Kronikë
-
Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të saj. Analisti Ilir Yzeiri i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha dhuna dhe aktet vandale që kemi parë gjatë këtyre ditëve ushqehet nga rrjetet sociale. Sipas tij në këtë protestë studentët janë përdorur, pavarësisht se secili ka të drejtë të protestojë.
23 Tetor, 15:33 -
-
Kundërshton ratifikimin e marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA, Kushtetuesja kalon në seancë gjyqësore kërkesën e PD
23 Tetor, 15:03Partia Demokratike ka deklaruar se nuk është kundër marrëveshjes me aleatin strategjik të Shqipërisë, por kundër mënyrës se si ajo u miratua në Kuvend.
-
Sherr me thikë mes gjimnazistëve në Has, 16-vjeçari plagos 3 shokët e klasës! Dy prej tyre dërgohen në spitalin e Prizrenit (VIDEO)
23 Tetor, 14:38Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe një tjetër 16-vjeçar, i cili dyshohet se e ka përkrahur gjatë konfliktit.
-
Ankimuan formulën e re të miratuar në Kuvend, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave
23 Tetor, 14:26Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkuan në Kushtetuese pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi.
-
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, mbahet në Gjykatën e Tiranës procesi ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit! Të pranishëm edhe familjarët e viktimës
23 Tetor, 13:37Ngjarja e rëndë ndodhi pas një procesi gjyqësor për një konflikt pronësie mes familjeve Shkambi dhe Kurtaj. Prokuroria dyshon se Elvis Shkambi qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën, si dhe ndaj dy personave të tjerë, babë e bir, të cilët mbetën të plagosur.
-
Korçë, një grup studentësh solidarizohen me Tiranën: Duam një të ardhme më të sigurt (VIDEO)
23 Tetor, 13:34Një grup studentësh janë mbledhur para universitetit të Korcës, ku përmes pankartave dhe thirrjeve po përcjellin mesazhet e tyre në mbështetje të protestës studentore në Tiranë.
-
Dosja Balluku/ Ish-kreut të ARRSH i komunikohet akuza për ‘shkelje të barazisë në tendera’ te tuneli i Llogarasë (VIDEO)
23 Tetor, 13:25Gjatë prokurimit për Tunelin e Llogarasë, Gentian Gjyli ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
-
-
Vlorë/ Kishte humbur prej mesditës në zonën e Iliazit, gjendet turisti danez 72-vjeçar (VIDEO)
23 Tetor, 13:21Pas lokalizimit, 72-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë. Operacioni përfundoi me sukses, ndërsa nuk raportohet për probleme shëndetësore të turistit.
-
Zjarr në ambientet e një pallati në Tiranë, rrënohen dhe zyrat e ‘Dritare Tv’! Xhunga: Po digjeshim, flakët u përhapën nga tubat e aspirimit të një restoranti (VIDEO)
23 Tetor, 13:09Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve të 'Dritare Tv'. Xhunga ka treguar se edhe sot, uji ka vijuar të depërtojë në hapësirat e dëmtuara. Gazetarja bën të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici.
-
Me taksi drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda! Sekuestrohen 126 doza droge (VIDEO)
23 Tetor, 12:50Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, pasi në automjetin taksi me të cilin udhëtonte u gjetën 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
-
Fier/ 29 vjeçarja dhunoi edukatoren e kopështit se dyshonte se i kishte rrahur djalin 4-vjeçar, flet avokati: Akuzat nisën nga sanitarja, por ajo ndryshoi dëshminë! (VIDEO)
23 Tetor, 12:28Avokati Ervis Hajdarmataj pretendon se kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e personelit nuk tregojnë dhunë ndaj fëmijës. Edukatorja vijon të jetë e pezulluar nga puna, ndërsa hetimet vazhdojnë.
-
-
-
‘Jam dorëhequr’, ish-bashkëpunëtor i Ballukut, drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK: Më thirrën për histori të vjetra (VIDEO)
23 Tetor, 12:16Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho është pyetur edhe herë të tjera në SPAK, për dosje që janë nën hetim. Verdho ka qenë bashkëpunëtor me Belinda Ballukun, gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
-
-
Rama publikoi fotot e personave me precedentë penal në protestë, i përgjigjet protestuesi: Jam student i mjekësisë me mesatare 10! Këto janë legjenda me mbret (VIDEO)
23 Tetor, 11:42Teksa Kryeministri Edi Rama publikoi me foto personat me precedentë penal në protestë në një komunikim live, njëri prej tyre, Jon Sinoimeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën që publikoi Rama tha se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10 dhe nuk precedent penalë.
-
Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
23 Tetor, 10:50Paradite një grup protestuesish marshuan nga Fakulteti i Mjekësisë dhe një tjetër nga Politekniku drejt kryeministrisë, aty ku qëndruan për disa orë me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Më pas nisën të largoheshin, ndërsa në shesh qëndruan deri në mbrëmje vetëm disa të rinj.
-
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës liron 16 protestuesit e arrestuar, mes tyre një i mitur! I lë në 'detyrim paraqitje'
23 Tetor, 10:18Pavarësisht se arrestimet e protestuesve gjatë këtyre ditëve janë cilësuar në shumicën e rasteve të ligjshme, Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tyre masa të lehta sigurie, kryesisht 'detyrim paraqitje'.