Kronikë
-
Në fshatin Bajzë, u gjet një numër i konsiderueshëm filizash kanabisi që çuan në arrestimin e tre personave nga një familje, të moshave 23, 26 dhe 29 vjeç. Në fshatin Gruemirë Çezme, për të njëjtin aktivitet u shpall në kërkim një 52-vjeçar, ndërsa një 41-vjeçare dhe një 75-vjeçare janë proceduar.
1 Prill, 11:59 -
U kap me pistoletë në një lokal në Fushë-Krujë, arrestohet 36-vjeçari, nën hetim pronari (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 11:3536-vjeçari është arrestuar nga policia pasi është kapur në një lokal në zonën e Fushë-Krujës me pistoletë të fshehur në një çantë. Nën hetim është vënë pronari i lokalit.
-
Tentuan të rrëmbenin 17-vjeçarin dhe e plagosën me thikë, 2 persona në pranga në Pogradec (EMRAT + VIDEO)
1 Prill, 11:23Policia gjithashtu ka publikuar dhe videon ku është tentuar marrja me forcë i 17-vjeçarit për ta hipur në automjetin e tyre, të cilin e kanë dëmtuar dhe me thikë në dorë si dhe kanë ushtruar dhunë fizike.
-
SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, çështja do të shqyrtohet më 21 prill
1 Prill, 10:40SPAK ka kërkuar pushimin e procedimit penal për gjyqtaren Gjoka me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale dhe se nuk provohet që magjistratja të ketë kryer vepër penale.
-
-
U dënua nga Apeli i GJKKO-së, Jorgo Goro rikthehet në burg! Policia e Vlorës ekzekuton vendimin
1 Prill, 09:55Pas konfirmimit të dënimit me 2 vite burg SPAK ka bërë përllogaritjen e kohës së vuajtur në paraburgim dhe ka dalë në përfundimin se Goros i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.
-
Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër! Përdorte motobarka për trafikimin e drogës
1 Prill, 09:43Policia gjithashtu sekuestroi një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka të dyshuara se përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
-
Shtyhet gjyqi ‘Veliaj’/ Dado sheh ‘strategji’ zvarritjeje, avokati: Emocional, SPAK s'do proces të rregullt! Pezullohen sërish afatet e paraburgimit
1 Prill, 09:32As seanca e tretë e gjyqit për çështjen “Veliaj” nuk u zhvillua. Këtë radhë, shkak u bë mungesa e avokatit kryesisht të një prej të pandehurve, Fatjon Baci. Kryebashkiaku i Tiranës u përfaqësua nga Plarent Ndreca dhe njoftoi gjykatën se do të paraqitet në seanca vetëm pasi të përfundoi së lexuari dosjen ndaj tij, të cilën e mori në qeli, 1 vit pas arrestimit.
-
Atentati në Rinas/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-drejtorin e AMP dhe shefin e Shërbimeve, punësuan ‘agjentin’ e Shullazit me urgjencë për llogari të krimit
1 Prill, 09:12Agjentit të ri Muçi Shaljani iu caktua detyra e vëzhgimit në AMP. Shaljani rezulton i punësuar për të paktën 2 muaj dhe nuk u paraqit asnjë ditë në punë dhe pavarësisht kësaj, paga e tij nuk u ndërpre.
-
Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i gjenden në banesë 5 armë zjarri, municione e sasi kokaine (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 08:4459-vjeçarit iu gjetën në banesë 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine.
-
Arrestohet 14-vjeçari në Vlorë, i iku policisë dhe përplasi 2 efektivë me makinën e nënës
1 Prill, 07:54Një 14-vjeçar, që drejtonte makinën e nënës së tij pa patentë, për pak sa nuk shkaktoi tragjedi mbrëmjen e së martës në Vlorë. Ai nuk iu bind patrullës së policisë dhe goditi qëllimisht makinën e efektivëve, duke plagosur dy prej tyre.
-
Shkrumbohet nga flakët automjeti në autostradën Vlorë-Fier, policia nis hetimet
1 Prill, 07:46Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person brenda automjetit. Mjeti është djegur plotësisht nga flakët.
-
Aksident me 5 të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’
31 Mars, 22:30Aksidenti me 5 të plagosur ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”, ndërkohë që të dëmtuarit ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
-
I zhdukur prej rreth 4 vitesh, Topalli: Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, deklarata e fortë e të atit në GJKKO! Softa: S’është çudi të jetë gjallë, ka ndodhur me personazhe të tjera
31 Mars, 21:06Zhdukja e Ervis Martinajt po vijon të mbajë të 'mbërthyer' opinionin publik në vend. Eksperti Softa tha se Prokuroria dhe Policia duhet të mbajnë në vëzhgim telefonatat e familjarëve të tij, për të arritur te zbardhja e ngjarjes. Ndërsa Topalli deklaroi se babai i Martinajt deklaroi në GJKKO se 'dinte diçka' për ngjarjen.
-
Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin, Redjan Rraja mbetet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Andi Malokut dhe atentatin ndaj Arjan Ndojës
31 Mars, 18:46Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Redjan Rrajës duke lënë kështu në fuqi dënimin e përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të Arjan Ndojës, dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumbu Muharremit.
-
EKSKLUZIVE/ U dënua nga GJKKO e Apelit, SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Ish kryebashkiaku e ankimon
31 Mars, 15:08Ish-kryebashkiaku i Himarës mund të vuajë edhe 6 muaj e 10 ditë burg pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për çështjen e tjetërsimit të pronës në Livadhë. Mbrojtja kundërshton, duke kërkuar revokimin e urdhrit me argumentin se dënimi është shlyer përmes paraburgimit.
-
Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, automjeti përplas një grua
31 Mars, 13:25E lënduara është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
-
Zjarr në Maliq të Korçës, flakët përpijnë shtëpinë e pabanuar
31 Mars, 13:19Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur fikjen e tyre, duke shmangur përhapjen e mëtejshme.
-
GJKKO rrëzoi garancinë pasurore prej 50 mijë eurosh, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë! Kërkon lirinë
31 Mars, 13:06Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.