteti! Çështja politike! Prokuroria: Të ekstradohet
23 Tetor, 21:45Biznesmeni, nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, do të presë derisa drejtësia franceze të vendosë nëse do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Në sallën e gjyqit, Ermal Beqiri shpjegoi se sa e vështirë ishte për të të kishte besim te drejtësia e vendit të tij.
-
-
Protestat e dhunshme/ Një grup organizatash e qytetarësh kallëzojnë Hitën në SPAK: Nxorri në terren efektivë të paidentifikueshëm, përdorim i paligjshëm force
23 Tetor, 20:38Pretendimet e tyre janë se policia ka përdorur forcë në mënyrë të paligjshme, ka dështuar në detyrën për të ruajtur rendin dhe ka bërë demonstrime force. Në kallëzim, kërkojnë hetime edhe për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.
-
Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, ‘të gjithë’ detyrim paraqitje! Pjesa dërrmuese e arrestimeve të ligjshme, por u liruan nga prokuroria
23 Tetor, 18:28Kujtojmë se nga datat 13 deri më 20 tetor në Tiranë u sulmuan disa dhjetëra institucione, duke filluar nga ato kryesoret si Kryeministria, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, ministri, gjykata, Banka e Shqipërisë, komisariate policie e të tjera. Janë plagosur mbi 191 policë, ndërkohë që nga aktet vandale ndaj pronës private deri më tani llogaritet një dëm 2.15 milionë euro, por vijon verifikimi dhe deklarimi.
-
Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg
23 Tetor, 17:03Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë në seancë plenare kërkesën e Aleksandër Lahos për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin e tij me 2 vjet burg. ‘Rrumi’ shprehej se vendimi i Kolegjit Penal ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kërkonte rigjykim të çështjes.
-
Tiranë/ Kërcënoi me thikë dhe i vodhi portofolin 17-vjeçarit, arrestohet 25-vjeçari! Babai dhe motra kundërshtuan policinë gjatë kontrollit të banesës, hetohen në gjendje të lirë
23 Tetor, 16:10Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, babai dhe motra e tij kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim pengimin e kontrollit.
-
Aeroporti i Vlorës/ Beteja në Kushtetuese, ‘2A Group’ dhe ‘VIA’ kërkojnë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e kontrollit te ‘Mabco’ e Pacollit
23 Tetor, 15:50Sipas pretendimeve të palëve, vendimi i 26 majit për rrëzimin e sigurimit të padisë së “2A Group” të Valon Ademit, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Ata kërkojnë dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë, pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.
-
'Kushdo ka të drejtë të protestojë, por jo të dhunojë', zv/ministrja e brendshme për protestat: Të miturit të mos bien pre e personave me precedentë penalë!
23 Tetor, 15:37Ajo bëri të ditur se 7 efektivë janë pezulluar, 4 të tjerë po hetohen nga AMP-ja dhe janë regjistruar 55 ankesa nga qytetarët.